Titulli: Akr
Krijimi i njė gjyqėsori tė pavarur
Krijimi i njė gjyqėsori tė pavarur do tė jetė njė ndėr detyrat primare me tė cilat do tė merret Aleanca Kosova e Re.
AKR-ja angazhohet pėr ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės, ku tė gjithė qytetarėt do jenė tė barabartė para ligjit. Dhe njėherėsh, askush nuk do tė dalė mbi ligjin.Aleanca Kosova e Re angazhohet pėr gjyqėsor efikas dhe tė pavarur.Ne do tė bėjmė pėrpilimin e njė strategjie pėr reformimin e sistemit gjyqėsor dhe do tė angazhohemi pėr sigurimin e gjyqtarėve dhe prokurorėve, duke iu krijuar atyre garanci materiale dhe fizike pėr punėn qė bėjnė.
Dialogu i brendshėm dhe kontrata shoqėrore
Institucionet dhe qytetarėt e Kosovės duhet tė fillojnė dialogun e brendshėm dhe tė lidhin kontratė shoqėrore rreth tė gjitha parimeve mbi tė cilat do tė udhėhiqet Kosova drejt integrimeve euro-atlantike. Kosova domosdoshmėrish ka nevojė pėr njė kontratė shoqėrore, tė pranuar nga tė gjithė aktorėt shoqėrorė, qofshin ata individė apo pėrfaqėsues tė subjekteve juridiko-politike. Me anė tė saj ndėrtohet konsensusi shoqėror duke krijuar kohezionin shoqėror. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė pėrcaktohen obligimet dhe tė drejtat e tė gjithė pjesėmarrėsve nė shoqėri dhe Kosovės do ti hapet rruga drejt integrimeve euro-atlantike.
Tė drejtat e njeriut
Mbrojtja dhe kultivimi i tė Drejtave tė Njeriut ėshtė privilegj njerėzor. Shteti dhe ekonomia janė nė shėrbim tė njeriut dhe tė tė drejtave tė tij, e jo anasjelltas, andaj ne do ti standardizojmė dhe garantojmė ato nė bazė tė konventave mė tė pėrparuara ndėrkombėtare.
Vetėm aty ku garantohen dhe praktikohen tė drejtat e lirisė, njerėzit mund tė jetojnė si tė lirė dhe tė barabartė dhe tė praktikojnė demokracinė. Vetėm aty ku aplikohen tė drejtat sociale themelore, mund tė jenė tė pranueshme tė drejtat e lirisė dhe tė pjesėmarrjes politike. Tė gjithė njerėzit kanė tė drejtė pėr angazhim nė dobi tė vendit tė tyre, komunitetit tė tyre, popullit qė i pėrkasin si dhe pėr kultivimin e gjuhės dhe kulturės sė tyre. E drejta e kombeve e bazuar nė Kartėn e OKB-sė ėshtė parim bazė i vizionit tonė pėr tė drejtat e njeriut.
Kosova dhe UE-ja
Evropa e vitit 1945 ka hyrė nė histori si Evropė e gėrmadhave qė la pas politika. Evropa e vizionarėve politikė e filluar me Marrėveshjen e Romės (1957) e deri te ajo e Amsterdamit ishte Evropa e shpresave.
Pas rėnies sė perdes sė hekurt (1989), UE-ja rifilloi me projektin shtesė - bashkimin e plotė tė kontinentit dhe zgjerimin e zonės sė prosperitetit dhe stabilitetit edhe nė vendet fqinjė. UE-ja si bashkim jo vetėm ekonomik, pas pranimit nė gjirin e saj edhe tė kėsaj pjese tė kontinentit, do tė ishte njė hap mė afėr realizimit tė qėllimit tė saj.
AKR-ja konform filozofisė politike mbi tė cilėn ėshtė ngritur UE-ja dhe vetė frymės sė liberal-demokracisė, Kosovėn nė njė tė ardhme tė afėrt e sheh tė integruar plotėsisht nė Unionin Evropian, si strukturė kjo garantuese e paqes dhe stabilitetit nė kontinentin tonė.
Pėr AKR-nė bashkėpunimi i shteteve anėtare tė UE-sė me shtetet tjera pretenduese pėr anėtarėsim, paraqet njė pėrparėsi me shumė emėrues tė pėrbashkėt dhe vazhdon tė mbetet bazamenti real pėr ruajtjen dhe selitjen e paqes nė Evropė.
Pėr AKR-nė shteti mbetet subjekti parėsor i Sistemit ndėrkombėtar dhe garantues i qeverisjes funksionale.AKR-ja mbėshtet fuqishėm kursin e integrimeve nė fushėn e sigurisė dhe atė tė politikės, qė pashmangshėm do ta shpinte kontinentin drejt njė bashkimi politik.
|