Islami dhe Demokracia
Islami dhe Demokracia
Ai, i cili demokracin e barazon me mosbesim, nuk e kupton as Islamin, as demokracin
(Jusuf Kardavi)
Nė ditėt e sotme hasemi nė shumė polemika rreth asaj se Islami pėrputhet me demokracin apo jo. Njė numėr I madh orientalistėsh tė mėparshėm, musliman e perėndimor, mendonin se ndėrmjet tyre ekziston njė kontrast i madh. Kėta grupe heterogjene, mesaduket nuk kanė qėndrim tė njejtė dhe nga ajo shkaktohet habi. Kjo me siguri vjen nga ajo se disa grupe intelegjente muslimane, nė fillim ishin tė magjepsur nga Perėndimi, kurse sot janė tė zhgėnjyer nga morali dhe padrejtėsia politike e Perėndimit, andaj edhe mohojnė gjithēka perėndimore, duke pėrfshirė edhe demokracin. Kurse, perėndimoret Islamin e shiqojnė si rrėnues tė nocionit eurocentrik, nocion ky i vlefshėm pėr ta. Sundimi I diktatorėve laik nė vendet Islame ka luajtur rol jashtzakonisht tė madh pėr paraqitjen e demokracisė si joislame. Pėrdorimi I veshjes islame nga ana e diktatorėve, propaganda e demokracisė si e huaj pėrshkak tė veshjes na lė tė kuptojmė pėr qėndrimin e tyre prej Makiaveli. Kundėrshtarėt tradicional tė islamit pėr qėllim tė largojnė edhe mė tej islamin nga mendja e opinionit Perėndimorė, edhe nė media edhe nė rrethe politike nuk lodhen tė pėrshkruarit islamin si njė besim antidemokratik. Ajo ēka ėshtė evidente, ėshtė politika e udhėhequr nga Perėndimorėt qė ju dalin nė mbrojtje udhėheqėsve diktatorė tė vendeve qė veten e quajnė islame. Ne nuk bėjmė krahasime ndėrmjet sistemit islam I cili u formua shumė mė herėt, me institucionet demokratike perėndimore qė u zhvilluan mė vonė. Ėshtė mė se e vėrtetė se edhe demokracitė perėndimore nuk pėrputhen njėra me tjetrėn, ata tė pėrbashkėt kanė vetėm parimin dhe ideologjinė e demokracisė. Me plotė bindje e pranoj thėnien e Radwan Mesoud qė thotė se:Ne nuk e konsiderojmė demokracinė si alternativė tė Islamit ose mė tė mirė se ai. Ne demokracinė e llogarisim si njė parim Islam, tė cilin i Dėrguari Muhammed dhe sahabėt e tij e mėsuan dhe e zbatuan, ngase ėshtė e vėrtetė se zbatimi praktik i kėtij parimi cilėsohet si pararendėsin Islam tė demokracisė. Nė Kuran lexohet qartė dhe pranohet parimi i konsolidimit tė ndėrsjelltė (Shura). Pra, qė atėherė muslimanėt qe urdhėruar pėr tė marrė vendime pėrmes procesit tė konsultimit, qė pėrfshin pėrzgjedhjen e drejtuesve pėrmes mandatit publik dhe konsulitimit me ata qė i pėrfaqėson gjatė marjes sė vendimeve qė ndikojnė tek ta. Qeveritė muslimane janė tė detyruara qė tė ndjekin metodologjinė e Shuras. Aty nuk ka vend pėr diktaturė. Kėtė e vėrrejmė qė nga paraqitja e islamit. Shembuj kemi shumė, vetėm nė zotėsinė e vet si profet kur pėrcjellte shpjegimet e marra nga Zoti, si dhe ua bėri tė qartė se ėshtė njeri i zakonshėm qė nuk mund tė parashikonte tė ardhmen dhe nuk thonte se kishte mė shumė njohuri se njerėzit tjerė nė fushat pėrkatėse tė dijes. Shembujt flasin. Ndeshja e parė ushtarake mes muslimanėve dhe idhujtarėve ėshtė njė dėshmi qė flet pėr kėtė. Edhe pse Muhammedi bėri planin e shpėrndarjes sė ushtarėve tė tij, ai plan u ndryshua me sugjerimin strategjik qė e dha njėri nga ndjekėsit e tij. Muhammedi e pranoi kėshillėn, e zbatoi dhe rezultoi me fitore madhėshtore. Rast tjetėr ėshtė edhe Beteja e Uhudit, kur Muhammedi mendonte tė qėndronte nė Medinė dhe aty tė ndeshej me armikun, por diskutimet bėnė qė ajo tė zhvillohet nė Uhud. Nuk dua qė tė flas pėr betejėn e Uhudit ku edhe Zoti dėrgoi nė suren 3 ajetin 159. Siē dihet se Muhammedi ėshtė profet i fundit, pas vdekjes sė tij ai do tė zėvendėsohet nga njė kryetarė shteti. Rasti i Ebu Bekrit ėshtė argument i zgjedhjes sė njė udhėheqėsi tė shtetit me anė tė njė debati tė hapur...
E vėrteta qėndron nė atė se sikur gjėrat tė ishin zhvilluar dhe tė ishte punuar sipas parimeve islame kur u bėnin zgjerimet e perandorive islame dhe me zhvillimin e qytetėrimit tė tyre muslimanėt do tė kishin njė qeverisje qė do tua kalonte demokracive perėndimore dhe muslimanėt nuk do tė ishin zhytėr nė tė metat e tyre. Veēojmė edhe Omerin kur ngriti vetėdijen e mbėshtetjes kur ishte nė tė drejtė dhe qė ta pėrmirėsonin kur ishte nė gabim, qoftė edhe me majėn e shpatės. Ajo qė ndodhi pas sundimit tė Omerit ėshtė shqetėsuese dhe njė nga ngjarjet mė trishtuese tė historisė islame. Akuza pėr nepotizėm dhe vrasja e Osmanit janė pjesė e atij trishtimi. Mandej edhe vrasja e Aliut ėshtė njė goditje e rėndė ngase pas vrasjes sė Aliut lind Shiizmi si lėvizje qė vetėn e konsideronin partizanė tė Aliut. Ngjarjet e pėrmendura ishin momentet ogurzi tė kalimit tė pushtetit nga dora nė dorė, qė fatkeqėsisht nuk ndodhi pėrmes mbėshtetjes sė popullit, por me anė tė shpatės dhe pasurisė. Ngjarjet e mėvonshme, kur kėrkohej dituri, shkėlqente shkenca dhe u krijonte qytetėrim, zbulojmė se tė drejtat kushtetuese tė popullit ishin tė fuqishme. Sot duhet larguar polemikat nė pėrgjithėsi dhe duhet biseduar hapur pėr ēėshtjet i tangojnė muslimanėt. Nėse vendet islame nuk e vėrrejnė dhe nuk e pranojnė lėvizjen islame drejt demokracisė dhe nėse haptazi nuk i publikon mendimet islame, bota islame asnjėherė nuk do tė pranohet nga perėndimi si model, e as qė plotėsisht do tė mund tė zhvillohet brenda tij. Nė kėtė rast vlen tė pėrmendet princi Charles i cili ka thėnė se:Ne jemi duke rrėnė nė njė grackė tė tmershme arogante, kur me modernizim nė vendet e tjera nėnkuptojmė se ata duhet tė jenė sikur ne... Zemra e islamit ėshtė tė perceptuarit e tij integral tė botės... Kėtė vizion integrues perėndimi dalėgadalė ėshtė duke e humbur. Muslimanėve tė cilėt e shtrembėrojnė demokracinė do tju thoja se demokracia nuk ka qenė asnjėherė e huaj pėr muslimanėt, se vuajtjet e tyre e vazhdueshme kanė qenė diktatura. Nė vend tė ofendimeve muslimanėt duhet kuptuar se dėshira themelore e demokracisė do tė thotė tė kesh kontroll sistematik te qeveritė pėr tu ndaluar ēfarėdolloj diktature. Pra, esenca e islamit a nuk ėshtė lufta e diktaturės???! Nė kėtė rast e pėlqej dr. Murat Hofman kur thotė se gurrėthemel i parė e demokracisė islame ėshtė tė pranuarit e Kuranit si kushtetutė mė tė lartė, pėr tė vazhduar me legjislacionet e trupės ligjdhėnėse me baza parlamentarizmi islamik pėr tu biseduar hapur me Shura dhe me zgjedhje tė pėrgjithsme tė lira ku do tė zgjidheshin pėrfaqėsuesit e popullit. Nga ana tjetėr nuk pranoj demokracinė perėndimore ku edhe Zotit i vihet veto. Ėshtė mė se e vėrtetė se kushtetuta nė islam bazohet tek sheriati, nga kjo del se ēdo ligj qė bie ndesh me tė ėshtė jo kushtetues. Dhe brenda kėtij konteksti rrjedh procesi demokratik. Dhe nė fund islami shtrihet pėrtej imazheve edhe pse disa ekstremistė tė zjarrtė dhe qeverisje despotike laike pėrpiqen tja humbin vlerėn. Nė fund tė fundit dijetarėt kanė shpallur se njė shtet qė zbaton drejtėsinė edhe pse ėshtė joislam ėshtė mė i mirė se ai shteti islam i udhėhequr nga tirani dhe padrejtėsia nė te.
Agim Jakupi
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|