Titulli: Anulohen votat ne Nente Komuna
KQZ anulon rezultatet nė 9 vendvotime
Me rekomandim tė Qendrės pėr numėrim tė votave, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), nė njė mbledhje tė mbajtur tė mėrkurėn me dyer tė mbyllura, ka anuluar rezultatet e votave nė nėntė vendvotime ku janė evidentuar parregullsi, prej tė cilave tri janė nė Prizren, dy nė Gjilan dhe nga njė vendvotim nė Dardanė, Besianė dhe Vushtrri.
Vetėm pak ditė pas pėrfundimit tė rrethit tė dytė tė zgjedhjeve pėr kryetar nė 21 komuna tė Kosovės, KQZ ka vendosur tė anulojė rezultat nė 9 vendvotime, pėr shkak tė parregullsive tė evidentuara.
Ndėrkaq, subjektet politike, tė cilat kanė dorėzuar ankesat e tyre nė Komisionin Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), pritet tė marrin pėrgjigje javėn e ardhshme.
KZAP vetėm gjatė ditės sė sotme ka pranuar mbi 22 ankesa lidhur me parregullsi, ndėrkaq nesėr pritet tė fillojė numėrimi i votave me kusht.
Bazuar nė rezultatet preliminare tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr balotazhin e sė dielės, Partia Demokratike e Kosovės ka fituar nė 10 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovės nė 5, kurse Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė 3 komuna.
Nė Prizren kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Hanefi Muharremi, dhe ai i Partisė Demokratike tė Kosovės, Ramadan Muja, kanė fituar pėrqindje tė njėjtė 50:50, andaj numėrimi i votave me kusht pėr kėtė komunė pritet tė pėrcaktojė udhėheqėsin e ri tė qytetit tė dytė mė tė madh nė Kosovė. /kosovapress/
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|