Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-12-09, 13:22   #343
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Dr. Rugovėn.

Sheradin enveristi, duke fajėsuar alternativėn kosovare tė kryesuar nga dr. Rugova, shfajėson pushtuesin serb. E vėrteta ėshtė se Mr. Ukshin Hotit Serbia nuk ia fali atė pėrkrahjen e hapur qė ai u bėri demonstratave tė vitit 1981, ashtu siē u hakmor edhe ndaj avokatit Bajram Kelmendi me djem pėr aktakuzėn e pėrgatitur kundėr Millosheviēit dhe regjimit tė tij kriminal tė cilėn ia kishte dėrguar Tribunalit tė Hagės.

Rrjedhimisht, dr. I. Rugova nuk ka asnjė lidhje me arrestimin e Ukshin Hotit. Megjithatė, pa dashur ta mbroj presidentin historik tė Kosovės, dua tė shpreh mendimin tim pėr ta denoncuar kėtė lloj pėrpjekjeje pėr denigrimin e figurės tė tij.

Bota shqiptare nuk i kishte besuar trikut tė Millosheviēit, atėherė kur ai e montoi atė pamjen televizive pėr ta diskretituar para popullit tė tij figurėn historike tė Ibrahim Rugovės. Edhe ata rugovistė qė gjendeshin nė pranverėn e vitit 1999 para sulmeve tė majtistėve shqiptarė bashkė me Ibrahim Rugovėn deklaronin nga kampet e refugjatėve: Ani, ai e di se ēfarė bėn dhe mesazhi i shqiptarėve ishte i qartė: Ne kemi besim tė plotė nė Rugovėn, pavarėsisht ēfarė thonė dhe shpifin komunistėt. Ne e duam atė, edhe nėse ai ka bėrė ndonjė gabim. Pra, populli e pranonte politikėn e tij nė tėrėsi sepse e dinte se Rugova ishte i pa luhatshėm nė politikėn e tij paqėsore dhe kombėtare.

Ndėrsa shpifjet e llojit tė Sheradinit dhe sheradinėve tjerė kundėr dr. Rugovės, mė shumė se ēdo kėnd tjetėr i demaskojnė dhe denigrojnė vetė akuzuesit. Dhe kjo nė publicistikė quhet vetėvrasje me dorėn tėnde.

Mirėpo tė bėn pėrshtypje fakti: pse ndodh pikėrisht tani, nė kėtė periudhė tė sulmohet nga njė grusht njerėzish njeriu mė i madh i tė gjitha kohėrave shqiptare? Pėr mendimin tim, sa mė shumė ngushtohet rrethi i njerėzve tė cilėt e sulmojnė me metoda staliniste figurėn dhe veprėn e madhe tė Ibrahim Rugovės, aq mė e qartė bėhet se ky rreth shqiptarėsh kanė ngrėnė dikur njė ēorbė tė prishur dhe tash vazhdojnė ta vjellin atė. Ėshtė nė stilin serb tė linēimit, denigrimi qė i bėhet Ibrahim Rugovės. Ndėrsa vetė serbėt gėrmojnė shtatė pash nėn tokė pėr ti sajuar heronjtė e vet dhe pėr ti pėrdorė nė shėrbim tė orekseve pushtuese. Mjerisht, ne shqiptarėt kur e bėjmė punėn e serbėve marrim dhe i denigrojmė vetė figurat mė madhore tė kombit qė na i ka dhuruar Zoti. Ky grusht njerėzish nuk kursejnė as Ibrahim Rugovėn edhe pse pėr tė (I. Rugovėn) bota demokratike ka shkruar me dhjetėra libra duke e ngritur nė piedestalin e personaliteteve mė tė shquara botėrore.

Ndoshta kalemxhinjtė anti-Rugovė mendojnė se pėrnjėmend do tė kenė sukses nė denigrimin e figurės sė tij. Harrojnė se shpifjet vetėm se arkivohen diku dhe i zė pluhuri, ndėrsa brezat qė do tė vijnė do tė ndjehen tė turpėruar pėr kėto lloj paēavuresh, qė etėrit e tyre shkruajnė sot kundėr liderit historik tė shqiptarėve dr. Ibrahim Rugovės.

Nė traditėn shqiptare njė fjalė e urtė thotė: armikun vraje, por pėr inat mos e shaj. Nėse Ibrahim Rugova me filozofinė e tij politike i ka eklipsuar idetė politike tė mbrapshta tė kalemxhinjve tė sotėm, ky nuk ėshtė faji i menēurisė tė tij, por ėshtė faji i injorancės sė kėtyre kalemxhinjve. Nėse disa njerėz, tė ashtuquajtur shqiptarė, vazhdojnė ta konsiderojnė Rugovėn armik, ata nuk munden qė ta vrasin atė me shpifje dhe trillime. Ibrahim Rugova ka qenė dhe mbetet idoli i gjithė shqiptarėve. Sa mė shumė kohė qė do tė kalojė, aq mė shumė do tė rritet fuqia e filozofisė sė tij politike, mahnitėse pėr kombin dhe botėn.

Mė 1992 dr. Rugova, nė kthim nga njė vizitė e bėrė nė Amerikė, ndaloi nė Zvicėr pėr tė takuar bashkatdhetarėt. Nė njė hotel nė Lugano, biznesmeni Hajdin Sejdija shtroi njė darkė pėr nder tė mysafirit shumė tė respektuar, dr. Ibrahim Rugovės. Kėngėtari i njohur tiranas Luan Zhegu, (dikur kandidat pėr deputet i Partisė Socialiste, por qė nuk fitoi) i kėndonte Enver Hoxhės. Dr. Rugova, duke e konsideruar si nonsens ekstrem kėngėt pėr diktatorin E. Hoxha, madje nė Zvicrėn demokratike u kishte thėnė enveristėve, se pėr mua kėndoni sa tė doni, por Enver Hoxha ka vdekur. (Ėshtė fjala jo vetėm pėr vdekje fizike, por pėr vdekje ideologjike.) Luani menjėherė kishte ndėrprerė kėngėn pėr Hoxhėn, duke vazhduar me kėngė tė tjera. Sipas Sheradinit, i pranishėm ishte edhe Xhavit Haliti, i cili i thotė Rugovės: "Duam tė fusim armė e tė formojmė ushtri nė Kosovė." Dr. Rugova pėrgjigjet: "Unė s mund t ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrė vesh me mua." Dhe, duke u nisur nga kėto dy fjali, qofshin edhe tė gjata, Sheradini vazhdon me njė lum fjalėsh dhe akuzash bajate.

Mendoj se pėrgjigja e dhėnė nga dr. Rugova ka qenė shumė korrekte. I menēuri Rugovė e dinte mirė se aty kishte njerėz nė shėrbim tė Sigurimit famkeq tė UDB-ės shqiptare. Ai e dinte gjithashtu se Sigurimi Shqiptar, duke qenė partner besnik i UDB-s jugosllave pėr gjysmė shekulli me radhė kishte denoncuar tė gjitha grupet dhe organizatat ilegale liridashėse tė Kosovės. Ndėrkohė, nė Shqipėri kishte dėnuar me burg tė rėndė, pothuajse, tė gjithė ish tė burgosurit politikė tė Kosovės, tė cilėt pas vuajtjeve tė shumta kėrkuan shpėtim nė shtetin amė, duke filluar nga profesor Selman Riza, akademik Shaban Basha, Qazim Bllaca, Aziz Zhilivoda, Hoxhė Marevci, Hoxhė Visoka, Zeqir Rashica, Murteza Bajraktari, Qerim Jakupi, Esat Myftari, Idriz Zeqiraj, Gani Demiri, Ymer Llugaliu, Hysen Bukoshi, Shefqet Kelmendi, Istref Kelmendi, Selim Kelmendi, (i vrarė nė burgun e Burrelit), Ibish Kelmendi, Bardhyl Kelmendi, Namik Luci, Nazmi Berisha, Sytki Hoxha, Shefqet Kaēaniku, Jahir Haliti, Jetullah Gashi, Ramė Sejda-Berisha, Remzi Selimi-Bushi, Avdullah Zagora, Fazli Deliu, Ismet Boletini, Istref Hoti, Mehmet Zeneli-Thaēi dhe shumė tė tjerė.

Dr. Rugova i dinte gjithashtu intrigat pėrēarėse tė Sigurimit Shqiptar brenda Lėvizjes tė Kosovės nė mėrgatė, nėpėrmjet ambasadave. Ambasadorėt shqiptarė morėn pėrsipėr gjoja "pajtimin" e grupeve tė pėrēara. Por, ata thelluan pėrēarjen,duke u thėnė veē e veē, nė Vjen e Stamboll, "mos lėshoni pe, se ju keni tė drejtė!" Kėto poshtėrsira tė lakejve tė Enver Hoxhės i ka denoncuar besnikėrisht ish i burgosuri politik Sabri Novosella, njėri nga negociatorėt e grupeve. Mosbesimin total qė dr. Rugova kishte karshi komunistėve tė Shqipėrisė dhe tė qeverisė tė tyre komuniste e ka shprehur hapur edhe nė takimin me presidentin Klinton. Veē tjerash, ai i kėrkoi Shtėpisė sė Bardhė rikthimin e profesor Sali Berishės nė pushtet, sepse ėshtė nė tė mirėn e Shqipėrisė dhe tė Kosovės.

Tė vonuar duken Xhavit Haliti e Sheradin Berisha me shokė lidhur me pėrgatitjen pėr luftė. Dr. Rugova shumė mė herėt punonte pėr kėtė. Tashmė kishte siguruar pikat pėr ushtrimet ushtarake tė djemve tė Kosovės. Ishin ndarė edhe detyrat pėr zonat gjithėpėrfshirėse tė Kosovės. Nė qendėr tė organizimit ishte vėnė juristi i diplomuar Sali Ēekaj, i cili mbulonte edhe zonėn e Dukagjinit. Ai kishte kontaktuar edhe me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin qė pėrfaqėsonin Drenicėn dhe Rrafshin e Kosovės me Gollakun.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė