Titulli: Fjalėt qė nuk t`i thash asnjėherė.....
Nese i thashe ato fjale i thashe se kisha malle...
edhe nese s'ti kam thene dije se ziejne perbrenda,
gjersa ti shperbeje...
Do te me ulesh prane e deshira do te kompozoje harmonishem vegimin e syve te tu,do ti thur kurore atij mendimi per ty,
por serish do ti ve lule nje tjetre padrejtesi.
E nesermja do te vij shpejt, edhe me largimin tim,
e ti do te flesh deri vone se naten s'ke vene gjume...
Ndoshta jam nje iluzion i ngjyrosur shume,
me aq shume ngjyra jete sa ti si duron...
A ndoshta do te fillosh te qash me kujtimet e mia
e perseri syte do te shkojne nga dritarja,
.... per te kujtuar se tani mbizoteron qetesia.
Hej ti, dije se keto s'kane per te ndodhur kurre,
eshte vec nje enderr e vjeter me personazh,vajzen e re te dashuruar pas syve te tu...
__________________
Finding love is a mision,choosing love is a fucked up ambition,so just follow albanish tradition,let your MAMA&PAPA make decision
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lediona : 13-12-09 nė 00:04
|