Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-09, 15:14   #13
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Islami Dhe Politika Ndėrkombėtare

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lapsi
ISLAMI DHE POLITIKA NDĖRKOMBĖTARE

Dr. Shefqet Krasniqi


A flet islami pėr politikėn dhe tė drejtėn ndėrkombėtare? Kush ishte i pari i cili ka folur e shkruar pėr politikėn ndėrkombėtare? Sa shekuj paraprijnė myslimanėt nė kėtė politikė?


Nuk ka dyshim aspak se politika ėshtė pjesė e islamit siē e argumentuam javėn e kaluar, dhe se Pejgamberi a.s., i pari i myslimanėve, ka qenė, pėrpos tė tjerash, edhe udhėheqės politik. Por, jo vetėm kaq. Ai ka bėrė edhe politikė tė jashtme me tė tjerėt, gjegjėsisht me jomyslimanėt. Ai me atė politikė tė mirėfilltė arriti ta ndryshojė jo vetėm gadishullin arabik, por edhe tėrė botėn.

Ėshtė shumė e njohur politika e tij me hebrenjtė e Medinės pas shpėrnguljes sė tij atje, e cila politikė ėshtė pjesė e "Kushtetutės (kartės) sė Medinės".

Pastaj marrveshja e tij me mekasit idhujtarė nė vitin e gjashtė hixhri dhe se ēfarė politike tė shkėlqyshme bėri pėr t`iu shmangur konfliktit me mekasit tė cilėt refuzonin ta lejonin tė futet nė Mekė pėr vizitėn e Qabes. Pastaj politika e tij me tė krishterėt tė cilėt banonin nė disa krahina tė gadishullit arabik qė ishin nėn ndikimin e Perandorisė Romake.

Ėshtė e njohur politika e tij ndaj shteteve fqinje dhe tė tjera tė asaj kohe, se si secilit perandor apo mbret tė asaj kohe iu dėrgoi letėr nėpėrmjet ambasadorėve tė ndryshėm rreth 15 vendeve tė ndryshme,ashtu qė ishte lider i parė qė dėrgoi ambasadorė nė vendet e tjera.

Ashtu siē janė tė njohura delegacionet e shumta nga i gjithė gadishulli arabik qė vinin njė nga njė nė Medinė, kryesisht gjatė vitit tė nėntė hixhri pėr tė debatuar rreth islamit dhe politikės sė tij pėr interesin e gjithė gadishullit arabik.

Kėto dhe shumė ēėshtje tė tjera janė dėshmi e qartė pėr politikėn e jashtme, apo ndėrkombėtare tė ndjekur nga Pejgamberi a.s., fakte kėto tė cilat i vėrtetojnė edhe shumė ajete dhe hadithe profetike, tė cilat qartazi flasin pėr njė politikė tė tillė nė tė gjitha rastet dhe situatat.

Tė njėjtėn politikė e kanė ndjekur edhe kalifėt e ardhur pas Pejgamberit a.s., nė pushtet. Ėshtė e njohur politika e kalifit Umer ndaj tė krishterėve tė Jerusalemit dhe Xhamisė sė Aksasė atje nė vitin 17 hixhri, 638 lunar se ēfarė tė drejta tė mėdha iu dha tė krishterėve, banorėve tė atyre vendeve.

Njė politikė tė tillė e kanė vazhduar myslimanėt edhe mė vonė gjatė gjithė periudhės sa kanė qenė sundues tė botės.

Nuk mund ta harrojm politikėn e liderėve tė Andaluzisė (Spanjės sė sotme) ndaj shteteve tė tjera evropiane tė krishtere.

Duke u mbėshtetur nė kėtė parim tė rėndėsishėm tė islamit, jo vetėm prijėsit fetarė dhe politikė qė kanė shtjelluar e trajtuar politikėn ndėrkombėtare, por se edhe ulemaja, apo dijetarėt islamė qė nga fillimi janė marrė me kėtė ēėshtje dhe e kanė shtjelluar detajisht, bile mė mirė se ēdokush tjetėr.

Muhamed Bin Hasen Esh-Shejbani (i vdekur mė 189 hixhri), nxėnėsi i Ebu Hanifes, ėshtė njeriu i parė qė ka shėnuar libėr tė veēantė pėr raportet ndėrkombėtare, i quajtur "Kitabus Sijeril Kebir" (historia e madhe), libėr ky i cili ėshtė nė pesė vėllime dhe numėrohet bazė nė kėtė sferė dhe para mė shumė se 12 shekuj.

Me kėtė libėr Shejbaniu ia kalon pėr mė shumė se shtatė shekuj holandezit Grotius (1583-1645) i cili quhet: "baba i ligjit apo politikės ndėrkombėtare" , ashtu siē ia kalon edhe juristėve tė tjerė tė krishterė qė kanė qenė bashkėkohės tė Grotius, apo para tij si: Vitoria, Suarez e Vasquez etj.

Duke pasur parasysh vlerėn e madhe tė kėtij libri nė kėtė sferė dijetarėt botėrorė e tė drejtave ndėrkombėtare kanė vendosur qė ta formojnė njė institut nė Gutenberg tė Gjermanisė me emrin "Instituti i Shejbanit pėr tė drejtat ndėrkombėtare" , institut ky i cili ka pėr qėllim studimin e personalitetit tė Shejbanit dhe mendimeve tė tij rreth politikės ndėrkombėtare dhe botimin e shpėrndarjes sė librave tė tij. E tė gjithė juristėt e tjerė qė kanė ardhur pas tij dhe kanė shėnuar nė kėtė sferė kanė pėrfituar nga mėsimet e kėtij juristi tė madh islam.

Mė vonė kanė shėnuar edhe shumė dijetarė apo juristė islamė nė lidhje me kėtė temė, bile pak nga librat e legjislaturės islame gjen qė nuk kanė cekur kapituj tė veēantė pėr politikėn dhe tė drejtėn ndėrkombėtare.

E drejtė kjo qė anashkalohet nga pothuajse e tėrė bota perėndimore, ashtu siē anashkalohet edhe shkenca e mjekėsisė, matematikės, farmacisė, astronomisė, letėrsisė, fizikės e shumė shkencave tė tjera, tė cilat kanė buruar nga myslimanėt dhe pėr tė cilat kanė mbajtur bajrakun e tyre me shekuj.

Anashkalohen nga fantazimi tyre fetar, sepse nuk donė ta pranojnė realitetin se myslimanėt ua kanė ēelur sytė botės dhe se ata vėrtet kanė merita tė mėdha pėr civilizimin e sotėm jo vetėm tė Evropės, por tė tėrė botės. Por, megjithatė, ka edhe tė atillė qė pranojnė realitetin dhe e thonė tė vėrtetėn dhe se historia nuk do t`ua harrojė asnjėherė ato tė mira tė shumta qė i kanė bėrė myslimanėt pėr botėn nė ēdo sferė tė zhvillimit e tė pėrparimit.

Zoti i pastė shpėrblyer tė gjithė ata qė kanė punuar pėr tė mirėn e njerėzimit, e neve na mundėsoftė qė tė punojmė e tė lėmė gjurmė tė mira pas vete! Amin dhe deri nė javėn e ardhshme me njė temė tjetėr. Selam alejkum ve rahmetullah!
Padyshim. Tema nė fjalė tėreheq vėrtetė diskutim ( t'gjiglohen gishtat).
Kėtu mes nesh nuk kėrkohet ti shpalosim titujt akademik (nėse dikush ato edhe i ka ?) por mbase e keni sjellur kėtu, atėher me po kėta antar qė jemi, edhe do ta diskutojm. a po ?
Njė lutje kam unė ama,
A ka mundėsi ta "ngrijm" pėr njė javė, derisa tė kalojn zgjedhjet Lokale nė Kosovė, dhe mė pas ta zhvendosim, pse edhe jo te politika ndėrkombėtare, nga edhe do "llafosnim" ?!
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė