Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Agim Gashi: Ahmet Krasniqi Kolonel
E Hene, 15-09-2008, 05:02pm (GMT)
Ahmet Krasniqi
Agim Gashi
Ahmet Krasniqi KOLONEL
Nė pėrvjetorėt e rėnjės sė Kolonel Ahmet Krasniqit
U ngrys qielli n“at nat“ me hanė,
Krisi pushka nė Tiranė,
Ogurzit edhe nji herė
Na e vran nji Kolonel.
U ngreh gishti i tradhėtisė
Dridhen malet nga termeti
Tue ja krye borgjin Kosovės
N“kry detyres ra Ahmeti.
Nė Tiranė u vra Ahmeti
Ku ashtė besa e ku ashtė nderi,
Pėr nder tė tij e pėr trimni,
Mbi Shqipni ka ra Ylberi.
O Ylber o i perėndisė
Qė mban shpirt e kolonelin,
Qė gjithėherė mallkon tradhėtinė
Shqipėnisė po falja nderin.
Moj Shqipni moj diell e hanė
Je ba qerdhe e tradhėtisė,
N“ty sundon krimi e dhuna
T“ka humbe qehrja e bukurisė.
Ska mendu Ahmet Krasniqi,
Qė nji ditė do ti bahesh varr,
Ai t“ka dashtė porsi Kosovėn,
Nė ty ishte njeri i gjallė.
Tash mbi qiellin e Shqipnisė
Nuri i tij shendrit si zjarr
Bashkė me shpirtin e Azemit
Tė urojnė njė dritė tė bardhė.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|