17-11-09, 13:46
|
#1
|
Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
AKR-LDD organizojn protest nė Gjakovė pėr manipulim dhe vjedhje votash.
Kusari-Lila organizon protestė nė Gjakovė
Nė shenjė pakėnaqėsie me rezultatin e arritur nė zgjedhjet e 15 nėntorit, kandidatja pėr kryetare tė komunės sė Gjakovės nga koalicioni AKR-LDD, Mimoza Kusari-Lila, ka organizuar tė martėn protestė nė qendėr tė qytetit.
Sipas saj nė disa vendvotime ka pasur manipulime dhe vjedhje tė votave. Kusari –Lila gjithashtu shprehi keqardhje para elektoratit tė saj pėr pamundėsinė e mbrojtjes sė votės sė tyre.
Ndėrkaq, Aleanca Kosova e Re, nėpėrmjet njė komunikate pėr media, e ka vlerėsuar protestėn e qytetarėve tė Gjakovės, ”si thirrje demokratike pėr drejtėsi dhe respektim tė votės sė lirė”.
Kjo thirrje e qytetarėve tė Gjakovės – sipas AKR-sė – “ėshtė thirrje e shpresės pėr vetėdijesim edhe nė qytete tė tjera tė Kosovės, duke e parė se imazhi i kėtyre zgjedhjeve ėshtė dėmtuar me manipulimin e votave nė Gjakovė dhe Viti, gjė qė shton dyshimin pėr manipulime edhe nė komuna tė tjera si Prishtina Kamenica dhe Kaēaniku”.
AKR nuk mund tė pajtohet me vlerėsimin e institucioneve, se kėto zgjedhje u zhvilluan nė frymė tė lirė dhe demokratike. Faktet, sipas AKR-sė, flasin ndryshe.
“Institucionet pėrgjegjėse tė shtetit tonė, nuk mund tė injorojnė videot ku shihet mbushja e kutive nga komisionerė tė partive tė ndryshme. Raportet e policisė pėr kėrcėnime me armė dhe votimet nė emėr tė atyre qė nuk janė nė kėtė jetė, apo qė jetojnė jashtė Kosovės”, thuhet nė reagim.
“Presidenti dhe gjithė pėrfaqėsuesit e lartė tė shtetit duhet tė distancohen nga interesat e ngushta partiake dhe tė vlerėsojnė drejtė kėtė proces zgjedhor, nė mėnyrė qė tė mund tė pėrmirėsojmė gabimet qė janė bėrė. Prandaj ata nuk mund tė pretendojnė se jemi shtet demorkatik nė qoftė se heshtet pėrballė kėtyre manipulimeve”, vlerėson AKR.
Po ashtu thuhet se kjo parti “nuk do tė pranojė asnjėherė keqpėrdorimin e votave si diēka tė mirė, por do ta luftojmė me tė gjitha format demokratike cenimin dhe shkeljen e vullnetit tė qytetarėve”.
Aleanca Kosova e Re, kėrkon nga Institucionet e Kosovės dhe nga KZAP-ja, qė tė marrin masa tė menjėhershme, pėr zbardhjen e sė vėrtetės nė Gjakovė dhe nė secilėn komunė tjetėr, ku ka pasur keqpėrdorime tė votave. “Ne e mbėshtesim fuqishėm protestėn e sotme ne Gjakovė, duke e vlerėsuar demokratike dhe tė qytetėruar, si thirrje paqėsore pėr drejtėsi”, pėrfundon komunikata.
Sipas rezultatit preliminar tė publikuar nga KQZ-ja, kryetari aktual Pal Lekaj nga radhėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka fituar 52.8 % ndėrsa kandidatja e koalicionit AKR LDD Mimoza Kusari Lila 40.07%.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GjIlAnAsI_cSi : 17-11-09 nė 13:51
|
|
|