Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
|
Titulli: Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca ėshtė vetėm maja e Aisbergut
Ne kohėn qė po diskutojmė, Kryesia e Degės j.v. pėrbėhej prej Kryetarit Fazii Veliu,
Nėnkryetarit Muhamet Kelmcndi, Sekretarit Emrush Xhemaili, Pėrgjegjėsit Financiar Gafurr
Eishani dhe anėtarėve: AU Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Agush Buja, qė ne MP te katėrt u
zėvendėsua me Adem Grabovcin. Si Kryesi e KP te LPK-sė Dega j.v. e zgjedhur pas MP te
Tretė mori tėrė aktivitetin e LPK-sė. Nga ky moment iu futėm punės si Kryesi pėr njė
organizėm tjetėr ne fushėn ushtarake, krahas vazhdimit te punės pėr ndėrtimin e LPK-sė e cila parashikohej si bazė politike (Shėnimet nga ditari i MK).
Mirėpo, pėr te kryer detyrat qė shtronte koha, si organ i tėrėsishėm, vetėm me mbledhjet tona te organizatės, qė ishin sanksionuar edhe ne program, ishte e pamundur. U desh te
grimcoheshin punėt dhe te zgjidheshin sektorėt pėr ēdo fushė e veē e veē. Ne fakt, sektorėt i kishim pėr veprimtarinė tonė te brendshme qė nga vitet 1987, por tash lypsej rregullimi i tyre juridik dhe profesionalizimi i kuadrit ne to.
Ne kėtė kohė nxorėm disa sektorė:
1. Sektori politiko-juridik me udhėheqės Muhamet Kelmendin, anėtarė Fazli Veliun dhe
Emrush Xhemailin, i cili ishte kompetent pėr anėn politike dhe juridike. Ky sektor nxirrte
projektvendime, rezoluta, qėndrime e rregullore dhe i paraqiste para organeve pėr miratim.
2. Sektori pėr organizimin e radhėve te LPK-sė brenda vendit, qė kishte udhėheqės Emrush Xhemailin, ndėrsa anėtarė Gafurr Eishanin dhe Ali Ahmetin. Kėtij sektori i ndihmonte edhe Xhavit Haliti. Ky ishte sektor qė duhej te gjente radhėt brenda vendit dhe te strukturonte organizatėn tonė atje.
3. Sektori i rėndėsisė se veēantė, me udhėheqės Xhavit Halitin dhe anėtarė Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemailin. Kėta ishin pėrcaktuar si ndėrlidhės midis Kryesisė dhe radhėve te njėsive ēlirimtare. Ky sektor pėrcillte vendimet e qėndrimet tona atje dhe anasjelltas, te atyre tek ne.
Merrej edhe me gjetjen e forcave te reja ēlirimtare ne Kosovė (Shėnimet nga ditari i MK).
Kishim edhe sektorė te tjerė, si sektori diplomatik me udhėheqės Rexhė Ibėrdemaj dhe
propagandistik me udhėheqės Fazli Veliun.
Edhe kėto i kishin te pėrcaktuara kompetencat e veta. Pastaj, ishte sektori financiar, pėr
agjitacion, mėrgimtar, ctj. Te gjithė kėta sektorė vepronin ne kuadėr te Kryesisė se Degės
jashtė vendit.
Vjen kėtu te pėrmendet edhe puna e madhe pėr gjetjen e formave te organizimit. Njė punė te madhe pėr kėtė ka kryer njė ekspert nga Tirana, i cili na pati ofruar materialin e organizimit te kėsaj veprimtarie, material qė e shqyrtuam dhe e vumė ne bazė te organizimit tonė. Ky u morr edhe me aftėsimin e kuadrit tonė pėr kėtė detyrė te madhe kombėtare. Mbi kėtė material i dha Kryesia edhe kahet e organizimit, duke u mbėshtetur ne format e organizimit te njėsive ushtarake te vogla, pa numėr te madh, ne konspiracion dhe nxori vendimet pėr mėnyrėn e veprimtarisė se tyre. Ne Kryesi u diskutuan edhe kahet e veprimit ushtarak. Ndėrsa, u vendos qė brenda vendit te shkohej vetėm tek ish-anėtarėt e LPK-sė, tek te burgosurit dhe tek ata qė njiheshin pėr sakrifica, trimėri dhe me vetėdije kombėtare, te paimplikuar ne veprimtari destruktive dhe qė ishin treguar me vepra luftėtarė te zotė te ēėshtjes kombėtare.
Krahas kėsaj, ne Kryesi u diskutuan edhe format e veprimtarisė ushtarake te njėsive qė
organizoheshin, forma kėto qė i jepnin karakter politik veprimtarisė ēlirimtare, duke dhėnė
kahet e saj, objektivat dhe forcėn juridike te veprimtarisė. Pėr kėtė nga sektori politik e
juridik iu propozua Kryesisė se LPK-sė te nxirrej ky vendim: "Njėsitė ushtarake ēlirimtare
duhet te organizohen ne njėsi te vogla ushtarake, me konspiracion dhe disiplinė te rreptė. Ato kanė te drejtė te veprojnė vetėm kundėr forcave pushtuese te armikut, njėsive policore e ushtarake te pushtuesit dhe objekteve me rėndėsi ushtarake e shtetėrore. Ne punėn e sipėrduhet te zgjerohen dhe te riorganizohen.
Ne punėn e vet ēlirimtare, njėsitė nuk guxojnė te kryejnė aksione kundėr popullsisė civile,
fėmijėve e grave, ne vendet publike dhe kundėr objekteve social-kulturore, etj. Kjo pėr shkak se, nėpėrmjet kėsaj kalohet dhe vlerėsohemi ne ushtri "terroriste", akuzė te cilėn pushteti i Beogradit po e pėrdor kudo, ne bote dhe brenda vendit" (Projektvendimi i LPK-sė).
Ky vendim u aprovua njėzėri.
Megjithatė, ky vendim paraqiti pėr detyrė dhe po ne kėtė mbledhje u vendos, qė ne te
ardhmen, te shkohej kah rregulli juridik i subjektit qė po organizohej, kuptohet njė akie
normative e me dokumente tjera. Ne Kryesi u kėrkua qė te ushtroheshin anėtarėt qė do te
futeshin ne kėtė subjekt ushtarak dhe, te gjendeshin e te punohej edhe me forcat ushtarake, oficerėt shqiptarė ne Shqipėri, qė ishin aktivė a te pushuar nga puna dhe me oficerėt shqiptarė nga Kosova, qė gjendeshin nėpėr vendet e ndryshme ne bote. Me vonė krijuam edhe grupe te veēanta te punės pėr ēėshtjet e tilla, pėrkatėsisht sektori pėr punė me oficerė si dhe pėr ēėshtje te tjera te rėndėsishme pėr luftėn tonė ēlirimtare.
c) Baza politiko-juridike pėr ndėrtimin e UĒK-sė
Pas nxjerrjes se vendimeve politike ne Kryesi, u kalua ne realizimin e tyre juridiko-politik. Ky organ shkoi kah gjetja dhe dhėnia e bazave politike e juridike, si pėr organizimin, ashtu edhe pėr aktivitetet dhe veprimtaritė e tjera te saj, mbi te cilat duhej te ndėrtohej ushtria jonė.
Ēėshtje qė domosdoshmėrish duhet te pėrmendet, ėshtė qėndrimi unanim i atėhershėm i
Kryesisė se Degės j.v. pėr disa ēėshtje politike, juridike e ushtarake, mbi te cilat u punua. Veē kėsaj, u pėrcaktuan edhe disa parime, te cilat duhej gradualisht te zgjidheshin nga ana jonė, ne bashkėpunim me organet qė do te dilnin nga njėsitet ēlirimtare te Kosovės, pra bashkimi politik e ushtarak ne Front. Kryesia e Degės pati vendosur mbi disa ēėshtje, mbi te cilat u punua deri ne vitet 1997-1998.
a) Ishte vendosur qė shtrirja territoriale e njėsive te ishte ne gjithė territorin shqiptar te
pushtuar nga ish Republikat e Jugosllavisė, sepse ne atė kohė ato nuk ishin ende shtete te pavarura, ndonėse ishte marre vendimi qė aksionet ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi te
kryheshin vetėm me urdhėr te Kryesisė, pavarėsisht nėse ekzistonte bashkėsia shtetėrore apo jo (Jugosllavia). Kjo duhej te bėhej duke i analizuar rrethanat ne tėrėsi, qoftė te brendshme, qoftė te jashtme, prej nga duhej te vendoste edhe pėr subjektin qė do t'i merrte ne pėrgjegjėsi aksionet ēlirimtare ne kėto republika jugosllave.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 15-12-09 nė 20:22
|