Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-09, 23:11   #10
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

Po, si u zhvillua procedura?

Detyrėn pėr ndėrtimin juridik e politik tė sistemit ēlirimtar e kishim filluar shumė mė herėt. Kishte kohė qė Kryesia kishte tė dhėna se radhėt e UĒK-sė nuk ishin forca tė mjaftueshme politike, juridike e ushtarake pėr tė organizuar popullin dhe pėr ta udhėhequr atė nė luftėn ēlirimtare. Nė anėn tjeter, populli ynė ishte i ndarė nėpėr parti e organizata, gjė qė e paraqiste detyrėn e bashkimit vetėm nė sistem.

Prandaj, gjatė viteve 1993-1997, ēėshtja e ndėrtimit te UĒK- sė u bė temė kryesore e radhėve tona tė organizuara. Shumė punė u kryen, ndėrsa ne fillim te virit 1997, menjėherė pas vrasjes se disa shokėve dhe burgosjeve tė disa tė tjerėve, Kryesia e Degės mori vendim pėr tė ndihmuar UĒK-nė nė tė gjitha fushat e jetės sė saj, jo vetėm nė anėn politike e juridike, por edhe me kuadro tė ndryshėm. Pas vrasjes nė pritė afėr Vushtrrisė te Zair Pajazitit, Haki Zejnullahut dhe Edmund Hoxhės, si dhe te burgosjes sė mė shumė se 20 vetave, nė janar tė kėtij viti, u paraqit si domosdoshmėri dėrgimi i kuadrove nė Kosovė, zgjedhja e njė grupi pune pėr t'u marrė me kuadrin ushtarak, nė mėnyrė qė kėta tė futeshin ne radhėt e UĒK-sė dhe ta ndėrtonin atė ushtarakisht.
Ne kėtė kohė u kap edhe ēėshtja e ndėrtimit te sistemit, u pėrpilua projekti dhe filluan kontaktet me subjektet e ndryshme ne vend dhe jashtė.

Nga janari i virit 1997, UĒK-ja ishte prakrikisht pa Shtabin Qendror ne Kosovė (Raporf i sektorit te veēantė). Atė e udhėhiqte vetėm Kryesia e KP te LPK-sė dega j.v. Kjo i lėshonte tėrė komunikatat dhe tregonte fushėn e veprimit.

Duke e ditur kėtė gjendje, ne vitin 1997, u ndėrmor njė fushatė e gjerė e dėrgimit te shokėve ne Kosovė. Pėrveē kalimit me te madh te radhėve te LPK-sė ne njėsi ushtarake, dėrguam edhe shokė brenda vendit. Ne kėtė vit u kontaktua edhe me kuadrin ushtarak ne botėn e jashtme. Nga ata u kėrkua te futeshin ne radhėt e UĒK-sė. Por, ne kuadėr te kushteve te krijuara, fėrkimeve dhe organizimit te oficerėve ne kuadėr te qeverisė, ishte e pamundur shkėputja dhe dėrgimi i tyre. Ndėrsa, vetė qeveria nuk pranonte kontakte dhe as qė donte te dėgjonte pėr luftėn ēlirimtare.

UĒK-ja kishte nevojė pėr ēdo shqiptar. Prandaj, ne kėtė vit rame ne kontakt me shumė subjekte dhe lėshuam thifrje te brendshrne, ku bėnim thirrje pėr vulinetarė qė do te shkonin ne radhėt e UĒK-sė. Kuptohet se nga sektori, sidomos nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla, u kėrkua qė te lidhemi me shokėt e Shtabit qė vepromn ende ne Kosovė, para se te dėrgoheshin vulinetarė brenda vendit. Kėtė e pranuam, edhe pse ata kishin mbetur jashtė, pa shtab. Por, pas njė kohe (maj 1997) erdhi pėrgjigjia se gjoja (anėtarėt e Shtabit} nuk kishte nevojė pėr vulinetarė, pėrveē pėr mjete financiarc dhe arme (Raporti i sektorit te veēant'č). Kjo nuk u mor parasysh nga Kryesia. Pėrkundrazi, duke ditur dėmtimin qė kishte pėsuar UĒK-ja dhe mos ekzistimin faktik te Shtabit Qendror, iu futėm punės pėr dėrgimin e vulinetarėve dhe kėrkuam qė te bėhej organizimi i organit udhėheqės. Pėr ne ishte e qartė se pa atė organ nuk kishte ushtri.

Gjendje e njėjtė ishte edhe tek mjetet financiare. Mjete dėrgoheshin, por ato, gjatė vitit 1997, u bllokuan diku ne Kosovė, apo humbisnin nga sektori gjatė rrugės. Shumė radhė te organizuara a njėsi te shumė rretheve te organizuara te UĒK- sė mbetėn pa mjete. Vlen pėr kėtė te pėrmendet pjesa e Prekazit e forcave te UĒK-sė, Liapi e Rrafshi i Dukagjinit (Informacion nga terrent ne mbledhje te KrJesise). Ne kėtė gjendje ishin edhe njėsitet luftarake ne Tetovė, Kumanovė e viset tjera shqiptare. Kėto rrethe e forēa ishin lėnė fare pa mjete financiare, pėr ēka u detvrua Kryesia e Degės (viti 1997-1998) te bėnte vźte ndarjen e mjeteve financiare.

Ne gjendje me te mire nuk ishte as vetė jeta e brendshme e UĒK-sė. Nuk kishte me asnjė organ udhėheqės. Komanda ishte shpartalluar. Ēdo njėsi, rreth e organ i UĒK-sė vepronte sipas vendit dhe rrethanave qė ishte. Nuk kishte asnjė lidhje ne kuadėr te UĒK-sė. Ne kėtė kohė, nėntor 1997, disa ēeta te Drenicės dalin publikisht para popullit. Kjo theu tėrė dyshimin e "ekzistencės" apo jo te UĒK-sė si force ushtarake (Koha Ditore, tetor-nėntor 1997).
Pse u refuzuan kėrkesat pėr dėrgimin e kuadrove?

Ne kuadėr te dėrgimit te kuadrit brenda vendit, ne vitin 1996 kishim ēuar shumė shokė ne radhėt e UĒK-sė. Ndonėse kishte luhatje dhe rezerva tek dy anėtarėt e sektorit, ne asnjėherė nuk patėm mosmarrėveshje te thella ne Kryesinė e Degės pėr dėrgimin e anėtarėve te LPK-sė, simpatizantėve apo te veprimtarėve tjerė ne UĒK. U vendes me vota. Ēdo kush kishte te drejtė te paraqiste kėrkesėn dhe mbi te merrej vendimi. Pas kėsaj shokėt dėrgoheshin nga sektori brenda vendit.

Ne vitin 1996 shqyrtuam kėrkesėn e Fehmi Ladrovcit te cilėn e paraqiti Ali Ahmeti (Ditari i MK). Ai kishte kėrkuar lejen nga Kryesia pėr te shkuar brenda vendit pėr vetė, pėr bashkėshorten e vet dhe mėse 10 shokė. Ne si Kryesi e kishim shqyrtuar kėtė kėrkesė disa here, por kundėr shkuarjes se grupit te Fehmi Ladrovcit brenda vendit ishte kryesisht Xhavit Haliti dhe Azem Syla, me arsyetimin se, ky njeri dhe shokėt e tij janė kanenstė, njerėz qė shkojnė atje pėr te udhėhequr luftėn e jo pėr te luftuar (Deklarata ne Kryesi e anėtarėve te sektorit te vecante). Ky bllokim kuptohet se bėhej ne emėr te Shtabit Qendror te UĒK-sė, duke kėrcėnuar e lėshuar mbledhjen. Den ne maj te vitit 1997 e bllokuan vendimin e dėrgimit te Fehmi Ladrovcit me shokė.

Arsyetimi i kėtyre dy vetave, ne emėr te SHQ te UĒK-sė, sepse, Ali Ahmeti ishte pėr t'i lejuar, ndėrsa Jashar Salihu nuk ishte anėtar i Kryesisė, ndaj as qė merrte pjesė ne mbledhje, e bllokoi Kryesinė dhe ishte shumė negativ. Ata, pėrveē qė akuzonin pėr karrierizėm e mosdėgjueshmėri, me thėnien: "shokėt brenda vendit nuk kanė nevojė pėr shokė nga jashtė, por vetėm pėr para" (Deklarata ne Kryesi e Xhavit Halitit dhe Azem Sylės), krijuan njė fėrkim dhe mosbesim te madh. Ne emėr te kėsaj kjo thėnie ne Kryesi gjeti pėrkrahje, u shty pėr njė kohė te pacaktuar marrja e vendimit pėr dėrgimin e Fehmi Ladrovcit me shokė ne Kosovė.

Duke u mbėshtetur ne kėtė gjendje, ne vitin 1997, shkruam njė letėr drejtuar Shtabit Qendror, ne te cilin bazoheshin dy anėtarėt, pėr te shqyrtuar situatėn e krijuar. Kėtu po tregoj vetėm pėrmbajtjen ne mėnyrė te pėrmbledhur.

Ne letėr shpjegohej situata jonė politike, juridike e diplomatike ne bote; shkruhej pėr akuzat ndaj luftės dhe kėrkohej qė te dy organet, ai i UĒK-sė dhe Kryesia te takoheshin se bashku, ne nivel te tyre, apo te dy a me shumė delegatėve, diku ne Shqipėri a ne Kosovė. Ne te lypsej te diskutohej situata aktuale, gjendja e brendshme e dėrgimi i forcave, detvrat dhe, sidomos, kėrkohej qė te bisedohej mbi Frontin Ēlirimtar te Kosovės te cilin ne donim te ndėrtonim (Projekti i letrės). Letra iu dha Azem Sylės dhe ai na premtoi se do ta dėrgonte ne vend, tek Shtabi Qendror. Por, si duket, kjo letėr kurrė nuk iu ėshtė dėrguar shokėve atje. Ajo ka mbetur ne sirtarėt e tij, nėse i ka, ne xhepa apo veē ėshtė zhdukur. Ne vend te kėsaj, ai i kishte lajmėruar shokėt brenda vendit, se ne po shkonim pėr te udhėhequr luftėn nga jashtė. Prandaj, filluan edhe fėrkimet e para midis Azem Syles dhe Xhavit Halitit ne njė anė, dhe pjesės tjetėr te Kryesisė se Degės jashtė vendit, duke u mbėshtetur ne gjoja faktin se "nga bregu do te udhėhiqnim luftėn".

Mirėpo, dobėsimi i radhėve brenda vendit, megjithė kundėrshtimin e tyre, pas janar-shkurtit 1997, kur UĒK-ja mbeti pa organ te vetin udhėheqės, pėrveē Kryesisė qė e udhėhiqte atė, pėrsėn morėm ne shqyrtim kėrkesėn e Fehmi Ladrovcit. Ne maj te vitit 1997, edhe pse pėrsėri dy ishin kundėr Azuem Syla dhe Xhavit Haliti), u vendos dėrgimi i tyre ne Kosovė. Pėr realizimin e kėtij vendimi u caktua Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Azem Syla. E bėmė kėtė me qėllim qė kėta te mos i nxirrnin vėshtirėsi grupit te Fehmi Ladrovcit gjatė rrugės dhe ne vendiindje, sepse nėse nuk veprohej kėshtu kishte rrezik qė te precipitonte deri te konfliktet e brendshme, ne kuadėr te UĒK-sė. Pėrkundėr tėrė kėsaj ngjarjeje, vendimi nuk u realizua, pėr shkak te vrasjes nga forēat serbe te Luan Harajdinajt duke kaluar kufirin me shokė. Por, e pėrbashkėt ėshtė se, pėrkundėr dobėsimit te radhėve te ushtrisė, me bllokimin e vulinetarėve e kuadrove, u veprua edhe kundėr kėrkesave te shokėve te tjerė te Kryesisė a te KP te Degės j.v. te cilėt e shprehėn gatishmėrinė pėr te shkuar brenda vendit. Ēdo kėrkesė qė bėhej ne Kryesi nga dy anėtarė te sektorit (Xhavit Haliti dhe Azem Syles), u refłzua kategorisht, ne emėr te UĒK-sė, e, gjoja se nuk kishin nevojė, ndėrsa dėrgonin persona te tjerė, anėtarė qė i kishin nėn kontrollin e tyre. Kėtė e refuzonte Ali Ahmeti, duke treguar se ato nuk ishin vendime te UĒK-sė (Ditari i MK).

Ne kėtė kohė nga kėta dy anėtarė te sektorit, paraqitet kėrkesa pėr gjetjen e ndėriidhėsve midis Kryesisė se Degės dhe UĒK-sė. Nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla u paraqitėn Hashim Thaēi dhe Kadri Veseli, si kuadro te vyeshėm e te sakrificės pėr detyrėn e tille. Ne nuk i njihnim, por me propozim te sektorit Kryesia i pranoi dhe ata nga sektori u dėrguan si ndėrlidhės nga Cyrihu i Zvicrės, ku ishin vendosur brenda vendit. Kjo, natyrisht, ishte e drejtė, por e keqja ėshtė se kėshtu nga kėta paraqiteshin dy kute krejtėsisht te kundėrta: ai i refuzimit te shokėve qė nuk i kishin nėn kontroll Xhavit Haliti e Azem Syla, si dhe te pranimit nga ata te dy pėr te dėrguar te tjerė brenda vendit, kuptohet sipas raporteve qė kishin ata.


vazhdon
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė