Tema: Korigjim!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-12-09, 10:45   #73
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Korigjim!

prej kurreshtejes ta shoh sa gabime ka ketu.


Nuk di a do zėrė. Bėn shumė ftohtė kėtu te ky qytet ku jeton ti tani”. Kėshtu mė tha ai burri. Por fikusi zuri. U rrit edhe ai dhe u bė trung i trashė. Pėrsėri ma theu vazon. E mbolla nė njė vazo mė tė madhe. Por vazot thyheshin nga rrėnjėt e forta. Se fikusi i ka rrėnjėt shumė tė forta. U bė si pemė. Si ajo qė kisha nė fshat. Por nė qytet nuk kisha oborr. Dhe zura t’ia pres degėt dhe t’ua dhuroja njerėzve. Tė njohur e tė panjohur. E ata i mbillnin, kush nėpėr vazo e kush nėpėr oborre. Dimri dhe bora ua vyshkte atyre qė i mbillnin nė oborr, dhe kėshtu nė pranverė vinin e kėrkonin filiza tė rinj dhe ua jepja….Ai qytet verior nuk kishte parė kurrė mė parė njė bimė tė tillė.
Vitėt kaluan. Shumė vite pėrsėri. Fikusi u plak e bashkė me tė u plaka edhe unė.
Njė ditė prej ditėsh kohėt ndryshuan prapė. Kish ardhur koha qė zogjtė e korbit tė ktheheshin. Dhe u kthyem nė jug, buzė detit nė vendlindje. U ngritėm me ē’kishim e ē’nuk kishim dhe erdhėm kėtu. Lulet qė mė zbukuronin ballkonin ua dhurova tė njohurve tė atij qyteti verior ku jetova shumicėn e jetės sime. Mora me vete vetėm fikusin. U vendosėm nė qytet. Zumė kėtė shtėpi me qira. Tė nesėrmen shkova nė fshat bashkė me tėt ėmė. Ec e ec e s’kish tė sosur… Teqeja dhe shtėpia ishin braktisur, pothuajse rrėzuar…Eh...ē’tė them aman…jetė plot vuajtje. Dhe plot kujtime. Varrit do ia tregoj…. Ja edhe pak…Po shkoj njėqind vjeēe tani. Mavria im vdiq atje larg, por as varri nuk i dihet. I dihet…afėr piramidave e ka se aty afėr banonte, por ne nuk do ia dimė se ku e ka… Sikur njė brinjė tė tij tė kisha tani kėtu…Njė kockė tė tij…ta mbaja ja kėtu, nė gjoks. Dhe ti mė thua ėshtė larg. Eh, evlati im, ka dhe mė larg...ka dhe mė larg
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė