Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Besohet se ky njeri ka organizue edhe atentatin kunder kryeministrit aktual te shtetit kosovar, ngadhnjyes ne zgjedhjet e fundit komunale, Hashim Thaēi.
__________________________________________________ _______________
Sekiraqa, troket nė EULEX
Njė i afėrm i Enver Sekiraqės ka trokitur nė dyert e EULEXit, pėr kontakt. Ky mision thuhet se ka sugjeruar qė Sekiraqa tė marrė njė avokat. Ky informacion nuk mohohet dhe as nuk pohohet nga EULEXi. Enver Sekiraqa ka dy vjet qė kėrkohet pėr akuza shumė tė rėnda, pėrfshirė vrasje.
Nga Jeton Musliu mė 15.12.2009 nė ora 8:21
Njė nga personat mė tė kėrkuar nė Kosovė nga policia vendase dhe ajo ndėrkombėtare duket se ėshtė lodhur duke jetuar tash e tri vjet i fshehur.
Ky ėshtė Enver Sekiraqa, tė cilin policia e konsideron shumė tė rrezikshėm, ndėrkohė qė mbi tė rėndojnė akuza nga mė tė rėndat.
Por, nėse policia vazhdon tė hetojė dhe tė mos arrijė ta arrestojė, burime tė Expressit nga EULEX-i japin njė tė dhėnė tjetėr shumė tė rėndėsishme, qė ndėrlidhet me kėtė person.
Sipas kėtij zyrtari, kohė mė parė, njė i afėrm i Enver Sekiraqės ka shkuar dhe ka biseduar me zyrtarėt pėrkatės tė kėtij misioni nė lidhje me kėtė tė arratisur.
Biseda me kėtė person, ka qenė thjesht informative, thotė ky zyrtar pėr Express, duke shpjeguar edhe sugjerimet qė i kanė dhėnė kėtij tė dėrguari, nga zyrtarėt e EULEX-it.
Njė nga prokurorėt e EULEX-it i ka thėnė kėtij personi, se do tė ishte mirė qė Sekiraqa tė caktojė njė avokat, thotė ky burim i gazetės, i mirinformuar.
Qėllimi i ardhjes sė kėtij personi, nuk dihet saktė, sqaron zyrtari ndėrkombėtar pėr gazetė, duke mos qenė nė gjendje tė japė mė shumė detaje.
Pėrveē kėsaj, burimi i gazetės nuk dėshiron tė pėrshkruajė as personin qė ka kėrkuar sqarime nga prokurorėt e EULEX-it.
Nuk ėshtė mirė tė zbulohen tė gjitha, ngase kjo ėshtė njė ēėshtje e ndjeshme, thotė ky person nėn kushte anonimiteti.
Qė nga viti 2007, Enver Sekiraqa, pėr tėrė kėtė kohė, vazhdon tė jetojė i fshehur, ndėrkohė qė pėrpjekjet e policisė pėr ta arrestuar kanė dėshtuar disa herė.
Pėr dėshtimin e policisė, zyrtarėt e saj kurrė nuk kanė dhėnė sqarime tė qarta, pėrveē qė ėshtė lėnė tė nėnkuptohet se ai ka burime nga brenda tė cilat i kanė treguar para se operacioni tė ndodhė.
Sekiraqa ka vite qė kėrkohet dhe hetohet, kurse pėr vendndodhjen e tij mė shumė ka tregime nė formė legjendash sesa tė dhėna tė sakta se ku vėrtet ai fshihet.
Derisa disa thonė se ai ėshtė parė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ka tė tjerė qė tregojnė se i njėjti ėshtė parė edhe nė Luginė tė Preshevės.
Tė kontaktuar nė lidhje me kėtė rast, zyrtarė tė misionit tė EULEX-it nė Prishtinė nuk pranojnė tė japin asnjė detaj nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Duke mos e pohuar kėtė rast, por edhe duke mos e mohuar, ata thonė se nuk mund tė publikojnė tė dhėnat qė mund tė jenė konfidenciale.
Karin Limdal, njė nga zėdhėnėset e misionit tė EULEX-it, jep njė pėrgjigje shumė tė shkurtėr pėr Express, qė ka tė bėjė me kėtė person i cili ka kontaktuar EULEX-in nė lidhje me Enver Sekiraqen.
Si ēėshtje e principeve, ne asnjėherė nuk japim informacione nė lidhje me kontaktet konfidenciale qė kanė njerėzit me prokurorėt e EULEX-it, thotė Limdal pėr Express.
Ndėrkohė, Enver Sekiraqa nuk kėrkohet vetėm nė botėn reale, pasi pėr tė njėjtin janė shpėrndarė tė dhėna dhe fotografi edhe nė faqen zyrtare tė internetit tė Interpolit dhe Policisė sė Kosovės.
Pėr kėtė person janė shpėrndarė tė dhėnat edhe nė tė gjitha pikat kufitare tė vendit si dhe nė ato tė vendeve tė Bashkimit Evropian.
Enver Sekiraqa kėrkohet pėr veprat penale tė vrasjes, krime seksuale, krim tė organizuar, krim tė organizuar ndėrkombėtar, vjedhje dhe pėr pėrfshirje tė tij nė vrasjen e policit Triumf Riza.
Pėrveē kėsaj, nė janar tė vitit 2008, Gjykata Supreme e Kosovės ka miratuar vendimin Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė tė marrė nė vitin 2006, nė tė cilin Sekiraqa dhe disa tė tjerė janė gjetur fajtorė pėr disa vepra penale.
Ai ishte dėnuar me 2 vjet burg, por tė cilat nuk i ka mbajtur asnjėherė pėr shkak se policia kurrė nuk ka mundur ta arrestojė.
|