Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-12-09, 18:22   #73
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rrugetimi

Rrugetimi
Si qenie e pasjisur me ndjenja te larta, i afte per virtyte dhe i shtene pas perjetsise, nisa nje rrugetim qe doja te vije deri te e verteta. Ne shpirtin tim, me duket me i mjeri, madje, ishte e pranishme nje klime e formosuar prej idese se pavdeksise. Ky rrugetim i yni filloi me nje hap te vetem dhe levizte me nje pasion per te arritur deri te me e bukura, virtyti. Gjithnje duke ecur per arritjen e nje lartesimi shpresa e ketij rrugetimi varet prej zhvillimit dhe daljes ne shesh te dhuntive te nje Krijuesi qe e krijoi natyren. Doja ta kryej nje detyre, doja ta zbuloj dhe njoh veten dhe, ne sajet e ketij rrugetimi, te orientohem kah Zoti. Fatkeqesia ime e pare ishte mosnjohja e vetes, pra nuk e dija se cjam per cka ishte veshtire te krijoj lidhjen me Krijuesin. Duke u ballafaquar me ekzistencen dhe librin e ndodhive te mia, ne nje fare mase ndjeva nje lehtesi, ne boten time te brendshme shfaqeshin shenjat e urtesise. Kuptova, hapi im i pare i takon nje te shkuare te gjate… Sigurisht qe kerkoja nje mbeshtetje, jam nje qenie e dobet por qe mundem te zoteroje nje pushtet te jshtezakonshem, kuptohet ne sajet e mbeshtetjes te Fuqia Absolute. I lodhur nga kerkimi i se vertetes, u ula te pushoj; shiqoj kodrat, diellin i cili me ngroh, shiqoj gjithe ate qe me rrethon, ne cast me sillen ne koke mendime te shumta… Papritmas, perderisa isha ne mendime, degjova nje ze afer meje, ishte nje plak i cili me pershendeti… doja qe te cohem po ma beri me shenje qe te rri ulur. Me tha se kam nje rrugetim te gjate, te mbushur me sacrifica, me mund dhe me te papritura… U ndjeva keq, mendoja se per mua ska shpresa, por zeri i bute i tij jehoi thelle ne zemren time kur me tha se: jo vetem une, por te gjithe njerezit i percjell nje fat i tille, andaj ska vend per shqetesim, ngase njeriu eshte nje pike uji e behet lume, eshte nje molekule e behet diell qe ngrohe, eshte nje lypes e behet mbret ! Vazhdoje rrugetimin duke ecur i mbeshtetur te Zoti dhe mos u be i varur nga mohimi dhe ateizmi! Ma dha nje kurajo, jeta eshte e tille, do rrugetim te gjate e te lodhshem, kurse ne duhet te jemi nga ata qe iu bejne balle stuhive dhe shtrengimeve kohore, si dhe shpirti yn nuk duhet te drydhet as me dhimbjet e se shkuares, as me friken e se ardhmes. Per kete duhet vendosmeri, kembengulje, qendres, qe te futet ne boten shpirterore dhe ta ndricoje rrugen, qe te ec njeriu sa me lire drejt horizonteve te reja. Po vazhdoj rrugetimin, te keqes po i pergjigjem me te mire, sjelljeve te pahijshme dhe fjaleve ofenduese ndaj meje spo ua var, po kerkoje ne cdo moment ti afrohem Krijuesit tim… Nuk dua qe te bie nen pushtetin e egos, andaj po beje nje lufte te madhe me egon, kurse me te tjeret sillem bute, ngase ky rrugetim kerkon qe te tregohet vemendje se si sillemi, cfare veprime kemi qe te jem i suksesshem ne kete rruge. He pra, ne nje gjendje isha dje : te jem apo mos te jem; kurse sot dua qe te jem, edi se jam, di te vleresoj, sigurisht, sepse mirekuptimi dhe marreveshja jane, parasegjithash, nje pune logjike… Jam nje njeri me zemer dhe ndergjegje te lene ne uri, e me siguri qe dua dhe kerkoje rrugen qe do ta shuaj kete nevoje…Asnjehere nuk do te harroje se edhe gjendja e te coroditurve eshte nje ceshtje me vete dhe serioze. E ne fund u detyrova qe te gjitha ceshtjet ti trajtoj jo mes nje euforie ndjenjash dhe emocionesh, por ne kuadrin e parimeve te caktuara nga Ai i Gjithefuqishmi… I perkujtoje edhe te tjeret qe jane ne rrugetim, e nese duan qe ta perfundojne me sukses duhet qe ta riparojne ceshtjene ndergjegjes. Le te jete dashuria ime per hire te Allahut, e te tjeret le te me kuptojne si te duan, se une te gjitha i perballova, e per kete i them falenderimi i takon All-llahut Zotit te boterave.
O All-llah mos na i lako zemrat tona, pasi na i drejtove !

AGIM JAKUPI
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė