Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
Dyshime edhe nė Mitrovicė
Nga Express mė 16.12.2009 nė ora 19:18
Shtabi zgjedhor i kandidatit tė Koalicionit AKR-LDD pėr Kryetar tė Mitrovicės, Nexhmedin Spahiut, nėpėrmjet njė komunikatė pėr media, ka thėnė se janė bėrė falsifikime tė procesverbaleve nga ana e PDKsė gjatė balotazhit.
Sipas tyre, falsifikimet e procesverbaleve janė bėrė nė Tunel tė Parė tė Mitrovicės.
Nė pikėn 1116/02R, nė Tunelin e Parė nė Mitrovicė, ėshtė falsifikuar procesverbali. Procesverbali origjinal pėrmban njė diferencė tė thellė nė numrin e votave nė favor tė Nexhmedin Spahiut karshi kandidatit tė PDKsė. Procesverbali i prezantuar para KQZja ua ka ndėrruar vendin kėtyre rezultateve, duke i shėnuar numrin e votave tė Nexhmedin Spahiut Avni Kastratit dhe anasjelltas, thuhet nė komunikatė, tė lėshuar tė mėrkurėn.
Procesverbali, sipas shtabit tė Spahiut, ėshtė falsifikuar nga Kryetari i komisionit nė pikėn 1116/02R, Lavdim Musa, djali i kolonel Emin Musės.
Po ashtu, siē thuhet mė tej nė komunikatė, nė rezultatin preliminar janė bėrė disa gabime teknike qė kanė ndryshuar rezultatin nė favor tė Avni Kastratit tė PDKsė.
Shtabi i AKRsė parashikon se me anulimin e kėtyre votave, ku pretendohet se ka pasur gabime, do tė ndikojė qė votat me kusht tė vendosin pėr Kryetarin e ardhshėm tė Mitrovicės.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|