04-12-09, 10:37
|
#6
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Titulli: J. Krasniqi: SHIK-u institucion si krejt te institucionet tjera te Kosoves
1. Sepse nė muajin Mars tė vitit 1945 nė Rahovec kanė formuar komitetin tradhtar ilegal tė quajtur Komiteti Nacional Demokratik pėr nėnprefekturėn e Rahovecit, me qėllim pėr luftė politike dhe tė armatosur kundėr rregullimit shtetror tė Jugosllavisė F.D; I akuzuari Rifat Krasniqi si nismėtar dhe organizator kryesor i komitetit dhe tė gjithė anėtarėt tjerė tė Komitetit.
a). Kanė zhvilluar organizatėn e komitetit nėpėr komunat e nėnprefekturės sė Rahovecit, duke tėrheq nė kėtė komitet numrin mė tė madhė tė njerėzve, tė cilėt si ata kanė pasur qėndrim armiqsor kundėr parimeve themelore tė Jugosllavisė sė re.
Komitetet tė cilat kanė pasur nė momentin e duhur kur pėr kėtė vjen koha siē kanė menduar ata me e rrėzuar pushtetin popullor, me e zavendėsuar kėtė pushtet dhe me formuar organe tė rendit pro-fashist nė Kosovė e Metohi.
b). Kanė bėrė propagand provokuese tė rrejshme qė Shqiptarėt janė pa tė drejta nė Jugosllavinė e re, qė ata janė tė robėruar dhe qė duhet luftuar pėr lirin e plot tė tyre duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė urrejtjen e popullit shqiptar kundėr popujve tjerė tė Jugosllavisė dhe duke paraqit vėshtirsi, tė cilat ėshtė dashur me i mbajt pėr shkak tė luftės ēlirimtare, e cila ende vazhdonte dhe tė gjitha kėto i kanė bėrė me qėllim qė, me propaganda tė kėtilla tė krijojnė terrenin pėr kryengritje kundėr rregullimit shtetror.
c). Kanė bėrė propagand tė rrejshme se gjoja nė mes tė aleatve ekziston grindja dhe se Jugosllavija e Titos nuk njihet prej aleatve.
ē). Kanė pėrgatitė dhe e kanė thirrė popullin shqiptar qė tė armatoset sa mė shumė qė ti blejnė dhe ti ruajnė armėt, qė d.m.th. pushtetit popullor tė mos i dorėzoj dhe populli tė jetė i pėrgatitur dhe i gatshėm qė nė kohėn kur tė caktohet tė sulmojnė tė gjithė sė bashku kundėr pushtetit popullor me qėllim tė rrėzimit tė tij, gjė qė shihet nga letrat direktive qė i kanė hudhur nė trevat shqiptare i akuzuari Rifat Krasniqi.
d). Kanė mbledhė ndihma materiale pėr bandat e arratisura balliste nė malė duke i konsideruar kėto banda si ushtri tė vetėn.
e). Po ashtu janė lidhur me komitetet balliste nė Prizren pėr me iu dhėnė ndihmė njėra-tjetrės dhe kanė pasur pėr qėllim me u lidhė me komitetet balliste tė Drenicės, Suharekės, dhe tė Gjakovės.
f). Qė organizata e tyre tradhtare tė jetė sa mė e fortė dhe tė luftoj kundėr regjimit tė sotėm qė nuk do ta tradhtojnė komitetin, tė cilin e kanė formuar dhe nė qoftėse dikush tradhton le ta dijė se e pret vdekja, tė cilin betim e kanė dhėnė tė gjithė tė akuzuarit e se kėtė e ka udhėheq i akuzuari Rifat Krasniqi.
Pra, e kanė krijuar organizatėn, e cila ka bėrė propagand tė rrejshme; ka vepruar e ka armatosur popullin dhe e ka pėrgatit pėr luftė tė armatosur, janė lidhė dhe i kanė ndihmuar bandat e arratisura, tė gjitha kėto me qėllim tė suprimimit me violenc tė themeleve kryesore tė rregullimit shtetror tė Jugosllavisė F.D. dhe kėtė me ndėrgjegje e paramendim e kanė kryer krimin tė paraparė me nenin 3 pika 1 nė lidhje me nenin 2 pika 1 tė ligjit mbi fajin kundėr popullit dhe Shtetit, e tė ndėshkuar sipas nenit 4 pika 1 tė po kėtij ligji.
2. I akuzuari Ahmet Dėrguti pėr veē fajit tė parashtruar nė pikėn 1 ėshtė fajtor edhe pėr kėtė: Nė nė pranverėn e vitit 1945 si intendent i komandės sė vendit nė Rahovec, duke vepruar sipas vendimit tė komitetit pjestar i tė cilit ka qenė, qė tė mbledhė ndihma pėr bandat balliste nė malė, ka marrė prej magazinės Ushtarake tė Komandės sė vendit 2000 kg. drithė dhe 200 kg. leshė me kėtė ka kryer faj kundėr shėrbimit zyrtar tė parapam me nenin 15 tė dekret ligjit mbi gjyqet ushtarake, tė ndėshkuar sipas nenit 16 e 17 tė kėtij dekret ligji nė lidhje me nenin 1 tė ligjit mbi llojin e krimit.
VI.
1. I Akuzuari Rexhep Avdullah Kabashi i quajturi Tomorri prej babės Avdullah dhe nėnės Qamile Jusufi, 23 vjeēarė i lindur nė fshatin Kabash jeton nė Korishė, nėnprefektura e Suharekės, bujk sekretar i Kėshillit Komunal tė Lubizhdės, shqiptar me besim mysliman, nėnshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje ekonomike mesatare, shėrbimin ushtarak nuk e ka kryer, gjendet i rreshtuar nė burg.
|
|
|