Titulli: Lajme nga Mjekesia
Shtohen angazhimet rreth gripit tė derrit
Ministri i Shėndetėsisė, Alush Gashi, tė premten ka zhvilluar njė takim pune me kryetarin e Komitetit Nacional pėr sėmundje ngjitėse nė Kosovė, Isuf Dedushaj, kryetarin e Shoqatės sė infektologėve tė Kosovės, Salih Ahmeti dhe drejtorin e IKSHP-sė, Naser Ramadani.
Nė takim ėshtė folur pėr planin e vaksinimit tė popullatės kosovare me vaksinat e gripit A/H1N1 dhe vaksinat e gripit sezonal si dhe zhvillimin e kapaciteteve tė institucioneve mjekėsore pėr njė triazhim tė drejtė tė mė shumė rasteve nėse paraqiten me grip.
Gashi ka kėrkuar qė institucionet tė cilat i pėrfaqėsojnė bashkėbiseduesit tė japin nga vetja maksimumin, nė mėnyrė qė situata epidemiologjike tė jetė nė kontroll tė plotė, tė prekurit nga gripi tė trajtohen nė mėnyrė korrekte dhe tė ngrihet niveli i raportimit rreth gjendjes nė terren.
Nė kėtė takim u theksua se qė javėn qė vjen mund tė fillohet me vaksinimin e punonjėsve shėndetėsorė me vaksinat e gripit A/H1N1, ndėrsa ėshtė vlerėsuar se pėr kėtė fazė, blerja e gjysmė milioni vaksina kundėr gripit A/H1N1 do tė ishte e mjaftueshme.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|