Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
|
Titulli: Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca ėshtė vetėm maja e Aisbergut
Pushimi faktik i veprimtarisė se saj brenda vendit, e nxori Kryesinė e LPK-sė, Dega j.v. para njė akt te vėshtirė. Kėsaj i duhej te punonte ne dy fronte: se pari, ne drejtim te zgjerimit te radhėve te LPK-sė brenda vendit dhe, se dyti, ne drejtim te krijimit te bazės politike e juridike, pėr te organizuar njė force ushtarake pėr te luftuar pėr ēlirimin e Kosovės. Ne fakt, njėsitė e para vetėm sa ekzistonin. Ato lindėn nga ish-kėshillat popullore ne vitet '90-'91, atėherė kur, pas dorėheqjes se Kryesisė u stėrkeq organizata brenda vendit dhe shumė kėshilla kaluan vetvetiu ne njėsi ushtarake ēlirimtare. Por, kjo forme nuk mjaftonte pėr njė luftė ēlirimtare. Duhej te punohej ne krijimin e bazės politike e shoqėrore, pėrkatėsisht te platformės se subjektit qė krijohej. Kjo ishte pėrcaktuar politikisht vetėm nėpėr mbledhjet e pėrgjithshme te organizatės. Baza juridike e politike ishte ndėrtimi i njė Fronti Ēlirimtar te Kosovės, me bashkimin e te gjitha subjekteve shqiptare, pa dallim pikėpamjeje politike, ideje, krahine a vendi, por qė janė pėr ēlirim. Pėrjashtim bėnte vetėm baza tradhtare. Kjo ishte e sanksionuar ne dokumente te LPK-sė. Edhe ne mbledhjet e LPK-sė, kuptohet, ato te pėrgjithshme, sidomos ne Mbledhjen e Dytė dhe te Tretė te Pėrgjithshme, te organizuara ne botėn e jashtme, u nxorėn edhe disa rezoluta ku tregohej baza politike e shoqėrore dhe bėhej detyrė parėsore e LPK-sė, pėrkatėsisht e udhėheqjes se saj, ndėrtimi i njė subjekt ushtarak, jashtė radhėve te LPK-sė. Kjo duhej te luante vetėm rolin e udhėheqjes, kuptohet ne anėn politike, juridike, diplomatike dhe ta financonte atė. Prej kėsaj, madje para shpėrthimit te luftės se armatosur, ishte pėrcaktuar ndėrtimi i Front Ēlirimtar te Kosovės, si forma e mjeti i vetėm pėr te ēliruar Kosovėn nga pushtuesit shekullor.
Mbi kėtė bazė u kalua ne krijimin e bazės juridike pėr organizimin e njėsive ushtarake. Qė ne vitet 1991-1992 u vendės ne Kryesi platforma politike pėr subjektin e ri. Me atė bazė parashiheshin format e mjetet e luftės te cilat, pėrveē atyre pasive e aktive, pėrfshinin edhe mjetet ēlirimtare pėr ēlirimin e Kosovės. Kryesia e pranonte jetėn plurale ne vend dhe ndėrtimin demokratik te shtetit te Kosovės. Kėtij pėrkufizimi politik te paraqitur nga Sektori politik e juridik i organizatės i mungonte vetėm ana juridike. Pėr kėtė shkak, si sektor u mbėshtetėm ne rezolutat e MP te LPK-sė dhe mbi atė bazė nxorėm vendimin pėr organizimin dhe ndėrtimin e subjektit te ri. Ky ishte vetėm njė pėrforcim juridik i vendimit pėr subjektin e ri, i cili ishte duke u organizuar (Vendimet dhe Rezolutat e LPK-se Degaj.v. tė MP te Tretė).
b) Baza organizative pėr ndėrtimin e UĒK-sė Detyrė tjetėr qė doli para organit tonė ishte gjetja e formave pėr te dalė nga gjendja qė u krijua brenda vendit. Degės jashtė vendit i duhej te merrte rolin udhėheqės, jo vetėm pėr ndėrtimin e radhėve te saj brenda vendit, por edhe te subjektit ushtarak. Mbledhjet e LPK-sė e pėrcaktuan kėtė lloj organizimi, sepse brenda vendit, pas MP te tretė te saj, vitin 1991, u larguan Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, etj, nga udhėheqja, madje Gani Syla edhe si krvetar. Kėsisoj, mbetėn radhėt pa udhėheqje, gjė qė i kaluan kompetencat e saj tek udhėheqja e LPK-sė jashtė vendit. Kjo ndodhi pėr shkak se ky grup pati kėrkuar zyrtarisht te dilej me deklarimin pėr te shpallur LPK-nė inekzistente (Roporti informativ i Grupit te Organizimit te LPK). Ndėrsa, si arsyetim jepej se, kjo organizatė gjoja ishte e tepėrt ne jetėn plurale te Kosovės, LPK-ja si organizatė ilegale e kishte kryer detyrėn e vet politike e shoqėrore dhe se, tash ishin partitė légale qė vepronin ne vend.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 15-12-09 nė 20:18
|