Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-09, 17:17   #655
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Serbėt lirohen, shqiptarėt mbesin nė burg

Afrim Ymeri, Artan Jelliq, Haki Jonuzi, Abedin Beka e Sami Makolli do tė jenė nė paraburgim edhe pėr njė muaj tjetėr. Tre serbė tė dyshuar, po ashtu pėr krim tė organizuar e vjedhje tė rėndė, e qė janė arrestuar bashkė me pesė shqiptarėt, janė liruar nė procedurė tė rregullt


Pesė personave tė dyshuar pėr krim tė organizuar dhe vjedhje tė rėndė, Gjykata e Qarkut nė Prishtinė tė mėrkurėn ua ka vazhduar paraburgimin edhe pėr njė muaj, derisa ditė mė parė ka liruar tre serbėt qė kanė qenė pjesė e kėtij grupi.

Grupi prej tetė vetash ėshtė arrestuar tre muaj mė parė, pas aksionit policor tė quajtur “Urithi”. Personat nė fjalė qenė arrestuar nė njė hotel nė qytetin e Vushtrrisė, ndėrsa nė momentin e arrestimit atyre iu ishte gjetur sasi e konsiderueshme e stolive tė arit, orė dore, telefona, para, revole, disa fishekė, etj. Vlera e mallit tė gjetur kap shumėn prej gjysmė milioni.

Tetė personat qenė arrestuar nėn dyshimin se ata kanė kryer veprėn penale krim tė organizuar, pėrdorim dhe shitblerje tė narkotikėve si dhe veprėn penale tė vjedhjes sė rėndė.
Pas marrjes nė pyetje, tė gjashtė nga tetė tė arrestuarit, prokurorja e EULEX-it, Emanuell Duko ka hequr dorė nga ndjekja pėr veprėn penale tė pėrdorimit dhe shitblerjes sė narkotikėve.

Ndonėse qė tė gjithė tė pandehurit tashmė akuzohen vetėm pėr krim tė organizuar dhe vjedhje tė rėndė, prokurorja ka bėrė ndasi nė kėrkesat pėr ndėrprerje pėrkatėsisht vazhdim tė paraburgimit.

Me kėrkesė tė prokurores, tė enjten e kaluar, gjyqtari i procedurės paraprake, Gani Zabeli ua ka ndėrprerė paraburgimin tre serbėve tė kėtij grupi, Erhan Brniēanin, Nebojsha Bojoviē si dhe Dushan Kadijeviē.

Pas kėrkesės sė bėrė nga e njėjta prokurore pėr vazhdim tė paraburgimit ndaj Afrim Ymerit, Artan Jelliqit, Haki Jonuzit, Abedin Bekės e Sami Makollit, tė mėrkurėn ėshtė mbajtur seanca pėr vazhdim paraburgimi. Nė tė, prokurorja ka paraqitur arsyet se pse personat nė fjalė edhe mė tej duhet mbajtur prapa grilave, derisa mbrojtja i ka paraqitur argumentet kundėrshtuese.

Prokurorja pretendon se personat nė fjalė kanė vjedhur nė Suedi arin e gjetur nė Vushtrri. Njė gjė e tillė ėshtė kundėrshtuar nga avokatėt.

“Prokurorja pretendon se kinse vjedhja e stolive ka ndodhur nė Spanjė e nė atė drejtim nuk ofron asnjė provė”, tha mbrojtja e Haki Jonuzit, avokati Mexhit Syla.
Kėrkesėn pėr vazhdim paraburgimi, prokurorja Duko e ka mbėshtetur nė faktin se ende nuk ėshtė marrė nė pyetje Artan Jelliq.

Njė gjė tė tillė, sipas avokatit Syla, prokurorja nuk e ka marrė parasysh kur ka kėrkuar qė tė ndėrpritet paraburgimi ndaj tre serbėve. Dallimi i bėrė nga prokurorja ka shfaqur pakėnaqėsi tė shumta te tė pandehurit.

Erhan Brniēanin, Nebojsha Bojoviē si dhe Dushan Kadijeviē janė liruar tė enjten e kaluar. Mahmut Halimi, avokat i Nebojsha Bojoviqit, tha pėr Express se ėshtė kristalizuar situata dhe, sipas tij, prokurorja ka vėrtetuar faktin se personat nė fjalė nuk kanė tė bėjnė me veprimtari kriminale pėr tė cilat kanė qenė tė dyshuar.

Ai sqaroi se klienti i tij ėshtė ekspert me katėr licenca ndėrkombėtare pėr verifikimin e metaleve fisnike dhe si i tillė ka ardhur pėr tė verifikuar arė nė Kosovė dhe jo pėr tė kryer veprimtari kriminale. Edhe dy serbėt e tjerė, sipas tij, kanė qenė bashkė me klientin e tij, njėri si shoqėrues, e tjetri si vozitės.
Gazeta Expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė