Titulli: Krasniqi i lėnduar! Anulohet meēi kundėr Dimitrenkos
Rrezikon pensionimin
Luan Krasniqi rrezikon ta pėrfundojė karrierėn pa e zhvilluar meēin e shumėpritur ndaj rusit Alexander Dimitrenko, i cili ishte paraparė tė zhvillohej mė 28 nėntor. Boksieri kosovar, i cili lėndoi nyjėn e kėmbės sė djathtė kėtė javė, shpreson pėr njė mundėsi tjetėr nė vitin 2010, por gjithashtu e pret edhe mė tė keqen pensionimin.
Lėndimi i pėsuar nė ligamentet e nyjės sė kėmbės sė djathtė, pėrpos anulimit tė meēit tė shumėpritur me rusin Alexander Dimitrenko, qė ishte paraparė tė zhvillohej mė 28 nėntor, mund ti kushtojė Luan Krasniqit me pėrfundim tė karrierės.
Njė gjė ėshtė e sigurt: boksieri kosovar nuk do tė boksojė nė vitin 2009, por ai i druhet mė tė keqes - pėrfundimit tė detyrueshėm tė karrierės. Unė kam shpresė pėr njė mundėsi tjetėr nė vitin 2010. Por, gjithashtu e pres edhe mė tė keqen, theksoi 38 vjeēari pėr tabloidin gjerman Bild.
Edhe pse ky pritej tė ishte viti i tij i rikthimit, Krasniqi, qė ka pasaportė gjermane, nuk pati fat. Edhe Universum Box-Promotion ka rėnė nė hall tė madh, ngase duhet tė luftojė qė ta gjejė njė ēift tjetėr pėr ta zhvilluar njė meē nė Oberhausen mė 28 nėntor nė vend tė atij Krasniqi-Dimitrenko, i cili tashmė ėshtė anuluar.
Nė atė natė, ZDF do tė pėrqendrohej tek kjo luftė. Por, ne duhet ta anulojmė atė. Do tė mundohemi ti transmetojmė luftėrat tjera tė Sartison Alekseev etj, ka thėnė menaxheri i Universum, Dietmar Poszwa.
Luan Krasniqi kishte pėsuar lėndim tė hėnėn nė ligamentin e kyēit tė kėmbės sė djathtė tek po bėnte stėrvitje. Mė pas kam provuar tė stėrvitem tė martėn dhe tė mėrkurėn, por nė realitet nuk shkoi mirė. Unė duhet tė jem 100 pėr qind nė formė, para se tė futem nė ring. Pėr momentin jam totalisht nė depresion. Kjo luftė ėshtė mė shumė se e rėndėsishme pėr mua, theksoi Krasniqi i cili nė karrierėn e tij profesioniste pati 35 meēe, prej tyre 30 fitore, 4 humbje dhe 1 barazim.
Kjo do tė ishte lufta e tij vendimtare pėr karrierėn e bujshme. Njė humbje do ta detyronte atė ta pėrfundonte karrierėn, ndėrsa fitoren e konsideronte tė rėndėsishme pėr ta vazhduar luftėn pėr titull tė kampionit tė botės.
|