www.sot.com.al
Ambasadori amerikan nxit protestat nė Shqipėri
Pas kėrkesave pėr revolucion Portokalli dhe luftė me armė, Uidhers nxit destabilizimin e vendit
Ambasada Amerikanė nė Tiranė, vazhdon tė shkelė kompetencat e saj duke ndėrhyrė mė shumė sesa duhet ndoshta nė punėt e njė shteti. Nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp tė shpėrndarė nė mėnyrė urgjente Ambasada Amerikane deklaron se mbėshtet plotėsisht tė drejtėn pėr lirinė e shprehjes dhe tubimit pėr tė gjithė njerėzit. Njė shprehje e tillė duhet tė jetė paqėsore dhe tė mos cėnojė tė drejtat e tė tjerėve. I bėjmė thirrje tė gjithė shqiptarėve,
si ata qė marrin pjesė nė protesta edhe ata qė kanė pėrgjegjėsi tė ruajnė rendin, tė ushtrojnė tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e tyre me qetėsi dhe respekt. Ėshtė hera e parė qė njė ambasadė del dhe bėn thirrje pėr protesta, nxit qytetarėt tė protestojnė nė rrugė nė emėr tė asaj qė ajo e quan tė drejtėn pėr liri. Kėto janė kompetenca tė mėdha qė njė ambasadė merr mbi vete, sepse nuk ėshtė nė tagrin e njė ambasadori apo trupi diplomatik tė flasė dhe tė bėjė thirrje pėr protesta qofshin kėto tė qeta apo tė dhunshme. Ndėrhyrjet e ambasadorit tė SHBA-sė nė punėt e brendshme tonat, janė aq tė shpeshta sa bien nė sy dhe lėnė shteg pėr komente. Ndėrkohė qė asnjė ambasador tjetėr nuk ka dale dhe tė bėjė thirrje pėr protesta tė qeta apo tė dhunshme dhe tu kėrkojė qytetarėve tė protestojnė. Tė gjithė me diplomaci kanė bėrė komentet e tyre pėr zhvillimet mė tė fundit politike nė vend por askush nuk i ka kaluar kompetencat e tij pėr tė ndėrhyrė mė shumė sesa duhet nė zhvillimet e brendshme tė njė vendi. Ambasadorėt e vendeve tė huaja tė akredituara nė vendin tonė kanė si kompetence tė monitorojnė zhvillimet e brendshme politike dhe tė informojnė shtete e tyre pėr kėtė politikė bėrje. Kanė si detyrė qė tė pėrcjellin mesazhe paqeje dhe bashkėpunimi sa herė ju kėrkohet dhe kjo nėpėrmjet gjuhės sė diplomatit dhe tė ndėrhyjnė po me diplomaci pėr tė ulur tensionet politike, qė mund tė krijohen nė vendin tonė. Por deri mė tani kasa e ambasadorėve tė akredituar nė vendin tonė, nuk kanė bėrė saktėsisht njė gjė tė tillė. Pėrkundrazi kanė ndėrhyrė sa here e kanė parė tė nevojshme duke marrė mė shumė kompetenca se dhe vete krerėt e lartė tė shtetit tonė. Por shpesh herė ndėrhyrjen e kėtyre ambasadorėve nuk kanė shėrbyer pėr tė ulur gjakrat dhe ētensionuar situatėn, por kanė rritur tonet e debatit mes maxhorancės dhe opozitės siē po ndodh edhe muajt e fundit. Ku opozita me mbėshtetjen e ambasadorėve vijon protestat nė rrugėt e vendit duke penguar kėshtu hedhjen e dy hapave kryesor pėr vendin tonė marrjen e statusit si vend kandidat nė BE dhe liberalizmin e vizave.
Ndėrhyrjet e ambasadorit
Nuk ėshtė hera e parė kjo qė ambasadori Uidhers del nė njė deklaratė publike duke bėrė thirrje pėr mbrojtjen e fjalės sė lirė, pak kohė mė parė kėtė e ka bėrė edhe nė adresė tė gjyqėsorit duke ndikuar nė vendimet e tij. Dalja e parė publike e tij ishte nė njė seminar tė organizuar nga disa shoqata gazetarėsh ku ambasadori gjatė fjalės sė tij u kėrkoi institucioneve tė vendit qė tė ndėshkojnė ata qė goditėn fjalėn e lirė dhe njė ditė mė pas gjykata dėnoi me burg biznesmenin shqiptarė pa e shqyrtuar fare dosjen. Deklarata e tij e dytė ishte pas takimit kokė mė kokė me presidentin Topi. Ndikimi i tretė erdhi nėpėrmjet njė konference pėr nder tė 37 intelektualeve tė ekzekutuar pa gjyq nė ne 1944 ku ambasadori kėrkonte qė tė mbrohej fjala e lirė, e cila ishte e cenuar si atėherė. Ndėrsa tani ėshtė hera e katėr qė del me njė deklaratė publike dhe kėrkon qė tė protestohet qetėsisht nė sheh pėr tė kėrkuar tė drejtat dhe liritė qė demokracia ua jap me ligj popujve. Nė fjalėn e tij ambasadori theksonte duhet tė jemi tė vendosur qė sa herė qė shohim censurė nga ana e qeverisė duhet ta kundėrshtojmė. Sa herė shohim tė kanoset shtypi duhet ta kundėrshtojmė atė. Sa herė shohim njė grup tė shoqėrisė tė ēilėt shmangin zbatimin e ligjit kundėr vetes duhet ta kundėrshtojmė atė. Sa herė shohim dhunė, njė pėrpjekje pėr tė fshirė shkėmbimin e lirė tė ideve duhet ta kundėrshtojmė atė. Nė kėtė mėnyrė ne kemi pėr tė ruajtur jo vetėm kujtimin e tyre, por besimin te ideali pėr tė cilėn ata ishin tė gatshėm tė jepnin jetėn e tyre.