Mėnyra e financimit tė UĒK-sė
Deri nė janar tė vitit 1997, kur UĒK kishte strukturėn e vet tė organizimit, financimi bėhej nė mėnyrė qendrore nga organet e atij subjekti ushtarak. Ndėrsa, mjetet financiare nga kėshilli i financimit i dėrgoheshin ndėrmjet sektorit Shtabit Qendror tė UĒ-sė. Ai bėnte ndarjen mjeteve financiare nėpėr zona e nėnzonat e saj.
Pikėrisht kjo formė e mėnyrė e financimit ne janar tė vitit 1997 u dėmtua shumė, sepse disa u vranė e disa tė tjerė u kapėn, gjė qė e dėmtoi financimin e UĒK sė. Ndonėse sektori tregonte para Kryesisė tė kundėrtėn. Kjo edhe besohej, sepse ne, veē anėtarėve tė sektorit, pėr tė cilėt e dinim se ishin anėtarė tė Shtabit Qendror, tė tjerėt nuk i njihnim. Mirėpo, me kalimin e kohės, diku nė mars tė atij viti, nga ana e disa shokėve tė LPK-sė informohej se shumė njØsi, zona e nėnzona tė UĒK-sė
(kėtė e konfirmoi nė mbledhje tė Kryesisė Rexhė Ibėrdemaj, Ali Ahmeti, si dhe Fondi nga RFGJ qė kishte dėrguar vet mjete financiare nė Llap e Prishtinė) nuk kishin marrė mjete financiare qė nga janari i atij viti
(Raporti i anėtarėve tė Kryesisė, prill-maj 1997).
Kjo ēėshtje futi nė lėvizje organin tonė. Pėr kėtė shkak ftuam njė mbledhje nė muajin prill tė vitit 1997 dhe kėrkuam sqarime nga sektori, sidomos tre anėtarėt, pėrkatėsisht Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti, lidhur me ato informacione tė cilat ishin shpėrndarė nė radhėt e LPK-sė. Kėta i pranuan kėto fakte,. Ata thanė se Shtabi Qendror ėshtė dėmtuar dhe se lidhjet nuk janė siē duhet midis zonave e nėnzonave. Kjo e vėrtetoi faktin qė ne na kishin informuar me shkrim dhe me gojė se qė nga janari i atij viti, as Llapi, as njėsitet e UĒK-sė nė fshatrat e Prekazit, me komandant Adem Jasharin , as ato tė Rrafshit tė Dukagjinit, as njėsit tjera nėn pushtimin maqedon nuk kishin marrė mjete financiare. Veē kėsaj, kishim tė dhėna pėr bllokimin e armėve edhe ndaj disa njėsive nė Drenicė, tė cilat kishin shtruar kėrkesėn pėr armė tė veēanta, po pa sukses, ndonėse nga sektori u ishte premtuar.
Deri nė kėtė informim ne si Kryesi, e dinim nga sektori i veēantė s, Shtabi Qendror po i ndante sipas aktivitetit, aksioneve e njėsive mjete financiare gjithandej nė vend. Ndėrsa, me informacionin e kėsaj mbledhjeje, e tėrė ajo qė ishte thėnė me muaj tė tėrė doli e pavėrtetė dhe mashtrim. Mbi kėtė bazė, si dhe pas konfirmimit gojor dhe me shkrim qė arriti nė Kryesinė e Degės edhe nga kėshilla tė LPK-sė, qė kishin lidhje me radhėt e UĒK-sė brenda vendit, i kaluam kompetencat e mjeteve financiare nė kuadėr tė Kryesisė sė KP tė Degės. Duke ia hequr Fondit dhe sektorit tė drejtėn pėr ti administruar dhe ndarė mjetet (Vendim i Kryesisė sė KP tė LPK-sė, 1997). Me ketė morėm vendimin pėr ti centralizuar tė tėra mjetet financiare, pa dallim fondi.
Pėr rrjedhojė, nė maj tė vitit 1997 vendosėm ti ndajmė mjetet financiare vet sipas tė dhėnave qė i kishim. Kėshtu, ne ndamė mjete financiare pėr njėsitet ēlirimtare tė Drenicės, pėr ato tė Prekazit, njėsitet e Prishtinės dhe Llapit, tė Rrafshit tė Dukagjnit dhe pėr Pollog, viset nėn pushtimin maqedon. Tashmė ishte Kryesia e Degės sė LPK-sė j. v. Qė vendoste shumėn dhe vendin e financimit. Krahas kėsaj, sektori i veēantė dhe fondet, sidomos nė Zvicėr dhe Gjermani, pa dijeninė e Kryesisė financonin dhe dėrgonin mjete nė terren nė Kosovė. Kėtė nuk mund ta ndalnim, sepse KP ishte jo funksional nė kėtė fushė si organ; ajo ishte shndėrruar nė vegėl tė grupeve, duke bllokuar vendimet e Kryesisė pėr centralizimin e mjeteve. Prandaj, deri nė mars tė vitit 1998, vazhdoi kjo formė financimi e dyanshme: nga Kryesia e Degės, nė njė anė dhe, nė anėn tjetėr, nga sektorėt dhe fondet.