Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
|
Titulli: Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca ėshtė vetėm maja e Aisbergut
Ėshtė edhe njė pyetje tjetėr pėrveē kush ėshtė Nazim Bllaca. Kush ėshtė SHIK-u?
Nga Petrit Musolli
Gati krejt energjia publike ėshtė koncentruar nė zbulimin dhe ndėrtimin e profilit tė Nazim Bllacės. Mėsuam se ndoshta mentalisht ėshtė jo stabil! Mėsuam se ndoshta ka qėndruar nė Serbi! Mėsuam se ndoshta ėshtė shantazhues! Ajo ēka ka munguar gjithė kėto ditė, ėshtė ajo pėr ēka flet Nazim Bllaca. Nuk e kam fjalėn pėr vrasjet dhe vrasėsit qė ai pėrmend. E kam fjalėn pėr pyetjen mė tė madhe qė, nė njė farė forme, ai e ngrit para neve:
KUSH ĖSHTĖ SHIK-u?!
Ndoshta rrėfimi befasues e shokues i Nazim Bllacės, nė fund nuk do tė na zbulojė asgjė. Ndoshta tregimi i tij nuk do tė na dal shkėndija qė do tė ndriēojė sadopak periudhėn mė tė errėt tė vrasjeve enigmatike tė pasluftės. Ndoshta edhe sektori i vrasjeve dhe vrasėsit e tij do tė na dalin tė pavėrteta. Por, Nazim Bllaca e ka zbuluar njė tė vėrtetė! Ka zbuluar mjerimin tonė politik e shoqėror pėr tė treguar tė vėrtetėn, dhe vetėm tė vėrtetėn. Ėshtė vėrtet tronditėse paraqitja publike e Nazim Bllacės, pėr tė gjitha ato qė ai rrėfen. Por, hiq mė pak tronditėse nuk ėshtė as qasja publike ndaj rrėfimit tė tij dhe sidomos situatės sė krijuar pas kėtij rrėfimi. Trajtimi qė i kanė bėrė kėsaj ngjarje shumica e mediave dhe sidomos opinionistėt e tyre ėshtė njėsoj shokues, por jo befasues. Prej ditės sė diele, kur Nazim Bllaca me paraqitjen e tij publike tronditi opinionin tonė duke rrėfyer pėr disa nga vrasjet mė tė errėta tė pasluftės, mund tė shohim njė angazhim dinamik publik, i cili mė shumė ka pėr qėllim pėr tė mbytur njė tregim sesa pėr ta ndricuar atė. Shumica e mediave, gazetarėt dhe analistėt e tyre u mobilizuan, si rrallė herė, dhe u pėrkushtuan pėr tė hetuar dhe zbuluar tė vėretetėn. Pėr tė na ndricuar nė kėtė situatė konfuze e tė frikshme. Gati krejt energjia e tyre ėshtė koncentruar nė zbulimin dhe ndėrtimin e profilit tė Nazim Bllacės. Kush ėshtė njeriu qė po rrėfen? Dhe, nga kėto hetime e zbulime mėsuam gjithcka pėr tė. Mėsuam se ndoshta mentalisht ėshtė jo stabil! Mėsuam se ndoshta ka qėndruar nė Serbi! Mėsuam se ndoshta ėshtė shantazhues! Kanė mbetur edhe disa ditė aktive hetimi e zbulimi, pėr tu vėrtetuar dhe, ja ku e kem tė vėrtetėn. Tė vėrtetėn qė do tė na lehtėsojė. Njė tė vėrtetė, qė nė fakt, do tė na e fsheh tė vėrtetėn e madhe! Ajo ēka ka munguar gjithė kėto ditė, ėshtė ajo pėr ēka flet Nazim Bllaca. Nuk e kam fjalėn pėr vrasjet dhe vrasėsit qė ai pėrmend. E kam fjalėn pėr pyetjen mė tė madhe qė, nė njė farė forme, ai e ngrit para neve: KUSH ĖSHTĖ SHIK-u?!
Ēka dimė pėr SHIK-un?
Krejt ajo ēka dimė pėr SHIK-un ėshtė se; nuk duhet tė pyesim pėr tė!
I gjithė aktiviteti, pėrgjegjėsia e llogaridhėnia e SHIK-ut u pėrmbyll e ndryen me njė paraqitje publike, para dy vjete, tė shefit tė tij, Kadri Veseli, i cili e shpalli tė pėrfunduar misionin dhe veprimtarinė e kėsaj organizate. Ndonėse nuk e dinim kush janė e cka kanė bėrė, prap, zgjedhėm tė mos pyesim. Nuk pyetėm, sic nuk lam kėnd pa e pyetur pėr Nazim Bllacėn. Nuk e hetuam, zbuluam dhe ndėrtuam kurrė, sot e kėsaj dite, profilin e njeriut mė kontravers tė organizatės mė kontraverse tė luftės dhe pasluftės. Nuk pyetėm kurrė se kush ėshtė ky njeri civil qė shumėherė e shohim pėrkrah kryeministrit tė Kosovės. Nuk pyetėm kurrė se kush ėshtė ky njeri civil qė ka komoditetin tė pranojė publikisht ekzistimin dhe udhėheqjen (gjatė gjithė kėsaj kohe ) tė njė organizatė qė nuk e dime as kush janė e as ēka kanė bėrė! Nuk e dimė as tė kujt janė! Kjo elita e analistave e gazetarėve hulumtues, qė zbuluan deri nė detaje kush ėshtė Nazim Bllaca, asnjėherė nuk u mobilizuan e atraktuan tė kuptojnė e mėsojnė se kush ėshtė Kadri Veseli. A ka kėrkuar ndonjėherė ndihmėn e neuropsikiatrit Fatmir Xhelili, siē e zbuluan se Nazim Bllaca e kishte kėrkuar. Nuk e hetuan dhe zbuluan kurrė se ku ka qėndruar dhe kah ka udhėtuar Kadri Veseli, siē i zbuluan e mėsuan, kaq shpejt, tė gjitha vendodhjet e Nazim Bllacės. Nuk pyeti as Qeveria, nuk pyeti as policia, as Kuvendi e asnjė politikan i vetėm.
Ramush Haradinaj, kohėve tė fundit ndoshta ishte politikani i vetėm qė nisi njėfarė sulmi publik kundėr kėsaj organizate, duke e akuzuar kryesisht pėr pėrfshirje nė krimin e organizuar dhe si parapolitikė tė kryeministrit Hashim Thaci. Dhe, rasti mė i mirė kur Ramush Haradinaj ėshtė dashur, jo vetėm tė flas, por edhe tė bėrtas ėshtė rasti i Nazim Bllacės. Pėr ēudi, Haradinaj, mė shumė u shqetėsua pse Bllaca po flet sesa pėr ēka po flet. Haradinaj mė shumė u preokupua pse policia nuk e arrestoi Nazim Bllacėn sesa pse policia nuk po e heton rrėfimin e Nazim Bllacės. Kur, ndoshta tė gjithė kemi pritur qė Haradinaj tė kėrkojė ndalimin dhe marrjen nė pyetje tė Azem Sylės (njeriut mė tė pėrfolur nė kėtė rrėfim) ai kėrkoi arrestimin e Nazim Bllacės, tė njeriut qė po flet. Ėshtė ēudi se si politikėn kosovare e bashkon gjithmonė njė pikė, atėherė kur kėrkohen hetime, qofshin pėr krime, qofshin politike, qofshin ekonomike. Ose tregohen neglizhent ose kontribuojnė direkt pėr ti penguar ato. Por, ti kthehemi pyetjes sė madhe. Si ėshtė e mundur qė, krahas Nazim Bllacės, tė mos ketė as mė tė voglėn kurreshtje publike pėr njeriun qė gjithė kėto vjet ka udhėhequr me organizatėn mė misterioze tė Kosovės. Si ėshtė e mundur qė madje as Kuvendi e asnjė parti politike nuk i ka bėrė thirrje shefit tė kėsaj organizate tė dėshmojė, qoftė edhe nė ndonjė seancė tė mbyllur pėr publikun por, tė hapur pėr tė gjitha subjektet politike nė Kuvend. Keq a mirė, drejt a shtrembėt tė paktėn, Nazim Bllaca, iu nėnshtrua pyetjeve, edhe atyre publike. U pėrballė me pyetjet. U pėrballė sepse kishim pyetje pėr tė.
Si ėshtė e mundur qė gjithė kėto vjet nuk kemi pyetje pėr SHIK-un dhe reprezentuesit e tij publik?! SHIK-u nuk ėshtė e vėrteta pėr tė cilėn nuk duhet pyetur! Atėherė, kush do tė na rrėfejė pėr tė?! Nėse ata jo gjithmonė do tė dal dikush qė do tė rrėfejė pėr ta. Por, mos tė tronditen mandej.
Nazim Bllaca
Nuk ėshtė vetėm njeriu qė na shokoi me rrėfimin e tij. Nuk ėshtė vetėm njeriu qė na e prishi ditėn e vikendit. Edhe nėse asgjė nuk ka tė vėrtetė nė rrėfimin e tij, ai na vuri para sfidės mė tė madhe nė Kosovė. Sa jem tė gatshėm tė luftojmė pėr tė vėrtetėn. Pėr tė vėrtetėn qė mund tė dhemb. Nazim Bllaca, nėse asgjė tjetėr, na ka zbuluar fytyrat e vėrteta tė njerėzve tė rremė. Tė atyre njerėzve qė nuk kanė as mė tė voglin respekt pėr tė vėrtetėn. Pėrgjigja nuk mund tė gjendet duke bėrė vetėm pyetjen; kush ėshtė Nazim Bllaca pa pyetur edhe; kush ėshtė SHIK-u?!
Marrė nga faqja e LDD-sė nė Gjermani
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
|