Titulli: J. Krasniqi: SHIK-u institucion si krejt te institucionet tjera te Kosoves
II. I akuzuari Tahir Deda, Fehim Ibrahimi, Maliq Balija, Avdullah Rexhepi dhe Bastri Sallku i kanė kryer fajet e pėrmendura nė dispozitivin e kėtij gjykimi neni 1. Mbi kėtė gjykata ėshtė bind nga sa vijon: Me pohimin e tė akuzuarve si gjatė hetuesisė ashtu edhe nė seancėn kryesore, dhe me ngarkimin e njėri tjetrit, dhe mė nė fund nga pėrmbajtja e letrave direktive prej tė cilave njėrėn e ka shkruar Tahir Deda e tjetrėn i akuzuari Rifat Krasniqi ėshtė vėrtetuar: se i akuzuari sipas instruksioneve tė akuzuarit Halim Spahisė ka hyrė me e formue tė ashtu quajturin Komitetin Nacional Demokratik me qendėr nė Prizren nė fund tė muajit Maj ose nė fillim tė muajit Qershor tė kėtij viti, dhe qė me ndėrgjegje dhe me vullnet nė kėtė kanė hyrė: Fehmi Ibrahimi, Maliq Balija, Avdullah Rexhepi, Bastri Sallku, Hasan Rrustemi dhe janė bėrė anėtar tė udhėheqjes qėndrore tė tij.
Qėllimi i kėsaj organizate kryengritėse me karakter komploti ka qenė me i formuar nė baza ilegale komitetet e rretheve dhe tė komunave dhe katundeve nė tė gjitha vendet nė Kosovė. Kėto komitete kanė qenė nė mbikqyrje tė plotė nga Komitetet Qėndrore dhe tė gjitha urdhėrat dhe instruksionet e tij ėshtė dashur me i zbatue me obligim; me u lidhė me komitetet tradhtare tė organizatave balliste ku ato egzistojn, me riorganizue dhe me iu nėnshtrue komiteteve qėndrore dhe me kėtė qė tė arrihet lufta e pėrbashkėt dhe puna pėr rrėzimin e pushtetit qė ėshtė me u lidhė me bandat e armatosura nė mal; tė kryejnė prej kriminelėve tė njoftur tė luftės dhe armiqve tė popullit me qėllim tė aksionit tė pėrbashkėt nė planin anti-popullor prandaj dhe luftėn e armatosur, sepse me anėn e komiteteve tė tyre dhe pjesmarrėsve tė tyre me e pėrhap propagandėn e rrejshme anti-popullore shpifėse se si populli shqiptar ėshtė pa tė drejta nė Jugosllavinė e re dhe se nuk e ka lirinė e vet nacionale dhe politike, qė nė kėtė mėnyrė me shkaktu urrejtjen dhe pa durimin e popullit shqiptar kundėr popujve tė tėrė kėsaj krahine dhe popujve tjerė tė Jugosllavisė dhe mandej e ka pasur pėr qėllim mbledhjen e shėnimeve me karakter politik dhe ushtarak, tė cilat konsiderohen si fshehtėsi shtetnore me qėllim qė kėto me ua dėrgue agjentėve tė reaksionit tė huaj, me qėllim tė paraqitjeve, shpifjeve gėnjeshtare se si nė Kosovė bėhet terror mbi popullin shqiptar. Mandej, me shti sa mė shumė njerėz tė tyre nė pushtetin popullor dhe nė institucionet tjera, si dhe me i pėrfitu dhe me i ba pėr veti ata qė tash gjenden nė pushtet, me qėllim qė ta minojn pushtetin tonė popullor dhe njėkohsisht pėrmes tyre me bėrė spiunazhe dhe me i marrė msheftėsinat zyrtare dhe shtetrore, tė cilat kishin me i pėrfitue pėr punėn e tyre shkatėrruese.
|