Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės
a) Njėsitė e para ēlirimtare
Bėrthamat e para te UĒK-sė janė krijuar nga bazat e LPK-sė qė mbetėn pas dorėheqjes se udhėheqėsisė se LPK-sė brenda vendit, kryetar i se cilės ishte Gani Syla. Ai pas njė periudhe prej disa muajsh jetė tėrėsisht pasive pėr LPK-nė, u largua edhe zyrtarisht. Me largimin e tij dhe te shokėve qė i pėrmendėm me lart, ne fakt, u paralizua jeta organizative e LPK-sė. Kjo bėri qė shamė kėshilla te kėrkonin te organizoheshin ne aspektin ushtarak. Pėr kėtė kėrkuan dhe ranė ne kontakt me shokėt tanė te Kryesisė j. v.
Nga ky moment, kompetencat e organizatės sonė i mori vete Kryesia e Degės j.v., jo vetėm pėr ndėrtimin e LPK-sė brenda vendit, por edhe te organizimit, ndėrtimit e udhėheqjes se njėsive ēlirimtare qė u organizuan pėr te futur ne veprim te tėra mjetet e lejueshme ne bote, edhe luftėn e armatosur. Disa kėshilla, ne viset e ndryshme te Kosovės, u shkėputėn nga jeta politike ne kuadėr te LPK-sė. Ato e shpallėn veten njėsi ushtarake, ndėrsa ne, si Kryesi, pas raportimit te sektorit, i pranuam (Vendimi iKryesisė se KP).
Natyrisht, ne si Kryesi bash kėtė lloj shkėputjeje nga radhėt tona dhe organizim vetėm mbi bazėn ushtarake nuk e donim. Ne, gjithashtu, nuk i njihnim kėta njerėz. Kryesia ishte pėr veprimtari te dyanshme, politike dhe ushtarake, duke u kombinuar njėra me tjetrėn. Por, sic u pa, kėto kėshilla nuk donin me te merreshim me punė politike, pėrveēse me veprimtari ēlirimtare. Puna politike, ajo e udhėheqjes, etj, iu la LPK-sė. Kėshillat kishin frikė nga dekonspirimet te cilat e kishin pėrcjellė mjaft gjatė organizatėn. Bazat e LPK-sė, brenda vendit, nuk donin qė vetėm pėr organizim, apo pėr program, agjitacion a pėr ndonjė ēėshtje normale, pėr ide e mendime, pa veprimtari konkrete ēlirimtare kundėr pushtuesit, te kapeshin e dėnoheshin me dėnim te rende.
Me dėshirėn e tyre dhe me miratim te organizatės disa kėshilla te LPK-sė kaluan ne njėsi luftarake. Ato vepruan ashtu me vulinetin e tyre, pa i detyruar kush. Natyrisht, kjo forme u pėrshėndet dhe menjėherė u riorganizuan. Ne kėtė kohė kishte edhe disa njėsi tjera te UĒK-sė, te krijuara ne vitin 1990, por ato nuk ishin te lidhura me njėsitė tona dhe vepronin te pavarura. Lidhja e tyre me ne u bė ne vitet 1994-1995. Por, e rėndėsishme ėshtė qė te dihet fakti se, njėsitė e para te armatosura datojnė nga viti 1990. Kėtu fillon organizimi ushtarak i UĒK ne viset tona te pushtuara.
Edhe pse kishte njėsi ēlirimtare, ende ne kėtė kohė nuk kishte ndarje ne zona, nėnzona operative, etj, mbi te cilat duhej te veprohej ushtarakisht. Ato {njėsitet ēlirimtare) ishin te pavarura nga njėra tjetra. Kjo ndarje nuk u bė edhe pėr faktin sepse kishte jashtėzakonisht pak njėsi ēlirimtare, sikundėr mund te shihet edhe nga vete aktiviteti ne terren. Pėrveē disa veprimtarive luftarake ne vitet 1990, 1991, 1992; ne vitin 1993 ende nuk ishim ne situatė pėr te kryer veprimtari te njėsishme dhe ne gjerėsi te territorit tonė te pushtuar, sepse ende nuk kishte as shtrirje dhe as njė komandė unike qendrore pėr te gjitha ato njėsi ushtarake. Njėsitet nuk kishin strukturė.
Njėsitet luftarake ishin kryesisht ne Drenicė, ne Dukagjin ne anėt e Lumthatit, komunat e Gllogovcit e Skėnderajt, Malishevės dhe Deēanit. Kishte njėsi te vogla ushtarake edhe ne Liap, e ne disa fshatra te Ferizait. Me vonė u zgjeruan dhe u organizuan njėsitet ēlirimtare edhe ne vendet tjera, deri ne viset e pushtuara shqiptare nėn Maqedoni. Viti 1993 shėnon pėr hčre te pare datėn kur, edhe pse pak, ne tėrėsi ne vend kishim njėsi ēlirimtare te cilat vepronin te pavarura dhe te lidhura me Kryesinė e Degės.
Prandaj, me organizimin e njėsive te para nga viti 1990 u kalua ne organizimin edhe te njėsive te tjera, te cilat ēojnė deri tek ndėrtimi i saj si ushtri. Kjo u arrit ne vitin 1993 kur u strukturua organi udhėheqės, Shtabi Qendror, si dhe kur u emėrtua UĒK-ja nga Kryesia e Degės se LPK-sė. Anėtarėt e pare te kėtij organi ishin nga S.ektori i rėndėsisė se veēantė te Degės jashtė vendit. Ndėrsa, si organ udhėheqės, me kompetenca politike, organizative, diplomatike, etj, mbeti Kryesia e Degės j.v. e cila e udhėhoqi atė deri me 01.05.1998. Ne kėtė kohė bėhet grushti politik ndaj kėtij organi dhe nga ky moment kalohet ne kooptimin e organit udhėheqės te UĒK-sė, si dhe te sektorėve tjerė.
Ne kėtė kohė, njėsitet kishin program te vetin pėrcaktimin politik te organizatės qė i udhėhiqte, pėrkatėsisht LPK-nė Dega j. v. Kryesia e saj ishte udhėheqėse politike, pėr te mos thėnė edhe Shtab i Pėrgjithshėm i njėsive te armatosura, UĒK-sė. Ky organ lėshonte informatat mbi punėn, aktivitetin dhe me vonė edhe komunikatat ne emėr te SHQ-sė te UĒK-sė. Sipas programit te LPK-sė dhe udhėheqjes se saj jashtė vendit, u pėrcaktuan edhe detyrat e saj pėr pavarėsinė e Kosovės dhe bashkimin me shtetin tonė te te gjitha viseve etnike e te pushtuara nga shtetet sllave.
Njėsitė ushtarake nuk kishin rregullore dhe as program te vetin te veēantė. Ato vepronin mbi dispozitat qė kishte LPK-ja. Dokumentet e kėsaj organizate, pėrkatėsisht programi, statuti, rezolutat dhe vendimet e kėsaj organizate kishin vierė politike e jundike edhe pėr njėsitet e UĒK-sė. Pas kėsaj, u dhanė bazat politike nga LPK-ja edhe pėr UĒK-nė e cila me vonė u shndėrrua ne subjekt dhe ajo mbi kėto dispozita veproi ushtarakisht.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|