Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės
b) Veprimtaria ushturuke e UĒK-sė
Krahas ndėrtimit organizativ dhe politiko-juridik te UĒK- sė, detyrė tjetėr qė doli para kėsaj force ushtarake ne ndėrtim, ishte edhe aktiviteti ushtarak kundėr forcave pushtuese. Fillimisht ato ishin te ndara, pa njė komandė gjenerale, si dhe te njė rėndėsie jo te madhe. Ndėrsa, pas organizimit te Shtabit Qendror dhe rregullimit te saj juridik e te knjimit te sistemit komandues, aksionet ishin me te koordinuara.
Ne kėtė kohė lėshohen edhe udhėzimet nga Krycsia e Degės jashtė vendit mbi veprimtarinė e UĒK-sė ne sferėn politiko-jundikc-diplomatike. Ne ato rregulla, sikundėr folėm me pare, pėrcaktoheshin kahjet e aksionevc, vendi dhe mjetet e objektet qė duhej te sulmoheshin. Kjo bėhej thjesht pėr te mos u akuzuar veprimtaria jonė si vepėr penale terroriste. Pėr kėtė qėllim u lėshuan rregullat e veprimit ushtarak dhe njėsitė ushtarake kryen mbi kėto baza jundike aksione ēlirimtare. Prandaj, qė nga dita e pare e veprimtarisė, me aksionet ne Kosovė nuk u krye as edhe njė aktivitet terorrist, (aktivitet qe me norma ndėrkombėtare e teorinė e terrorizmit mund tė kualifikohet nė tė tillė). Ato ishin thjesht akte ligjore ēlirimtare.
Duke u mbėshtetur ne pikėsynimin e ēlirimit te vendit qė nga viti i pare i themelimit te UĒK-sė, ne aspektin zyrtar kur u emėrua dhe u sanksionua zyrtarisht ky subjekt e deri ne mars- prill 1998, nga Kryesia ėshtė kryer punė dualiste.
Se pari, ne sferėn e aftėsimit te disa kuadrove tona me taktikė e mjete luftarake, me artin e luttes dhe me strategjinė e saj;
Se dyti, u punua ne ndėrtimin e njėsive te afta goditėse kundėr armikut.
Ne sferėn e pare ka qenė vetė Kryesia e Degės j.v. qė ka organizuar veprimtarinė e pėrgatitjes se kuadrit ushtarak. Ajo i ka zgjedhur njerėzit dhe i ka ēuar ne kurse teorike e praktike. Ka raste kur nga disa vetė kanė mėsuar artin e luttes ilegale dhe ne kushte te rėnda. Veē kėsaj, ėshtė punuar edhe ne mėnyrė teorike, ne mėnyrė qė luftėtarėt te dinin te vepronin ne kushtet e pushtimit te rende.
Gjatė gjithė kėsaj kohė, falė kėsaj pune kėmbėngulėse e ndėrtimit te brendshėm ushtarak, ne kemi shumė aksione te pėrbashkėta te cilat tregojnė unitetin, komandimin dhe unifikimin e subjektit tonė ushtarak. Kėto aksione luftarake kundėr forcave pushtuese serbe u kryen ne vitin 1995, ne vjeshtė, kur u sulmuan me mjete te ndryshme luftarake dhe me bomba disa objekte policore e ushtarake dhe ne prill te vitit 1996, kur mėse 10 aksione u kryen ne tėrėsi ne Kosovė, po ashtu ndaj objekteve ushtarake e policore. Pas kėsaj kohė u kalua ne aksione me peshė, inviduale dhe kryesisht kundėr forcave pushtuese, si policore e ushtarake, ashtu edhe kundėr objekteve dhe mjeteve luftarake. Ato ishin te komanduara nga njė qendėr deri ne janar te vitit 1997. Me aksionet e armikut kundėr udhėheqjes se UĒK-sė, ne kėtė kohė, ky subjekt mbetet pa organ udhėheqės, komandim te vetin unik. Tash fillon veprimtaria e pavarur dhe ne ēdo anė te vendit, tamam sipas organizimit ushtarak.
Ne kėtė kohė komandimi kaloi ne zonat operative dhe nėnzonat e vendit (Raporti i sektorit tė veēantė, 1997). Ato organizuan ne vitin 1997 aktivitet ēlirimtar, jashtė komandimit te pėrgjithshėm. Nga zonat e nėnzonat operative u planifikuan dhe u kryen aksione kundėr forcave te pushtuesit ne shumė vende. Nga ky moment, nuk kemi me komandė qendrore ushtarake, prandaj edhe shumė aksione u kryen edhe nga njėsitet operative, jashtė komandave te zonave operative te veprimit ushtarak, jo vetėm jashtė asaj qendrore, por edhe te atyre te zonave e nėnzonave. Kjo, pėr shkak se nuk ishte Shtabi Qendror pėr te bėrė koordinimin, gjė qė bėri qė ne -sferėn ushtarake, pėrgatitja, operacionalizimi dhe komanda te kalonte ne zona, nėnzona dhe ne njėsi te vendit, jashtė rregullave te veprimit luftarak (Raporfi i sektorit te veēante, 1997).
Mirėpo, ky decentralizim ne veprimtari, ndonėse pėr karakterin e ushtrisė jo i lejueshėm, ne kushtet tona ndikoi pozitivisht. Zonat e nėnzonat fituan besim ne aftėsitė e veta operative, prandaj aksionet luftarake u thelluan. Edhe njėsitet luftarake e shtuan aktivitetin. Kėtu duhen pėrmendur aksionet e njėsive operative te Drenicės ne janar-maj dhe shtator-nėntor te vitit 1997. Kėto njėsi disa hčre i thyen forēat pushtuese serbe. Disa hčre u thyen forēat e pushtuesit serb nga fshati i Prekazit dhe te fshatrave te tjera te Skėnderajt. Aksione pati ne kėtė kohė edhe ne Prishtinė, kundėr rektorit serb te Universitetit te Prishtinės, pastaj kundėr shumė njėsive policore ne Llap e ne Rrafsh te Dukagjinit, sidomos kundėr stacioneve, policore serbe ne Komaran, ne Kievė, ne Kliqinė e Irzniq te Deēanit. UĒK-ja kreu aksione edhe kundėr kriminelėve serbe, tradhtarėve e bashkėpunėtorėve te ndryshėm ne terren (Raporti i sektorit te veēanttė). Kemi, kėshtu, njė veprimtari te gjerė luftarake e cila shkonte duke u thelluar e intensifikuar.
Falė kėsaj veprimtarie te gjerė u zgjerua lufta jonė ēlirimtare. Ne mars-prill te vitit 1998, ajo shpėrtheu me vrullin me tė lartė te shekullit te fundit, sepse armiku kreu ofensiva kundėr Prekazit e disa fshatrave ne Drenicė dhe me vonė ne Dukagjin, ku masakroi e dhunoi me dhjetra veta, duke shuar familje, gjė qė shtroi terrenin pėr rezistencėn popullore. Nga kjo kohė u kalua ne mobilizimin e kombit tonė. Ai u ngrit moralisht dhe nga ai moment u kalua ne kryengritje popullore te gjerė. Me UĒK-nė u bashkuan shumė fshatra, lagje e krahina te vendit; u bashkuan punėtorėt, intelektualėt, fshatarėt e gjithė popullsia. Lutta jonė ēlirimtare u thellua dhe, pėr periudhėn e marre ne shqyrtim, u ēliruan mbi 40% te territorit te Kosovės. Kjo kohė e vitit 1998 shėnoi bashkimin me te madh te popullit me luftėn.
Pėrveē aksioneve te pėrbashkėta dhe unike qė u kryen, ku u vendes kontrolli i UĒK-sė mbi shumė vise te Dukagjinit e Drenicės, Rrafshit te Kosovės, etj., kemi pasur shumė aksione te veēanta te cilat kryheshin ne disa vende, veē e veē, nga forēat e UĒK-sė. Kėtu duhen pėrmendur aksionet ne Līap, ne Gollak e ne viset e Kaēanikut, ne Shalė te Bajgores, etj. Edhe ne kėto vise kishte njėsi te UĒK-sė, ndonėse jashtė komandės. Pō, veē kėtyre aksioneve, kemi edhe nėpėr qytete te ndryshme aksione kundėr forcave pushtuese te cilat duhej domosdoshmėrisht te futeshin ne tėrėsinė e luttes ēlirimitare. Vien te pėrmenden kėtu edhe manifestimet popullore pėr te bėrė mobilizimin e masės.
Por e pėrbashkėta ėshtė: aksionet u kryen jashtė komandės se pergjithshme, kurse populli u bashkua si rezulat i dhunės e emrit te lartė te UĒK-sė, jashtė punės se saj.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|