Titulli: Islami Dhe Politika Ndėrkombėtare
Ideja per nje politike te jashtme dhe te sigurise ka ngjallur frike nder shume politikane. Kjo gjendje ka mbizoteruar shume me heret dhe ne njefare menyre jane krijuar situata ku civilizimet jane zhvendosur nga nje vend ne tjetrin. Historikisht, marredheniet nderkombetare kane luajtur rol pozitiv. Sa njeriu ka qene i gatshem te pranoj te tjetrin eshte ceshtje tjeter, ngase gjithnje ka pasur urrejtje, inat dhe prishje te marredhenieve kur dikujt i eshte cenuar interesi personal. Duke lexuar shkrimin e Profesorit te nderuar Shefqet u ndesha me dy momente shume te rendesishme. I pari eshte Kushtetuta e Medines, pra koha e profetit Muhammed a.s qe karakterizohet me nje te arritur dhe hedhje hape per nje qartesi te gjerave, kuptohet ne marredhenie me te tjeret. Nese gjykojme nga spektri i funksionimit, atehere do te bindemi per nje largpamesi dhe zgjuaresi ne shume drejtime. Shperngulja e profetit nga Meka ne Medine eshte nje rast, kurse rasti tjeter eshte ai i themelimit te bashkesise se pare muslimane qe me vone do te behet faktore i rendesishem per rajonin dhe me gjere. Dhe, nga kjo bashkesi qe u nenshkruan marreveshje per paqe (ruajtjen e armepushimit), komunikim me letra- qe profeti ua ka derguar udheheqesve te kohes paraqet lajmin me te mire se ne bote gjerat po ndryshojne, njeriu per njeriun nuk eshte ujk, por ata mund te merren vesh dhe mund te bashkejetojne dhe bashkepunojne. Dhe ceshtja e dyte eshte funksionimi i asaj qe themeloi profeti. Perhapja e Islamit me nje shpejtesi te madhe eshte tregues se mbrenda tij ekziston dicka qe shume kohe njeriut i ka munguar. Nga shume beteja qe ka be profeti, numri i te vdekurve ka qene shume i vogel. Nuk bejme krahasime me perandoret Romak, Bizantin e Persian ngase sistemi i tyre funksiononte mbi parimin PRCA, URREJ dhe SA ME SHUME TE VRASESH. Nga ky kend veshtrim vijme deri te nje moment shume interesant: Gjunjezimi i perandoreve, pranimi dhe dergimi i letrave ishte shenje se ata pranonin bashkesine muslimane si te rendesishme dhe me ndikim, tani jo vetem ne Arabi por edhe me gjere, ne Bote. Rendesi e marreveshjeve shihet me perhapjen e Islamit ne bote dhe me funksionimin e sistemit Islam, gjithnje duke u mbeshtetur ne parimin se duhet te pranohet edhe tjetri.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|