Servilizmi dhe poltronizmi do ta vrasė Kosovėn
Jeni i njohur nė opinion si njė politikan qė ka pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet. A ju bėn kjo politikan modern apo politikan lojal?
L. Haziri: Nė natyrė lojalizmi nė parti e institucion ėshtė vlerė e mirė. Te ne lojalizimi kuptohet se servilizėm dhe unė nuk jam politikan i tillė. Sė paku kolegėt e mi njohin karakterin time dhe angazhimin tim politik brenda nė zyre, aty ku punohet dhe aty ku vendoset. Servilizmi dhe poltronizmi do ta vras Kosovėn mė sė keqi nė kuptimin shpirtėror. Fakt ėshtė qė politika e Ballkanit i ka kėto probleme, dhe ka problemin e rebelizmit. Unė nuk i takoj as kategorisė sė servilėve, poltronave dhe as kategorisė sė rebelėve qė e kallin jorganin pėr njė plesht, por jam dhe vazhdoj me qenė politikisht i arsyeshėm, brenda shtėpisė tė luftoj dhe tė mos bėhem fėmijė lazdran i cili tregon problemet e shtėpisė jashtė. Natyrisht se ēdo shtėpi ka problemet e veta dhe ato zgjidhen vetėm me dialog. Ne dialogojmė, vazhdojmė tė punojmė dhe ndėrtojmė nė paqe dhe rregulla politike. Ndonjėherė mua mė duket se po humbim kohė dhe po dėmtohemi personalisht, por nėse kontributin tonė personal e vendosim nė funksion tė politikės moderne, e politika moderne ėshtė me qenė shumė transparent, me mbajt premtimin dhe me qenė punėtorė i madh.
Jeni ndėr politikanėt qė i takoni tė ashtuquajturit “grup i Gorenjės”. Ēka ka tė vėrtetė nė kėtė pėrfolje, pse shkoni shpesh nė atė lokal?
L.Haziri: Nė fakt nuk mbaj mend se kur kam qenė herėn e fundit nė atė lokal. Ai ka qenė takim rutine i njerėzve tė LDK dhe tė qeverisė qė nė atė kohė kanė qenė nė funksion dhe nuk ka asgjė, kjo terminologji dhe kjo tendencė nė politikė ėshtė e sjellė nga servilėt dhe poltronėt. Njerėzit pa fuqi politike, pa vizion politik, pa ndikim politik, tė vetmen rrugė qė e kanė me hy dhe me jetuar nė politikė e kanė servilizmin, poltronizmin dhe insinuatėn me sjellė grupime, klanizime, ndarje, pėrēarje, duke shpifur dhe duke krijuar ambient tė tillė nė mėnyrė qė vet tė manovrojnė si tė duan. Kjo ėshtė njėra prej asaj. Kėtė nuk e ka sjellė LDK-ja. Kanė mundur ta ndihmojnė disa njerėz tė LDK-sė por kjo ka dalė jashtė kaluareve tė LDK-sė, sepse sot nėse e sheh njė funksionar tė PDK nė ndonjė restorant nuk mund ta kualifikosh si grup i kėtij restoranti pėr fraksione apo diēka tjetėr.
A shkoni vonė nė shtėpi. A keni probleme me bashkėshorten tuaj kur mungoni deri vonė nė shtėpi?
L.Haziri: Unė zakonisht shkoj vonė nė shtėpi, zgjohem herėt dhe shkoj vonė. Kjo ėshtė pjesė e rutinės sime. E kam orarin jashtėzakonisht shumė tė punės, por edhe kur shkoj mė herėt se zakonisht nė shtėpi merrem me ndonjė film qė janė adhurues i tyre, ose lexoj diēka. Flejė shumė pak dhe tė nesėrmen ndihem mė i lodhur. Por jam energjik nė kuptimin e realizimit tė agjendave politike. Zakonisht jam i tillė nuk kam problemi. Pėrkundrazi Miken e kam edhe si bashkėshorte, si partnere nė shtėpi, qė i kemi tri vajza me tė cilat merret ajo, si me edukimin, shkollimin, pėrgatitjet, veshjet. Ėshtė njė lehtėsim i madh pėr mu. Probleme nuk mund tė themi se kemi. Unė jam i vonshėm dhe koha qė mė herėt kam shkuar nė shtėpi ka qenė ora 8 e mėngjesit.
A jeni dashuruar nė zėrin apo nė bukurinė e bashkėshortes tuaj?
L.Haziri: Nė fillim na ka bashkuar kėnga, ky ėshtė fakt. Mund tė them lirisht, jo ekskluzivisht zėri, sepse nė atė kohė kam qenė i ri dhe ēdo i ri ka qenė i lidhur ose me Pop-Rock ose me Rock dhe unė si djal i ri nė Gjilan kam qenė i lidhur me Rock. Miken e kam takuar nė aktivitete tė Forumit tė Rinis ku unė kam qenė kryetar dhe mė ka impresionuar edhe me kėngė, mė ka bėrė ta dėgjoj kėngėn mė shume dhe pastaj jemi bashkuar. Mund tė them se i ka tė dyja. Hendikep i saj jam unė sepse e kam penguar nė karrierė pėr shkak tė angazhimit tim politik. Gjatė burgosjes time politike nė ’98-99 ajo ka qenė shumė e pėrkushtuar pėr mua dhe pėr vajzėn e vetme nė atė kohė, Kėngėn dhe vazhdoj me besuar se unė kam qenė hendikep qė e kam ndėrpre nė kulm tė karrierės. Ka qenė njėra ndėr kėngėtaret me tė kėrkuara dhe mė tė paguara nė territoret shqiptare nė atė kohė. Fatkeqėsisht burgosja ime e ka dėmtuar shumė karrierėn e saj, por po jeton me punė. Ajo ėshtė kėngėtare profesionale nė ansamblin e Kosovės po punon nė grumbullimin e materialit tė punės dhe njė ditė do t’i publikoj tė gjitha.
Keni deklaruar se e keni amanet nga presidenti qė ta keni njė djalė. A keni nė plan qė sė shpejti nė shtėpinė tuaj tė dėgjohet zėri i njė bebe?
L.Haziri: Nė fakt pas lindjes sė vajzės sė tretė presidenti Rugova ka qenė nė vizitė nė Gjilan dhe ka qenė i njoftuar se unė po pres fėmijėn e radhės. Nė pyetjen se ėshtė djalė apo vajzė, unė i kam thėnė se ėshtė vajza e tretė. Mimasi ka ardhur pas Lotinės, dhe ai mė ka thėnė qė duhesh me vazhduar me kėrkuar njė djalė se nuk ka qare pa ardhur djali, se ju njerėzit e Karadakut jeni tė tillė, sepse prejardhja e familjes sime ėshtė nga Karadaku i Gjilanit, jo i Shkupit. Vajza ime e vogėl i ka 8 vjet. Ėshtė njė kapitull familjar mund tė them i finalizuar me tri vajza. Nė punė tė Zotit nuk pėrzihem. Plane nuk kemi, por puna e Zotit ėshtė.
Vajza e vogėl, Mimasi ėshtė “shefe” nė shtėpinė tonė
Kemi dėgjuar se vjehrra juaj ėshtė “Zot shtėpie” nė shtėpinė tėnde, a ėshtė e vėrtetė kjo?
L.Haziri: Jo. Vjehrra ime jeton nė Perlepnicė nė Gjilan. Realisht unė shumė pak kam jetuar edhe me nėnėn time dhe mos tė flas me tė tjerėt. Jetojmė vetėm me fėmijėt tanė dhe gjithmonė kemi jetuar kėshtu. Prindėrit e mi jetojnė nė Zvicėr, ndėrsa tė Mikes nė Perlepnicė, por fatkeqėsisht nuk kemi kulturė tė bashkėsisė. Ndikues nė familjen time ėshtė vajza ime e vogėl dhe zhurmuesi mė i madh nė kėrkesa, sepse tjerat janė mė tė kujdesshme dhe kėrkesat i kanė mė tė vogla. Ndėrsa Mimasi ėshtė njė lloj shefi im nė familje.
Ēka bėni kur nuk keni punė, nuk jeni nė Kuvend, nuk keni mbledhje partiake, nuk jeni mė ministėr?
L.Haziri: Qind pėr qind pushoj, ose lexoj librat e preferuar, shoh filma. Por kjo nuk mė kujtohet herėn e fundit se kur ka ndodhur.
A do tė mbeteni gjatė nė politikė? Ēka synoni mė shumė nė LDK dhe nė politikė?
L.Haziri: Herėn e parė kur kam hy pėr zgjedhje pėr kryetar tė komunės nė Gjilan kam vendos tė merrem me politikė. Jeta ime ėshtė e lidhur me politikė. Natyrisht se mund tė punoj edhe me punė tjera. Mund tė punoj ēfarėdo pune sepse karriera ime politike mė ofron shumė mundėsi tė punoj pėr organizata ndėrkombėtare, pėr organizata kredibile nė Evropė dhe botė qoftė pėr shkak tė eksperiencės politike, apo eksperiencės nė dialogim ose konflikte, zgjidhjen e konflikteve dhe oferta tė tilla kam pasur shumė. Por, edhe mė tutje vazhdoj tė kontribuoj pėr vendin time duke besuar se kėtu e kam vendin. Porse, ndoshta njė ditė kur mund tė jem jashtė subjekteve politike shqiptare dhe ndikimit tim nė Kosovė mund ta provoj angazhimin diku tjetėr sepse ofertat mbesin tė hapura gjithmonė.
Realisht objektivin timin nė politikė e kam realizuar. Kam qenė kryetar partie. Pastaj nė qeverisje si ministėr dhe zv.kryeministėr, kam pas nderin tė jem pjesė e procesit tė definimit tė statusit, tė marrė pjesė aktive nė negociatat pėr statusin, pjesė aktive nė pėrcaktimin e fatit pėr gjithė ne dhe kemi dalė faqebardhė sepse kemi kapitalizuar aspiratėn e populli. Si deputet ėshtė nder i veēantė sepse pėr herė tė parė kam hy deputet nė parlament dhe pėr herė tė parė ndodh nė historinė e njerėzimit me qenė nėnshkrues i pavarėsisė, qė ėshtė detyrė mė e shenjtė dhe mė e vlefshme. Ajo ēka e shoh tash nė interes tė Kosovės ėshtė me hap vende tė punės, shkolla tė mira, me bėrė Kosovėn vend tė dashur.
A shkoni pėr vikend jashtė Prishtinės?
L.Haziri: Kur nuk jam nė Prishtinė, shkoj nė Gjilan ku i kam shokėt e gjeneratės, tė vendlindjes, mėhallės, shokėt e rrugės, qytetit tė Gjilanit dhe po ashtu tė aktivitetit politike me tė cilėt 20 vjet janė rritė. Dal shumė pak, vizitat te familja nė Cyrih. Kam dy prindėrit atje, motrėn, vllahun, dajtė, axhėn. Vikendet i ndaj mes Gjilanit dhe Cyrihut, por pjesėn mė tė madhe nė Prishtinė.
Kush janė miqtė e tu nė politikė dhe jashtė politikės?
L.Haziri: Kam shumė. Miqtė e mi mė tė mirė jashtė politikės mbeten shokėt e shkollės fillore, tė mesmes dhe tė studimeve, janė gjeneratė e mirė dhe kanė arritur shumė. Nė politikė janė kolegėt e mi tė partisė, rrethi i parė i shkove janė kėta qė janė nė LDK, por kam raporte tė mira me ish-kolegėt ministra qė kam punuar nė situata jashtėzakonisht tė rėndė, por edhe me ish-kryetarėt e komunave. Shihemi, bisedojmė, qajmė halle, qajmė kohėn qė kemi kaluar.