Tema: Korigjim!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-11-09, 22:55   #6
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Korigjim!

Do t'i pėrmbahem kėrkesės sė Dea-s, pra pjesėn qė ka sjellė mė lart Idila le tė mbetet pėr ata qė nuk janė tė thirrur nė korrigjime, le ta provojė secili sipas mundėsive tė veta.

Pėr "letrėn e dashurisė" drejtuar Idilės, mendoj se ishte njė vendim i ngutshėm nga ana ime, sepse menjėherė pasuan mesazhe me thashėtheme tė ndryshme, gjė pėr tė cilėn publikisht i kėrkoj falje anėtares Idila.
Korrigjimet pastaj mendoj se disa mė tepėr ishin tė bazuara nė gjuhėn e inatit sesa nė gjuhėn shqipe.
Poashtu i falėnderohem sinqerisht tė nderuarit Dilaveri pėr ndėrhyrjet shumė korrekte dhe profesionale, sidomos pėr fjalėn "rrėqethje". Shumė me vend.

Kėsaj radhe, do tė provoj tė sjellė njė pjesė pėr korrigjim qė nuk ėshtė aq e drejtėpėrdrejtė sa e para, pra pėrmban mė shumė rrotulla (siē ka thėnė edhe nė hapje shejtonka, le tė pėrmbajė kjo temė nė vetvete edhe pjesėn e argėtimit)

Kisha hipur nė njė dardhė. Nė fakt, tip dardheje tė egėr. Janė tė ashpra, dardhat e egra. Kanė njė dru qė tė zhvoshkė lėkurėn. Po rrija aty, nė njė si degė tė kthyer korube, dhe isha mirė.
Kur papritur, afrohet njė mace dhe mė shikon nga poshtė. Mė thotė: "Ē'po bėn aty"? "Hiē", i them, "po rri", qenka mirė. "Tė vij dhe unė?" vazhdon macja prapė. "Po mirė moj", i them unė, "hajde". "Dėgjo", mė thotė, "mos m'a pėrmend miun sepse bėhem keq pastaj". "Po ti sapo e pėrmende vetė", i them unė dhe i bėra njė vend.
Kur pastaj, ē'tė ju them?! Duke i bėrė njė vend diku, shoh qė nuk jam mė nė dardhė por kam filluar njė rėnie tė tmerrshme teposhtė. Shoh tokėn qė mė afrohet, shoh dardhėn qė mė largohet, shoh dhe sytė e tmerruar tė maces qė mė thėrriste: "Mooooooooooos"!!!
Pastaj, nuk di mė. Di qė zbarkova nė njė vend tė bardhė, shumė tė bardhė, gjithēka ishte e pastėr, si dėborė, dhe njė qetėsi e madhe, tejet e thellė, asgjė s'pipėtinte. "Me siguri, parajsa," them me vete. Nė fakt, isha i gėzuar. Jo tė gjithė mund tė shkojnė nė parajsė. Megjithėse jo pėr faj tė parajsės. Nė kėto mendime, shoh njė gjė tė bardhė qė mė afrohet, duke u zmadhuar derisa u bė pothuaj mbytėse. Dhe kam ndjerė njė pickim tė tmerrshėm. "Vallė, tė jetė kėshtu parajsa?" mendova dhe u dėshpėrova shumė.
"Me shėndet", mė tha gjėja e bardhė. Sapo mė kishin bėrė njė injeksion. Gjendesha nė spital.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga panta_rhei : 24-11-09 nė 22:57
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė