Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-11-09, 17:08   #643
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Demarkacioni i (pa) kontestueshėm Kosovė - Mali i Zi





Hartė e publikuar nga Lėvizja Vetėvendosje


Ende pa nisur bisedimet pėr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lėvizja Vetėvendosje thotė se Kosovės do t’i merren tė paktėn 6,600 hektarė tokė. Autoritetet nuk komentojnė shifrat.

Gjashtėmijegjashtėqind deri nė shtatėmijenjėqind hektarė tė territorit tė Kosovės, sipas Lėvizjes Vetėvendosje, mund t’i kalojnė Malit tė Zi. Sipas “Vetėvendosjes”, ky do tė ishte njė ndryshim i kufijve tė pėrcaktuar nė Kushtetutėn e vitit 1974.

Aktivisti Liburn Aliu tregon vendet nė tė cilat, sipas tij, ėshtė dėmtuar Kosova.

“Nė vitet e 90-ta, kufiri ėshtė lėvizur deri nė pjesėn qė pėrfshin pjesėn mbi Liqenat dhe malin e Liqenatit komplet nė territorin e Kosovės dhe si kufi ka qenė lumi Bjelluha. Tash, me Marrėveshjen e Kumanovės, Kosova i humb 3,700 hektarė tė tjerė. Pra, pėr 2,900 bėhej fjalė pas viteve tė 90-ta dhe pastaj 3,700 hektarė tė tjerė”, thotė Aliu.

Por, pėr Qeverinė e Kosovės, shėnimi i vijės kufitare me Malin e Zi ėshtė i lehtė. Zėdhėnėsi Memli Krasniqi nuk parasheh probleme siē kishte nė rastin me Maqedoninė.

“Ne nuk kemi asnjė ēėshtje kontestuese me Malin e Zi sa i pėrket demarkacionit. Ky ėshtė njė proces teknik, i cili do tė pėrcaktohet pas caktimit tė njė afati kohor me pajtimin e tė dyja palėve”, thotė Krasniqi.

Nė Planin e Ahtisarit, ēėshtja e kufirit me vendet fqinje, pėrveē me Maqedoninė, parashihet tė zgjidhet duke marrė parasysh “vijėn kufitare tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės brenda Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, ashtu siē kanė qenė kėto vija kufitare mė 31 dhjetor, 1988”.

Drejtori i Policisė Kufitare, Behar Selimi, i cili ka qenė anėtar i Komisionit pėr demarkacion me Maqedoninė, thotė se ėshtė herėt tė flitet pėr shifra. Pa u shėnuar kufiri, sipas tij, nuk mund tė pėrcaktohet qartė se cili territor kujt i takon. Por, ai pranon se ka shqetėsime tė banorėve.

Sidoqoftė, deri mė tash, sipas Selimit, me Malin e Zi vazhdon tė respektohet vija administrative, e pėrcaktuar me Kushtetutėn e vitit 1974.

“Me Malin e Zi akoma nuk ėshtė shėnuar fizikisht vija e kufirit. Me Malin e Zi vazhdon tė respektohet vija e dikurshme administrative”, pohon Selimi.

Por, frika e mosrespektimit tė Kushtetutės sė 1974-ės ka alarmuar banorėt e brezit kufitar dhe Lėvizjen Vetėvendosje. Drejtuesi i kėsaj lėvizjeje, Albin Kurti, ėshtė i bindur se Marrėveshja e Kumanovės, qė, sipas tij, dėmton pėr mijėra hektarė Kosovėn, do tė dominojė mbi Planin e Ahtisarit.

“Ajo qė na bėn neve tė besojmė se harta e Marrėveshjes sė Kumanovės po e dominon hartėn e Kushtetutės sė vitit 1974, ėshtė situata nė terren. Pra, policia serbe nė Karaēevė, policia malazeze nė Bjeshkėt e Rugovės po zbret nė terren tė Kosovės, nė kundėrshtim me Kushtetutėn e 1974-ės”, thekson Kurti.

Nė anėn tjetėr, autoritetet malazeze kanė konfirmuar se nuk kanė pretendime territoriale ndaj Kosovės.

“Mali i Zi udhėheq njė politikė tė menēur diplomatike. Mali i Zi nuk ka pretendime as tash, e as qė ka pasur nė tė kaluarėn dhe ėshtė e qartė se kėto ēėshtje dhe mosmarrėveshje eventuale do t’i zgjidhin ministritė tona tė Punėve tė Jashtme”, ka thėnė ditė mė parė nė Prishtinė, drejtori i Policisė sė Malit tė Zi, Veselin Veloviq.

Megjithatė, insistimi i Veloviqit se shenja lajmėruese “Mirė se vini nė Mal tė Zi”, e vėnė para pak kohėsh nga autoritetet malazeze, gjendet nė territorin malazez, e komplikon situatėn.

“Tabela gjendet nė territorin e Malit tė Zi. Kėto janė hapėsira kadastarale administrative tė territorit tė Malit tė Zi”, pati thėnė Veloviq.

Banorėt e brezit kufitar kanė protestuar, duke thėnė se kjo tabelė gjendet 5 kilometra brenda territorit tė Kosovės. Ndėrkaq, kjo deklaratė e ka habitur edhe drejtorin e Policisė Kufitare, Behar Selimi. Ai thotė se tabela mbase mund tė jetė edhe nė territorin e Kosovės.

“Sidoqoftė, kolegu nga Mali i Zi e kishte mendimin bazuar nė disa tė dhėna kadastrale, se shenja ėshtė nė territorin e Republikės sė Malit tė Zi. Ndėrkaq, tė dhėnat tona qė i kemi kadastrale, flasin se kjo mund tė jetė ndryshe, domethėnė mund tė jetė edhe nė territorin e Republikės sė Kosovės”, thotė Selimi.

Megjithėse Qeveria e Kosovės nuk parasheh konteste kufitare me Malin e Zi, Behar Selimi nuk mendon se demarkacioni do tė jetė i lehtė.

“Ndonėse do tė kishim dėshirė tė jetė i lehtė, demarkacioni i vijės kufitare me Malin e Zi nuk do tė jetė as i lehtė e as i shpejtė. Megjithatė, shqetėsimet se kjo punė nuk ėshtė kryer, nuk qėndrojnė, sepse ajo ende nuk ka filluar”, thekson Selimi.

Ditė mė parė, Kosova ratifikoi marrėveshjen pėr demarkacion me Maqedoninė, pas muaj tė tėrė negociatash. Edhe me kėtė marrėveshje, jo tė gjithė kanė mbetur tė kėnaqur, meqė banorėt e fshatit kufitar Debėllde vazhdojnė tė insistojnė se janė dėmtuar, meqė pronat e tyre kanė kaluar nė territorin maqedonas.
Radio Evropa e Lirė

Gruevski: Ligj pėr ish ushtarėt e UĒK-sė, ėshtė spekulim!

Kryeministri Nikolla Gruevskli i ka quajtur spekulime deklaratat se po pėrgatitet njė ligj i posaēėm pėr ish ushtarėt e UĒK dhe invalidėt e luftės dhe se pėr ta do tė ketė pėrfitime. Ndėrsa, zėvendėsministri i Punės dhe Politikės Sociale ka mohuar formimin e grupeve tė punės pėr pėrgatitjen e njė ligji tė posaēėm pėr kėtė kategori. Kėto komente u bėn nė seancėn parlamentare ku u shtruan pyetjet e deputetėve pėr anėtarėt e kabinetit Gruevski.
“Sa i pėrket akuzave dhe spekulimeve se do tė japim tė drejta speciale, ligje tė reja etj. etj. pėr pjesėtarėt e tė ashtuquajturės UĒK edhe njėherė do tė pėrsėris atė qė tha edhe zėvendėsministri i Punės dhe Politikės Sociale, se ato janė tė pavėrteta dhe spekulime”, theksoi Gruevski.
ALSAT M

Aksione policore nė Kumanovė, bastisje dhe arrestime

Nė njė aksion tė policisė, nė qytetin e Kumanovės, nė disa familje, nėn dyshimin pėr kryerjen e veprave tė rėnda penale, janė arrestuar disa persona. Jo zyrtarisht mėsohet se nė kėtė aksion janė arrestuar rreth 10 persona nė disa vende tė ndryshme.

Femi Latifi nga Kumanova, vėllai i njėrit prej tė arrestuarve, rrėfen pėr ALSAT se policia ka hyrė nė shtėpi me forcė.

“Aty ka ora 4:30 jam zgjuar prej gjumit, kur dikush, jo me trokit, por ka filluar ti thyejė dyert. Kur kam dalė ashtu i shqetėsuar, kur i pashė njėsitė speciale, menjėherė me automatikė mu kanė drejtuar - duart lart edhe mi kanė lidhur duart, mė kanė lėnė nė oborr shtrirė. Mė pas kanė hipur lartė edhe pse fėmijėt kanė qenė nė gjumė dhe kanė bėrė kontroll. Ajo qė ėshtė pėr shqetėsim ėshtė se nuk e di pse kanė hyrė, nuk kanė paraqitur kurrfarė arsyetimi, fėmijėt mi kanė traumatizuar. Ajo qė ėshtė mė kryesorja se nuk kanė gjetur as armė e as asgjė”, theksoi Femi Latifi – familjar i tė arrestuarve.

Pėr shkak tė aksionit tė zgjeruar, nga MPB-ja thonė se detaje do tė japin nesėr. Ndėrsa pėr ALSAT vėrtetojnė se kanė arritur tė arrestojnė disa persona. “Nė disa vende nė Kumanovė dhe rrethinė nėn dyshimin pėr kryerjen e veprave tė rėnda penale, janė arrestuar disa persona. Gjatė aksioneve policia ka arritur tė sekuestrojė mjete tė cilat do tė dėrgohen pėr ekspertizė dhe tė cilat mund tė pėrdoren pėr tė dėshmuar veprėn e kryer, thuhet nga MPB-ja.
ALSAT M
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė