Hidrocentrali, Maqedonia pėrjashton Kosovėn
Maqedonia ka pėrjashtuar Kosovėn nga projekti pėr ndėrtimin e hidrocentralit nė Lukovo Pole, duke vendosur qė kėtė projekt ta realizojė e vetme.
Lajmin e bėjnė tė ditur mediat maqedonase, sipas tė cilave vendimi u mor pasi me shėnimin e vijės kufitare, zona ku do tė ndėrtohet hidrocentrali i ka kaluar plotėsisht Maqedonisė.
Drejtori i ndėrmarrjes elektroenergjetike maqedonase, Vllatko Cingovski ka refuzuar tė pėrmendė marrėveshjet e nėnshkruara mes dy vendeve, duke theksuar se projekti do tė realizohet me investime nga ELEM dhe nėpėrmjet kredive.
Telegrafi
Kur do tė nisė ndėrtimi i autostradės?
Me gjithė premtimet e Qeverisė se autostrada Morinė-Prishtinė-Merdar do nisė kėtė vit, proceset pėr ndėrtimin e saj po vonohen. Sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, kėtė vit mund tė bėhet vetėm pėrzgjedhja e kompanisė fituese, ndėrkaq nė fillim tė vitit tė ardhshėm pritet tė nisė ndėrtimi i autostradės sė parė kosovare.
Autostrada Morinė-Prishtinė-Merdar nuk do tė fillojė tė ndėrtohet kėtė muaj, ashtu siē ishte paralajmėruar, por njė gjė e tillė mund tė ndodhė tek nė vitin tjetėr.
Kėshtu thotė Xhevdet Pozhari, zėdhėnės nė Ministrinė e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, duke shtuar se gjatė kėtij viti mund tė bėhet vetėm pėrzgjedhja e kompanisė fituese.
Nga 30 kompani, sa kanė qenė konkurrente pėr kėtė projekt, nė listėn e ngushtė janė pėrzgjedhur shtatė prej tyre.
Presim qė pėrzgjedhja tė ndodhė nė muajin dhjetor, tė shpallet edhe kompania fituese nga shtatė kompanitė qė janė nė listėn e ngushtė. Ato janė kompani shumė serioze, qė janė tė dėshmuara me punėn e tyre dhe do tė shpallet ajo qė do ti pėrmbushė tė gjitha kriteret, thotė Pozhari.
Mirėpo, se kur do tė fillojė tė ndėrtohet autostrada Morinė-Merdarė , e cila direkt lidh Kosovėn me bregdetin shqiptar, Xhevdet Pozhari shpjegon:
Nė kėtė rast, ska dyshim qė menjėherė pas 30 ditėsh, posa tė shpallet fituesi, kompania fituese do ti fillojė edhe punimet nė kėtė autostradė.
Autostrada e parė kosovare Morinė-Prishtinė-Merdar, ka njė gjatėsi prej 117 kilometrash dhe ėshtė njė komponent kyē i rrjetit ballkanik tė transportit, qė lidh Evropėn juglindore me bregdetin e Shqipėrisė.
Traseja e autostradės, sipas MTPT-sė, parashihet tė kalojė nė tetė komuna dhe me asfalt do tė mbulohen 1062 hektarė tokė.
Por, nga kjo ministri mbetet ende e paqartė se sa ėshtė kostoja pėrfundimtare e kėtij projekti.
Xhevdet Pozhari shpjegon se kostoja e kėtij projekti do tė dihet kur tė bėhet publike kompania qė do ta ndėrtojė kėtė autostradė.
Faktikisht, kostoja do tė bėhet e ditur pasi qė tė shpallet kompania. Njė kosto ekziston, mirėpo varet edhe se ēfarė ofrojnė kompanitė, tė cilat janė konkurrente.
Ju, tashmė jeni tė informuar se kompania duhet ti pėrmbushė 50 pėr qind tė kritereve financiare, qė do tė thotė ēmim mė tė favorshėm, si dhe 50 pėr qind tė kritereve teknike, sqaron Pozhari.
Deri mė tani janė dhėnė disa versione tė kostos sė kėsaj rruge, qė kapin shifrat nga 650 milionė deri nė mbi njė miliard euro.
Nė anėn tjetėr, ekspertė pėr ēėshtje ekonomike, thonė se kur janė shpallur kompanitė konkurrente pėr ndėrtim, ėshtė dashur tė dihet edhe ēmimi i kėsaj rruge.
Muhamet Sadiku, profesor nė Universitetin e Prishtinės, thotė se mospublikimi i kostos, tregon mungesėn e pėrvojės pėr organizimin dhe menaxhimin e njė projekti tė madh.
Bėrja e studimit tė fizibilitetit ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe pjesė pėrbėrėse e kėtij fizibiliteti ėshtė dashur tė jetė edhe kostoja e kėsaj autostrade. Unė, me sa di, qeveria disa herė ėshtė deklaruar se ka njė studim tė tillė. Por, unė besoj se opinioni ka nevojė tė njihet me detajet e studimit, nėse ėshtė bėrė, shprehet Sadiku.
Problem tjetėr nė kėtė segment mbetet edhe shpronėsimi i tokave private, edhe pse zyrtarė qeveritarė kanė deklaruar se procedurat e shpronėsimit tė tokave tė rreth 600 pronarėve, nėpėr tė cilat pritet tė kalojė autostrada, tashmė kanė filluar.
Radio Evropa e Lirė
Priten arrestime pėr afera korruptive
Zyrtarė tė Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit thonė se janė nė pritje tė vendimeve nga misioni i EULEX-it, pėr arrestimin e disa zyrtarėve tė lartė nė Kosovė, tė cilėt dyshohen se janė tė pėrfshirė nė afera korruptive.
Agjencia Kosovare Kundėr Korrupsionit bėn tė ditur se janė rreth 40 raste, tė cilat janė paraqitur te prokurorėt e misionit pėr forcimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė.
Mentor Borovci, nga departamenti i hetimeve nė kėtė agjenci, thotė se pas shqyrtimit tė rasteve nga prokurorėt ndėrkombėtarė, priten edhe rezultatet e para nė luftėn kundėr korrupsionit.
Deklarata e Borovcit vjen pas paralajmėrimeve tė zyrtarėve tė EULEX-it pėr arrestimin e figurave tė mėdha, tė pėrfshira nė afera korruptive, nė dy muajt e ardhshėm.
Janė rreth dyzet raste qė i kemi proceduar nė EULEX. Natyra e kėtyre rasteve, ėshtė shumė e ndjeshme, ashtu siē i quajmė ne. Rastet e zakonshme ne i dėrgojmė nė prokurori tė qarkut, varėsisht nga kompetenca e territoriale qė kanė.
Vlerėsojmė se ėshtė prokuroria e EULEX-it ajo qė mund ti trajtojė nė mėnyrėn se si duhet tė trajtohen. Ne shpresojmė qė do tė ketė lėvizje pozitive nė kėtė drejtim, thotė Borovci.
Borovci shpjegon se, krahas kėtyre rasteve tė ndjeshme, tė cilat janė marrė nė shqyrtim nga EULEX-i, nė prokuroritė e tjera tė vendit janė edhe rreth 150 raste tė tjera tė dyshuara pėr korrupsion.
Janė rreth 150 raste qė i kemi dėrguar nė prokuroritė gjegjėse, qoftė nė prokurorinė nė nivel qendror, qoftė nė prokuroritė e qarkut, varėsisht prej kompetencės territoriale. Aspektet statistikore janė ēėshtje qė ndryshojnė nga dita nė ditė, varėsisht nga dinamika e punės, sqaron Borovci.
Kėtė informatė e konfirmon pėr Radion Evropa e Lirė kryeprokurori publik i Prishtinės, Osman Kryeziu, i cili shpjegon se prokurorėt kosovarė janė duke punuar pėr verifikimin e informatave tė dhėna nga Agjencia Kosovare Kundėr Korrupsionit pėr rastet e dyshuara qė janė paraqitur nė institucionet e tyre.
Normalisht qė janė duke punuar nė atė drejtim. Tė gjitha fletėparaqitjet janė qė kanė tė bėjnė me krimet ekonomike. Janė informata paraprake dhe ėshtė duke u punuar nė atė drejtim. Prokurorėt e kanė regjistrin, nė tė cilin po punohet. Dhe, nga viti nė vit janė diku rreth 20 -30 raste, thotė Kryeziu.
Kritikat e mėhershme pėr vonesa nė gjykimin e personave tė pėrfshirė nė afera korruptive, Kryeziu i cilėson si tė pabaza duke shtuar se pėr secilin rast tė dyshuar duhet tė ketė informata tė verifikuara mirė.
Janė duke u punuar; ne akoma asnjė akuzė nuk e kemi ngritur, sepse janė nė polici dhe duhet tė merren informatat paraprake, tha Kryeziu.
Para pak ditėsh kryeprokurori i Kosovės, Himli Zhitia, ka bėrė tė ditur se edhe nė sistemin e gjyqėsisė ka dyshime pėr korrupsion dhe se pėr ketė qėllim ka hetime nė procedurė.
Siē ka thėnė ai, bėhet fjalė pėr rreth 50 raste tė pėrfshira nė afera korruptive.
Ndryshe, nė raportin e fundit tė Komisionit Evropian pėr Kosovėn ėshtė thėnė se nuk ka luftė tė mjaftueshme ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar.
Radio Evropa e Lirė