Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
|
Titulli: Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca ėshtė vetėm maja e Aisbergut
KAPITULLI I
ORGANIZIMI USHTARAK (UĒK) NĖ KOSOVĖ
Gjatė tėrė historisė, populli shqiptar ka luftuar pėr ēlirimin e vet kombėtar. Ai u kacafyt mearmiqtė e shumtė, duke u pėrleshur e luftuar, nė mėnyrė qė tė ēlirohet nga pushtuesit, ata qė e kishin pushtuar me arme dhe me dhunė e terror e mbanin nėn okupimin barbar. Nga luftėrat e gjata te popullit tonė doli shteti shqiptar, por i pėrgjysmuar. Shqipėrisė iu shkėputėn vise te tėra, te pastra shqiptare. Nga trungu i atdheut ndanė Kosovėn dhe shumė vise te tjera, te pushtuara nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, Greqia, te cilave edhe ua aneksuan. Mirėpo, pėrkundėr ndarjes, populli ynė e vazhdoi luftėn e tij ēlirimtare. Pas LDB-sė ai luftoi pandėrprerė kundėr pushtuesve serbo-jugosllavė. Me arme ne dore dhe nėpėr rrugėt, sheshet e malet e Kosovės, u ndesh me armikun dhe luftoi pėr ēlirimin e vet. Nga dhuna e terrori i ashpėr serbomadh u mbytėn me mijėra e mijėra shqiptare. Ndėrsa, me qindra e mijėra te tjerė, fėmijė e gra, burra e pleq, u dėbuan nga trojet e veta shekullore. Kjo dhunė e ashpėr, terror e masakrim ēnjerėzor nuk e ndali kombin tonė nga rruga e lirisė, por pėrkundrazi, ai dhjetėvjeēar pas dhjetėvjeēari, pas ēdo goditjeje u riorganizua, duke dalė edhe me i forte se me pare. Natyrisht, edhe armiqtė e thelluan luftėn dhe ndjekjet kundėr kombit tonė, masat e dhunės dhe terrorin shtetėror. Ky veprim i ashpėr i armikut, i kombinuar me masa dhunuese e terror fashist nga bazat shtetėrore, te papara ne histori, parashtroi detyrėn e organizimit te popullit tonė konform kushteve dhe rrethanave te krijuara te luftės pėr ekzistencė fizike e shoqėrore. Ky pushtim mund te luftohej vetėm me organizimin ne pėrputhje me normal e ligjshme politike pėr te luftuar pėr liri, pavarėsi e vetėvendosje kombėtare, forma kėto te lejuara me akte ndėrkombėtare. Organizimin ushtarak te Kosovės e paraqiti koha si kusht te domosdoshėm, pa te cilin kombi ynė nuk do te mund te luftonte me te gjitha mjetet dhe format pėr ēlirimin e vendit, pėr pavarėsi e demokraci, pėr njė shtet te pavarur te Kosovės.
Por, pėr te ardhur deri tek ky organizim politik e ushtarak natyrisht qė kishte vėshtirėsi te
mėdha juridike, politike e te karakterit kushtetutor. Kėto vėshtirėsi e pengesa u tejkaluan,
sepse, vetė kompetentėt sipas dispozitave kushtetutore nuk e organizuan atė punė. Kėshtu, u fitua ligjshmėria dhe, me punė e angazhim te madh te LPK-sė, u organizua subjekti ushtarak ne Kosovė mbi bazat e dispozitave kushtetuese te shtetit.
Subjekti ushtarak (UĒK) u emėrtua nga organizatori i kėtij subjekti, pėrkatėsisht Kryesia e
KP te LPK-sė, Dega j.v., e cila e pati edhe pėrgjegjėsinė politike, morale e diplomatike
pėrballė kėtij subjekti, kombit e organizmave ne bote. Ky subjekt ushtarak kishte edhe normat e pėrcaktuara pėr ndėrtimin e Frontit Ēlirimtar te Kosovės dhe e financonte atė me
vetkontributin e anėtarėve. Me ndihmėn e LPK-sė u ndėrtua, u dha kahja e aksioneve dhe u financuan njėsitė e para te Ushtrisė Ēlirimtare te Kosovės. Ne atė kohė (vitet 1990-1993) ende nuk ishte ky emėrtim, por njėsitė ushtarake siē ishin organizuar edhe vepronin. Atyre iu dha kahja politike e luftės ēlirimtare te kombit tonė, duke krijuar bazėn politike.
1. Bazat politike e juridike-organizative te UĒK-sė
Duke u mbėshtetur ne dokumentet e organizatės, ne programin edhe ne statutin e LPK-sė, nė rezolutat dhe ne vendimet qė dolėn nga mbledhja e Pare dhe e Dytė, si dhe e Tretė e pėrgjithshme e LPK-sė (vitet: 1987, 1989 dhe 1991), para organeve udhėheqėse te LPK-sė, sidomos Kryesisė se KP-sė, qoftė brenda qoftė jashtė vendit, u paraqit nevoja e organizimit te njė subjekti ushtarak qė do te fuste ne veprim te gjitha format dhe mjetet demokratike e ligjore te luftės, pėr te ēliruar vendin dhe pėr te realizuar bashkimin kombėtar te popullit shqiptar, aspiratė historike e kombit tonė (Dokumentet e LPK-sė deri ne MP te Trete).
Shumė herėt u punua ne kėtė fushė. Pėr te ndėrtuar njė ushtri u mbėshtetėm ne vijėn politike te LPK-sė dhe ne dispozitat juridike te kėsaj organizate te popullit tonė. Ne organet udhėheqėse te kėsaj organizate (ne Kryesi) nxorėm edhe sektorėt pėr te gjitha sferat e veprimtarisė sonė ēlirimtare, nga ato politike e juridike, deri tek sektori ushtarak, etj. Mirėpo, pėr te arritur kėtė organizim ushtarak dolėn edhe shumė detyra te mėdha ne fusha te ndryshme, sidomos ne ato politike, juridike e luftarake te cilat duhej te rregulloheshin, ne mėnyrė qė te arrihej tek organizimi i njė subjekti ushtarak.
Kėto ēėshtje e preokupuan me vite te tėra Kryesinė e LPK-sė.
a) Ēfarė kishte sanksionuar LPK-ja
Siē dihet, LPK-ja ishte vete e pėrcaktuar si organizate ēlirimtare. Ne programin e saj thuhej:
"Populli shqiptar lufton pėr te arritur ēlirimin e Kosovės dhe formimin e shtetit te pavarur qė do te pėrfshijė te gjitha trojet e veta nėn pushtim, ku shqiptarėt janė shumicė" (...).
Ndėrsa pėr te arritur kėtė pikėsynim ishte sanksionuar: "Pėr te arritur pikėsynimet kombėtare, ēlirimin e vendit, LPK-ja do te pėrdorė te gjitha format e luftės ēlirimtare: demokratike, paqėsore dhe te kryengritjes se armatosur ēlirimtare" (Programi i LPK-sė).
Kėto dy pėrkufizime juridike ishin bazė e veprimtarisė sonė politike e juridike ne kuadėr te
luftės pėr ēlirimin e vendit. Megjithatė, me kalimin e kohės ne aspektin ushtarak, pėrveē ne atė politik e organizativ, LPK-ja u stėrkeq dhe nuk kishte mundėsi veprimi. Kėtu ndikoi jeta plurale ne vend, pėrkatėsisht krijimi i njė numri te madh te partive politike. Dalja ne skenė e kėtyre partive si dhe pėrpjekja qė te bėhej rezistencė pėr ekzistencėn juridike e organizative te LPK-sė, bėri qė ky pikėsynim programor te neglizhohej dhe gradualisht LPK-ja te kalonte ne parti politike. Ajo nuk u legalizua tek organet si parti, por veprimtarinė e vet, ne fakt e kishte te tille. Ndonėse e legalizuar ishte si organizatė, vetėm emėrim e kishte te tille.
Kėshtu jeta e organizatės u dyfishua. Pas mbajtjes se Mbledhjes se Pėrgjithshme te Tretė ne vend, ne vitin 1991, ajo pėrfundimisht e humbi karakterin e vźt ēlirimtar. Ne mbledhje brenda vendit u pėrcaktua vetėm karakteri politik i organizatės, si subjekt gjoja "legal'". Pėr atė shkak mbetėn disa kėshilla jashtė ingranazheve te saj, sepse nuk e pranuan atė legalizim. Ndėrsa, ne botėn e jashtme, ende u mbajt ne jetė kombinimi i formave legale me ilegale te veprimtarisė, por ne fakt, pėrballė subjekteve politike shqiptare dilte si subjekt legal. Kjo ne njė anė dhe, ne anėn tjetėr neglizhimi i udhėheqjes se dalė brenda vendit pėr te vazhduar punėn, pėr ēka edhe Kryesia dha dorėheqje, bėnė qė tėrė aktiviteti i LPK-sė brenda dhe jashtė, pėrsėri te kalonte ne botėn e jashtme, tek Dega j.v. Ne fakt ky ishte edhe vendimi i LPK-sė. Nėse baza jonė atje mbetej pa organe udhėheqėse, detyrat e saj t'i kalonin Kryesisė jashtė vendit.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 15-12-09 nė 19:55
|