Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Pėrmbyset rezultati preliminar nė Prizren
Drama rreth pėrcaktimit tė fituesit tė garės pėr udhėheqjen e pushtetit lokal nė Prizren ėshtė thelluar edhe mė shumė tė martėn pas pėrmirėsimeve tė deklaruara nga zyrtarėt e Komisionit Komunal Zgjedhor. Shifrat e fundit tė prezantuara nga ky organ kanė pėrmbysur rezultatin preliminar nė favor tė kandidatit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Hanefi Muharremi, duke i dhėnė atij njė epėrsi tė ngushtė prej tetė votash pėrballė rivalit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Ramadan Muja. Sipas shefit ekzekutiv tė KKZ-sė nė Prizren, Nysret Bytyēi, dallimet nė rezultatin preliminar kanė dalė nė pah pas konstatimit tė lėshimeve tė bėra gjatė bartjes sė tė dhėnave nė tri vendvotime. Gabimi ka ndodhur gjatė bartjes sė rezultateve nga tri vendvotime. Koha ka qenė e shkurtėr dhe kemi qenė nėn presion, prandaj ėshtė normale qė ka pasur gabime.
Nė kėtė situatė e tėra do tė varet nga numėrimi i 1 mijė e 602 votave me kusht, proces ky i cili nuk do tė nisė pa bekimin e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe pa praninė e vėzhguesve tė partive politike. Burim Ahmetaj, koordinator i Qendrės pėr Numėrime dhe Rezultate, ka deklaruar se procesimi i materialit nga Komuna e Prizrenit nuk do tė bėhet pa informimin paraprak tė KQZ-sė dhe pa praninė e partive politike (Koha Ditore)
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|