Njė letėrnjoftim tė Kosovės pėr kryeministrin Thaēi!
Nė jo pak raste kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se koha e UNMIK-ut ka perėnduar dhe se ky mision nuk ka asnjė rol nė Kosovė. Por, ka qenė vetė Thaēi qė e ka gjallėruar UNMIK-un, dhe kėtė ditėn kur Kosova organizoi pėr herė tė parė zgjedhjet e veta si shtet dhe e pavarur nga ndėrkombėtarėt.
Teksa votoi nė shkollėn fillore Faik Konica nė kryeqytet, Thaēi nxori nga xhepi letėrnjoftimin e UNMIK-ut pėr tė gjetur veten nė listė. Meqė xhirimet nuk e tregojnė qartė, Kohavisioni ka siguruar kėtė foto nė tė cilėn shihet se si kreu i qeverisė e pėrdori letėrnjoftimin e misionit tė OKB-sė pėr tė votuar.
Akti i tillė i kryeministrit vjen pas shumė thirrjeve tė tij dhe qeverisė qė udhėheq drejtuar popullit tė Kosovės pėr pajisjen me letėrnjoftime tė Republikės.
E Ministria e Punėve tė Brendshme qė nė tetor tė vitit 2008 ka nisur zyrtarisht pajisjen me letėrnjoftimet e reja. Mbase, kryeministri Thaēi i duhet ti ēojė njerėz ministrit tė Brendshėm, Zenun Pajaziti, qė tia mundėsojė sa mė shpejt edhe atij - njė letėrnjoftim tė Kosovės.
Koha Net
http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,3660