Titulli: PDK, parti interesash xhepi,jo shtetėrore!!!!
Hajredin Pasha
shkruan Imer Mushkolaj
Ramė, kallxoi presidentit se mo nuk jini nkoalicion me neve. I kemi marrė Begjetin e Nexhatin. Kėshtu disi mund tė ketė tingėlluar porosia e Hajredin Kuēit pėr homologun e tij nga LDK-ja, Ramė Manaj, mbrėmjen e vonė tė 19 nėntorit.
Nėnkryetari i PDK-sė, profesor universitar dhe ish-kryetar i Komisionit Kushtetues, qė hartoi aktin mė tė lartė juridik tė vendit, kishte zgjedhur kėtė formė skandaloze pėr tė njoftuar partnerin qeverisės, LDK-nė, se PDK nuk dėshironte mė tė ishin bashkė nė qeveri!
Kuēi nė kėtė mėnyrė po bėnte njė veprim aspak tė denjė, totalisht jashtė procedurave kushtetuese, pavarėsisht se vetė ishte njė ndėr hartuesit e kushtetutės. Ai po sillej si njė pasha nė pashallėkun e Kosovės, si pėrfaqėsues i njė pushteti qė mendon se mund tė bėjė ētė dojė, kur tė dojė, pa ia prishur kush tymin e cigares.
Historia tregon se Hajredin Pasha, komandant turk, pėsoi disfatė nė luftė me shqiptarėt, nė mesin e shekullit XIX. Nė betejėn e vitit 1844 kundėr ushtrisė turke, me komandant Hajredin Pashėn, gjithė Dibra luftoi me heroizėm e me njė vendosmėri tė madhe, sa qė edhe gratė e fėmijėt qenė tė rreshtuar me luftėtarėt e lirisė dhe pavarėsisė.
Kėshtu mund tė lexohet nė libra historie.
Mė shumė se njė shekull e gjysmė mė vonė, nė Pashallėkun e Kosovės po ashtu luftohet me vendosmėri tė madhe. Pėr vota. Pėr karrige. Pėr pushtet.
Mė shumė se njė shekull e gjysmė mė vonė, nė Pashallėkun e Kosovės dikujt i teket qė nė gjysmė tė natės tė rrėzojė njė qeveri e ta krijojė njė tjetėr. Rastėsisht ose jo, emri i atij qė jep kumtin ėshtė Hajredin.
* * *
Pak orė pas mbylljes sė vendvotimeve mė 15 nėntor, numri dy i PDK-sė, Hajredin Kuēi, kumtoi lajmin se partia e tij kishte arritur fitore absolute, duke fituar nė shumicėn absolute tė komunave, ndėrsa pėr oponentėt politikė kishte lėnė vetėm tri-katėr copa! Pak kohė mė pas doli qė e vėrteta ėshtė ndryshe.
Sido qė tė jetė, logjika e pashallėkut thoshte se kjo parti vėrtet do tė donte qė ti fitonte tė gjitha komunat e Kosovės. Pse tė mos ketė sistem njėpartiak? Ėshtė mė e lehtė tė qeveriset, pardon - tė sundohet. Ėshtė mė e lehtė tė kontrollohet mileti, tė kontrollohen mediat, tė kontrollohet sistemi.
Rastėsisht ose jo, emri i atij qė jep kumtin pėr fitoren absolute sėrish ėshtė Hajredin.
* * *
Emri Hajredin u bė pjesė edhe e telenovelės pėr zgjedhjen e Bordit tė RTK-sė. Numri dy i qeverisė ishte zgjedhur nė krye tė Komisionit ad hoc pėr pėrzgjedhjen e anėtarėve tė bordit tė televizionit publik.
U ēuan nė kėmbė opozitė e media, duke kritikuar vendimin qė nė krye tė komisionit tė vihet njė njeri partiak. Por, kot. Logjika e pashallėkut thoshte se edhe bordi i RTK-sė duhej tė pėrzgjedhej nėn dirigjimin e partisė. Assesi nuk bėn qė mediumi publik tė dalė doresh.
Ēėshtja e emėrimit tė Hajredin Kuēit nė krye tė komisionit u pėrmend e kritikua edhe nė Raportin e Progresit pėr Kosovėn. Nė raportin historik dhe pozitiv, siē u vlerėsua nga qeveria.
Punė e madhe se dikush nuk pajtohet. Pashallėku di ēfarė bėn. Pashallėku nuk lėshon pe. Rroftė pashallėku!
(Editorial i gazetės Profil)
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|