Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-12-09, 09:58   #3
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Interesat e Fuqive te Medha pas luftes Ruso-Turke- Kongresi i Berlinit

Ēėshtja Shqiptare


Lufta Ruso-Turke e pranverės sė vitit 1877, Traktati i Shėn Stefanit dhe zhvillimet politike qė e pasuan ate nė Evropė, Ballkan dhe nė fatet e Shqiperisė dhe shqiptarėve provokuan procese tė vrullshme politike mjaft kontradiktore. Gjithė kėto zhvillime dėshmonin nė mėnyrė tė padiskutueshme se Perandoria Osmane po shkonte me shpejtėsi drejt kolapsit tė saj, se Fuqitė Evropiane po zėvendesonin harmoninė e Koncertit tė Evropė me rivalitete tė interesave nacionale dhe se Ballkani po pėrfshihej nė levizje nacionale shtet-formuese. Pėr shqiptarėt situatat ishin duke u komplikuar mė shumė se pėr ēdo popull tjetėr nė Ballkan. Nė gjurmimet tona pėr tė gjetė arsyet e vonesės rreth zgjimit e depėrtimit tė idesė kombėtare tė shqiptarėve, na duhet me pasė parasyshė faktin e pamohueshėm se, kėtij populli i mungonin tė tanat mjetet e duhura pėr njė lėvizje popullore mu njėashtu si e kishin pasė popujt e tjerė tė Ballkanit aq tė favorshme me idetė e tyne pėr pavarsinė kombėtare. Mėsėpari shqiptarėve u mungonte pėrkrahja fisnore dhe gjuhėsore e njė fuqie tė madhe mu ashtu ciē bėri rusia pėr popujt sllav tė Ballkanit. Rusia filloi tė nxiste popullsitė e shtypura tė Turqisė Evropiane pėr kryengritje kundėr Portės sė Lartė dhe sidomos shtetet sllave ballkanike pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Pėr kėtė qėllim ajo doli me flamurin e “pansllavizmit”, i cili nė tė vėrtetė ēonte nė nėnshtrimin e kombėsive sllave dhe josllave ndaj politikės cariste. Nė kėto rrethana shpėrtheu nė korrik tė vitit 1875 kryengritja ēlirimtare kundėrosmane fillimisht nė bosnjė dhe Hercegovinė, e mandej edhe nė Serbi dhe Mal tė Zi. Sapo shpėrtheu kryengritja nė Hercegovinė e nė Bosnjė, Serbia e Mali i Zi u pėrpoqėn ta shtrinin zjarrin e saj edhe nė popullsitė e tjera tė shtypura tė Turqisė Evropiane. Ato i nxitėn pėr kryengritje kundėrosmane edhe shqiptarėt, por kėta nuk lėvizėn, sepse panė qė Beogradi dhe Cetina kishin qėllime aneksioniste ndaj trojeve tė tyre. Pėr shqiptarėt situatat ishin duke u komplikuar mė shumė se pėr ēdo popull tjetėr nė Ballkan. Nė tė vėrtetė, njė javė pas fillimit tė luftės, mė 8 korrik 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bėnė me anėn e dy notave tė veēuara njė marrėveshje tė fshehtė nė Rajhshtat (Reichsttadt) tė Bohemisė pėr ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave tė tyre ekspansionistė.
Nė notėn austro-hungareze parashihej krijimi i njė shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e pėrfillte fare fatin e Shqipėrisė. Nė Rajshtat ēėshtja shqiptare hyri pėr tė parėn herė nė qerthullin e diplomacisė evropiane si ēėshtje politike. Megjithėse aty nuk u mor asnjė vendim, qysh nė hapin e parė u shfaqėn dy qėndrime tė kundėrta, qė do ta karakterizojnė, tani e tutje, trajtimin e ēėshtjes shqiptare nga kancelaritė e mėdha: njėri i Rusisė, qė mohonte krejtėsisht tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, tjetri i Austro-Hungarisė, qė kėrkonte, veēse pjesėrisht, respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenės pėr krijimin e njė formacioni politik shqiptar, ishte e kushtėzuar me futjen e kėtij shteti nėn protektoratin e saj. Nė vargun e mjaft faktorėve qė krijuan vėshtirėsi mjaft tė mėdha nė zhvillimin e Lėvizjes Kombėtare pėr ēlirimin e kombit shqiptar, ka qenė edhe Traktati i Shėn Stefanit. Shqiptarė u shqetėsuan jo vetėm nga germa, por edhe nga fryma e Traktatit tė Shėn Stefanit, jo vetėm nga teksti i tij, por edhe nga nėnteksti i tij. Fakti qė akti i injoronte shqiptarėt si kombėsi, nuk ishte, sipas tyre i rastit. Harresa kishte tė bėje me predispozitėn antishqiptare tė politikės cariste. Traktati tregonte se rusia vazhdonte ta trajtonte Shqipėrinė si tokė turke, pra si njė fond pėr tu ndarė midis aleatėve tė saj nė Ballkan. Nė kėta rrethana, shqiptarėt kishin mbetė pa aleancė tė jashtme. Duke e kuptuar fundin e Perandorise Osmane, strategjine ofensive ruso-sllave ne Ballkan per zevendesimin e saj si rivalitetin ne ngritje te Fuqive Evropiane, shqiptaret ndermorren veprimin e tyre politik, ushtarake dhe diplomatik ne prag te Kongresit te Berlinit.
Fare pak kohė pėrpara Kongresit tė Berlinit, shqiptarėt themeluan Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, qė ishte e para organizatė politike mbarė shqiptare qė kishte si synime kryesore arritjen e dy objektivave:

1.Njohjen e autonomisė mbarė shqiptare nga Porta e Lartė dhe Fuqite e mėdha Evropiane;

2.Mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė poullit shqiptarė nga synimet shoviniste tė shteteve fqinje;

Pėr realizimin e kėtyre dy synimeve Lidhja ngarkoi dy delegacione, secili do tė do tė parashtronte peticionet e pėrpiluara, nga pėrfaqėsuesit shqiptarė tė Lidhjes (10-15 qershorė 1878) dhe tjetri i pėrbėrė nga 11 intelektualė tė shquar, kryesisht me ndikim tė madh nė Stamboll (20 qershor 1878). Por, krahas kėtyre dy delegacioneve tė krijuara nga Lidhja, do tė vepronte edhe njė grup tjetėr politik, ai i venomeve tė Mirdites, i cili do tė pėrpilonte peticion me vete drejtuar Kongresit tė Berlinit. Ēėshtja shqiptare nė pikpamje diplomatike ėshtė quajtur e paqenė, kriteret formale-juridike janė absolutizuar dhe janė marrė pėr bazė qėndrimet injoruese tė kancelerive evropiane, tė cilat nuk kanė njohur de-jure ekzistencėn e njė ēėshtjeje shqiptare nė kėtė kohė. Sapo u hap Kongresi i Berlinit monarkitė ballkanike qė kishin luftuar kundėr Turqisė- Sėrbia, Rumania, Mali i Zi, Bullgaria u paraqitėn fuqive tė mėdha pretendimet e tyre territorial tė cilat ishin nė pėrgjithėsi tė fryera. Ato shpresonin qė lakmitė e tyre do ti realizonin nė emėr tė fitores sė luftės dhe me pėrkrahjen e aleates sė tyre tė madhe Rusisė. Duke mbrojtur projektin e Lidhjes sė Prizrenit idealistėtė e saj u shprehnin pėr marrėdhėnie tė mira me fqinjėt, pėr respektim tė ndėrrsjelltė, por edhe kundėr atyre qė dėmtojnėme forcė tė rrėmbejnė territore shqiptare. Qėllimi ishte tė mbrojnė tė drejtat e tyre tė pamohueshme dhe nuk kanė ndėrmend tė bėjnė ndon jė agresion. Prandaj nė qoftė se Serbet do tė heqnin dorė nga disa vise, tė cilėt ua dha atyre Kongresi i Berlinit pa tė drejtė dhe pa dijeninė e shqiptarėve, atėherė ata skanė pse tė tremben nga shqiptarėt. Nė pėrfundim tė punimeve qė u zhvilluan nė njė atmosferė lufte tė ashpėr diplomatike, Kongresi i Berlinit mori njė sėrė vendimesh pėr ndarjen e tokave tė Perandorisė Osmane nė Gadishullin Ballkanik dhe nė Azinė e Vogėl [...] Sikurse u tha ēėshtjen kombėtare shqiptare nuk e trajtoi asnjė nga fuqitė e mėdha. Pėrkundrazi me vendimet qė mori i dėmtoi atė nė disa drejtime ashtu si dhe traktati i Shėn Stefanit, si zotėrime turke. Pikėrisht nė kėtė kohė kur diplomacia evropiane nuk e njihte ekzistencėn e njė ēėshtje shqiptare, veprimtaria diplomatike e lidhjes sė Prizrenit pėr kundėrshtimin e vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, vazhduan. Krijohet nė kėtė mėnyrė bindja se aksioni politik, bile mė specifik diplomatik shoqėron hap pas hapi rezistencėn me armė tė trupave tė lidhjes pėr mbrojtjen e integritetit tė tokave shqiptare.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė