Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-12-09, 23:35   #9
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!

Nebil Ēika: Krasniqi, vrasja e pazbardhur e njė heroi
E Merkure, 24-09-2008, 12:50pm (GMT)



Heroi i Kosovės - Ahmet Krasniqi
Krasniqi, vrasja e pazbardhur e njė heroi

Nga Nebil Ēika

Mė mirė vonė sesa kurrė. Presidenti i Republikės sė Kosovės ka nderuar dje me titullin “Heroi i Kosovės” ish-ministrin e Mbrojtjes sė Kosovės, Ahmet Krasniqi, njė nderim qė me gjithė vonesėn e patolerueshme, ėshtė sa i merituar aq edhe domethėnės. Rasti i dekorimit tė Krasniqit pėrbėn njė moment tė veēantė nė shkrimin, perceptimin dhe interpretimin e historisė sė kombit shqiptar dhe kontributit tė individėve nė momentet kulmore tė saj. Por nuk mendoj se njė medalje pavarėsisht vlerės sė saj tė padiskutueshme ėshtė e mjaftueshme pėr tė vėnė nė vend nderin e njė heroi vrasja e tė cilit ėshtė ende njė enigmė. Mendoj se nderi me i madh qė mund t’i bėhej heroit Krasniqi dhe gjithė luftės historike pėr ēlirimin e Kosovės do tė ishte zbardhja e vrasjes sė tij. Autoritetet e Kosovės dhe ato tė Shqipėrisė duhet tė ndihen tė turpėruar qė janė tė detyruar tė nderojnė e tė respektojnė njė hero, ndėrkohė qė tė paktėn publikisht, nuk kanė kanė treguar as vullnetin mė tė vogėl pėr vrasjen e tij. Ahmet Krasniqi u vra dhjetė vjet mė parė nė rrethana tejet tė dyshimta ku u pėrfolėn si autorė tė mundshėm institucione tė sigurisė kombėtare shqiptare nė bashkėpunim me kundėrshtarėt politikė tė Krasniqit nė Kosovė. Nuk u vra nė Prishtinėn e pushtuar nga serbėt, as nė Beograd, por nė qendėr tė kryeqytetit tė Shqipėrisė, nė Tiranė, nėn mbrojtjen e garantuar tė shtetit shqiptar. Dihet publikisht qė nuk u vra ,tė paktėn fizikisht, nga serbėt. Koha nė tė cilėn Krasniqi u vra ishte njė periudhė e dominuar nga krimi politik shtetėror e denoncuar politikisht dhe publikisht nga opozita e asaj kohe. Vrasja e Krasniqit pasoi vrasjen e Azem Hajdarit dhe vrasjet apo arrestimet e njė sėrė ish-zyrtarėsh tė shtetit, sidomos tė atyre qė kishin punuar nė institucionet e sigurisė kombėtare dhe pėrbėn segmentin kohor e historik sa tė zymtė, aq edhe enigmatik tė periudhės post-komuniste tė Shqipėrisė. Por tė kthehemi tek rasti Krasniqi. Nė njė shkrimin tim pėr problemet e drejtėsisė rreth dy vjet mė par,ė e kam radhitur zbardhjen e vrasjes sė zotit Krasniqi si njė nga detyrimet kryesore tė drejtėsisė shqiptare nė mėnyre tė veēantė tė prokurorisė. Natyrisht qė nė periudhėn para ndryshimeve nė krye tė drejtėsisė nė gjė e tille ishte pothuaj e paimagjinueshme pėr shkak tė pėrfshirjes sė pėrfolur tė drejtuesve apo segmenteve tė institucioneve shtetėrore tė Shqipėrisė. Por ėshtė nė tė njėjtėn masė, e patolerueshme qė edhe pas ndryshimeve nė kreun e drejtėsisė dhe sidomos tė prokurorisė qė zbardhja e njė krimi me pėrmasa e implikime kaq tė mėdha vazhdon tė jetė ende njė tabu pėr drejtėsinė shqiptare. Kemi vene re qė prokuroria kėmbėngul pėr zbardhjen e krimeve nga mė ordineret e banalet tė ndodhura vite me parė, por vrasjen e njė ministri, tani edhe njė heroi, nuk guxon as ta pėrmendė as si statistikė e krimeve tė pazbardhura. Nuk duket se ka ndonjė gjasė qė prokuroria tė ndėrmarrė njė iniciativė tė tillė, megjithėse ėshtė detyre kushtetuese e saj, por politika nė Prishtinė dhe Tiranė e ka detyrimin, por edhe mundėsinė tė kėrkojė zbardhjen e kėtij krimi. Zbardhja e vrasjes sė Krasniqit dhe shumė krimeve politike nė Shqipėrinė e pas 1997-s pėrbėn pa dyshim bazėn e realizimit tė dekriminalizimit tė drejtėsisė dhe institucioneve tė tjera shtetėrore, njė angazhim politik e elektoral i mazhorancės sė djathtė dhe Kryeministrit Berisha. Zbardhja e vrasjes sė Krasniqit mendoj se ėshtė njė detyrim politik e kombėtar edhe i politikės sė djathtė nė Kosovė nė mėnyrė tė veēantė pėr Presidentin Sejdiu dhe LDK-nė si parti nė qeverisje. Mbase nuk kam informacionin e nevojshėm, por nuk kam dėgjuar qoftė edhe njė herė tė vetme qė autoritetet e Kosovės t’u kenė kėrkuar homologėve shqiptarė zbardhjen e kėtij krimi. Mbase kanė qenė shumė tė zėnė me ēėshtje tė tjera mė tė mėdha, por momenti i dekorimit tė tė ndjerit Krasiniqi mund tė kishte shėrbyer pėr t’u kujtuar pėr zbardhjen e vrasjes sė tij. Zbardhja e kėsaj ēėshtjeje ėshtė njė detyrim mė tepėr se ligjor, politik, moral e njerėzor, ėshtė njė detyrim kombėtar. Jo vetėm pėr tė marrė vesh shkaqet dhe autorėt e vrasjes, por edhe pėr tė parė se ku janė sot ata. Mund tė jenė deputetė e ministra, pjesėtarė tė policisė apo shėrbimeve sekrete nė Shqipėri e Kosovė, mbase kanė qenė edhe nė ceremoninė e dekorimit tė Krasniqit “Hero i Kosovės! Nė kushtet e moszbardhjes sė krimit ata mund tė jenė kudo nė institucionet tona politike e shtetėrore, tė gatshėm pėr t’u dhėnė shqiptarėve “heronj” tė tjerė. Megjithatė, si shqiptar, ndihem mirė pėr nderimin e Krasniqit .Mirėpo .... ku(sh) janė vrasėsit e heroit ?!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė