20-12-09, 20:56
|
#23
|
Prap e fshehur pase Teje.
Anėtarėsuar: 26-02-09
Vendndodhja: Aty me gjene , nen hijen Tende qe me le amanet !!
Postime: 13,735
|
Titulli: Per ate qe e dua,,,,,, ma shum se vete,,,,
Me duket e ēuditshme vetja sot....prisja me mall njeriun qe doja dhe nuk e di se si me duket qe tani eshte kaq larg dhe kaq indiferent! Larg ne kohe ...afer ne mendime...nganjehere me duket sikur e kam harruar...nganjehere me duket kaq prane..gjate gjithe ketyre muajve kam numuruar ditet dhe netet dhe me jane dukur si shekuj...Me ka marre malli kaq shume...ndonese vetem perbuzjen dhe urrejtjen e tij mora si dhurate.... NUk dua te dukem si adoleshente...por po me duket sikur jam e tille...Nuk rri dot pa e menduar....Eshte me e forte se une megjithese shume njerezve mund tu duket qesharake!... Sa larg e sa afer ne zemren time.... Nuk e di...Ndarjet jane gjithmone te dhimbshme...Kur kujtoj fjalet dhe premtimet e thena me pare...me duket sikur kam jetuar ne nje genjeshter te madhe dhe nuk e perballoj dot humbjen... Ndjej mall....Dhe nuk arrij ta fsheh dot dhimbjen...Eshte si nje det i madh ku futem dhe humbas pa patur parasysh se kush eshte bota qe me rrethon..Ndoshta per kete perhumbje e duan njerezit dashurine....Sepse eshte e pafundme,e paparashikueshme,tronditese dhe magjiplote. Dola te merrja pak ajer jashte por asgje nuk kishte ndryshuar..Vetem nje ze i embel ne morine e gjithe ketyre zerave mungonte si per qudi! Por ai eshte zeri i lumturise sime dhe vetem ai mund ta ngreje peshe gjithe qenien time si nje muzike e embel qe do gjeje tingellimin me harmonik vetem ne telat e zemres....
|
|
|