Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-09, 20:25   #18
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

Struktura juridike e organeve financiare


Nė dhjetor tė vitit 1995 u mbajt Mbledhja e Pestė e Pėrgjithshme e Degės. Nė mbledhje u zgjodh KP i Degės. Ky zgjodhi Kryesinė e tij. Aty u bė edhe organizimi dhe plotėsimi i sektorit tė veēantė me Azem Sylen qė i kishte fituar votat pėr anėtar tė Kryesisė dhe me Jashar Salihin qė e zgjodhi Kryesia e KP tė Degės sė LPK-sė si pėrgjegjės tė Fondit. Edhe pėrgjegjėsi financiar u ndryshua nė mbledhje. Bashkim Mazreku ishte pėrgjegjės i tėrė veprimtarisė financiare pa dallim nga fusha e financimit.
Tashmė nė kuadėr tė organeve kishim tØrė strukturėn:
  • Sektori financiar i LPK-sė ishte organ udhėheqės dhe pėrgjegjės i tėrė sistemit financiar.
  • Kėshilli Qendror i Fondit “Vendlindja Thėrret” i dalė nga KP, i miratuar nė MP tė Pestė dhe duhej tė raportonte tek pėrgjegjėsit financiar i organizatės.
  • Kėshillat e financimit dhe kėshillat tė cilat vepronin nė terren. (Vendimet e KP dhe tė Kryesisė sė LPK-sė 1995)
Nxjerrja kėtyre organeve u bė mė vonė. Por, pikėrisht plotėsimi i kėtyre sektorėve me njerėz tė rinj nxori probleme. Tani kryetari i Fondit Jashar Salihu nuk raportonte tek pėrgjegjėsi financiar. Jashar Salihu thoshte se sipas vendimit nuk i nėnshtrohet Bashkim Mazrekut, por Kėshillit tė Pėrgjithshėm, as edhe tė Kryesisė. Kjo gjendje nuk u pranua nga Bashkim Mazreku dhe ai dha dorėheqje tė parevokueshme. Por, kjo nuk e zgjodhi ēeshtjen nė financė. Ne e futėm pėrseri Gafurr Elshanin nė pėrgjegjės financiar. Por, Zoti Saliu as kėtij nuk i dha raportim financiar dhe as Kryesisė. Pėr te nuk ekzistonin organet e Degės, sipas gjoja vendimeve. Por, vendim ishte mosdhėnia e mjeteve financiare miratin tė Kryesisė e cila duhej tė vendoste pėr shumėn dhe vendin ku shkonin. Kėtė e shkelte kryetari i Fondit. Prandaj mos dhėnia e pėrgjegjėsive, nė njėrėn anė dhe, nė anėn tjetėr, dėrgimi i mjeteve brenda vendit pa informim tė organeve tė organizatės, por vetėm nėpėrmjet sektorit tė veēantė e vuri Kryesinė nė gjendje tė rėndė.
Pse, kur nė dokumentet e LPK-sė thuhej:
“Kryesia e KP tė LPK-sė Dega jashtė vendit ėshtė organ politik, ekzekutiv, administrativ e udhėheqės i i Degės brenda dy mbledhjeve tė KP tė LPK-sė. Para tij pėrgjegjėn tė gjitha subjektet qė veprojnė nė kuadėr tė Degės, pavarėsisht veprimtarisė qė kryejnė”. (Statusi i LPK-sė dhe Rregullorja e Kryesisė dhe e KP tė LPK-sė)
Kjo bazė juridike detyronte ēdo pėrgjegjės tė jepte llogari para Kryesisė. Por, ai i pėrkrahur nga sektori i rėndėsisė sė veēantė deklaronte se nuk raportonte para Kryesisė, veē para KP, pasi ai ishte sektori i veēantė dhe kryetari i tij Xhavit Haliti duhej tė raportonte nė Kryesi. Ky ishte arsyetimi, ndonėse i padrejtė, sepse as nė KP nuk raportohej plotėsisht. Ndėrsa, nė Kryesi Xhavit Haliti, si kryetar nuk jepte raporte tė qarta. Ai tregonte shumat qė dėrgoheshin nė Kosovė, sipas regjistrit tė vet, pa sjellė prova se kush konkretisht i ka pranuar mjetet. Megjitahtė, deri nė prill tė vitit 1997, u pranua nė heshtje nga KP kjo formė e financimit, duke u mbėshtetur nė vullnetin se edhe ēėshtje do tė rregullohej, nėse do tė arrihej tė ndėrtohej njė ushtri ēlirimtare e shtetit.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė