Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
|
Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės
Po filloj po postimin e kapitullit tė katėr tė librit. Lus administratorėt qė sė paku pėr njė kohė mos ti ndėrrojnė ngjyrat qė i kam vėnė nė disa vėnde. Aty shifet manipulimi qė i ėshtė bėrė UĒK-sė dhe popullit nė pėrgjithėsi.
SHPĖRTHIMI I LUFTĖS DHE GJENDJA POLITIKE NĖ KOSOVĖ
Dihet se Kosova kishte kohė qė jetojnė nėn pushtimin e egėr fashist serb. Asaj ia kufizuan, mohuan dhe ia ndaluan me ligj, qė nė vitit ’80, tė gjitha tė drejtat autonome. Gjatė atyre viteve u krijua njė situatė e rėndė, ku tė gjitha tė drejtat politike, juridike shoqėrore, duke e shndėrruar Kosovėn nė koloni tipike serbe. Nė vitin 1989 u be edhe faktikisht likuidimi i statusit tė krahinės. Kosova me ligj u bė pjesė e Serbisė, u tjetėrsua nė vend serb.
Ky likuidimi juridik krijoj ndarje midis pushtuesit dhe populli shqiptar. Forcat serbe shkuan duke e thelluar veprimtarinė e tyre diskriminuese. Pėrveē mohimit tė tė drejtave nė sfera tė ndryshme, ndaj popullit tėrė u thelluan masat politike, atė policore mbi baza raciste, duke vrarė e terrorizuar nga pozitat shtetėrore. Pėr shtetin serb mjaftonte pėrkatėsia kombėtare, si fakt, pėr tė dhunuar, vrarė dhe masakruar. Me kėtė bazė u vranė gjatė viteve 1990-1997 mbi 250 shqiptarė, rreth 2 mijė u burgosėn dhe mbi 500 mijė u detyruan tė lėshonin Kosovėn. E tėrė kjo veprimtari, diskriminuese fashiste u krye zyrtarisht. Populli shqiptar u soll, nga masat shtetėrore serbe, buzė likuidimit. (Raporti i KMLDN i RFGJ 1998).
E gjithė kjo veprimtari u pėrcoll edhe me ligje, akte nėnligjore e masa diskriminuese. Shteti serb sanksionoi pushtimin ne fushėn politike dhe kolonializmin ne atė ekonomike. Ai e ndaloi arsimin, kulturėn e shkencėn shqiptare. Kjo veprimtari zgjoi kundėr reak*sionin, idenė pėr vetorganizim dhe pėr gjetjen e forcave pėr te rezistuar kundėr zhdukjes sonė kombėtare. Populli ynė nuk mund te qėndronte vetėm ne rezistence paqėsore, pėrballe masave te egra raciste, atyre zhdukėse, etj. Atė ishin te pasuksesshme, sepse nuk mund tė ndalnin masat fashiste serbe dhe tė ēlironin vendin.
Janė dy faktorė qė shpien tek lufta ne Kosove.
- Se pari, ne njėrėn ane ishte armiku, qe shkoi duke e thelluar luftėn diskriminuese. Ai kishte kohe qė ishte futur ne veprimtari pėr te zhdukur kombin tone. Qeverise serbe te Beogradit i duhej. lufta, gjė qė thelloi diskriminimin, dhunėn e terrorin, masat shfarosėse e deri tek shpėrthimi i luftės, me qellim te serbizimit te Kosovės, dhe;
- Se dyti, ne anėn tjetėr ishte populli yne, ai qe nuk mund te jetonte si me pare, nen pushtim dhe diskriminim, nen dhunėn e egėr dhe i terrorizuar, pa mbrojtje. Kjo solli vetorganizimin. dhe fillimin e luftės pėr vetėmbrojtje dhe pėr ēlirim. Kėtė dy elemente ēuan deri tek krijimi i kushteve pėr shpėrthimin e luftės me pushtuesit dhe organizimin tonė ushtarak, i cull u zgjerua me shpejtėsi ne pranverėn e vitit 1998.
1. Shpėrthimi i luftės se armatosur ne Kosove
Thamė me lart se pėrgatitjet paraprake pėr shpėrthimin e luftės se armatosur ishin bere. Kosova nuk mund te mbetej ne gjendje tė tulle, as ne lufte dhe as ne page. Faktet pėr te ardhur deri tek shpėrthimi i luftės se hapur te armatosur ishin prezent.
Armiku kishte sjelle forca te mėdha ne Kosove. Krahas ushtrisė se rregullt serbo-malazeze, qė sipas te dhėnave, nė fund te vitit 1997 kishte mbi 35 mije veta, ne Kosove kishin sjelle edhe 40 mije forca speciale policore, deri edhe 3 mije vullnetare ruse e ukrainas. Ne territorin e Kosovės u vendosen edhe vullnetarė ēetnike serbe te Arkanit dhe te tė ashtuquajturit kapiten Draganit, te cilėt kishin luftuar ne Kroaci dhe ne Bosnjė e Hercegovinė. Veē kėtyre forcave, pushteti serb beri edhe armatimin e forcave vullnetare serbe e malazeze ne Kosove, tė cilėt e kalonin shifrėn e 10 mijė. Nė dhjetorė te vitit 1997 dhe ne fillim te vitit 1998, pak para se te shpėrthente lufta frontale, ne Kosove ishin mbi 100 mije forca te armatosura serbe. (Tė dhėnat nga vjetari anglez Militär 1997).
Ky fakt tregonte se armiku se shpejti do te shkonte ne sulme frontale ushtarake e policore, pėr te bere spastrimin e territorit shqiptar nga shqiptarėt, qėllim historik, ky, i shovinizmit serbomadh. Mirepo, paraprakisht, pushteti serb ne vitin 1997, beri disa provokime te armatosura, ne emėr te luftės kundėr • njėsive te armatosura te UCK-se, si ne Llaushe, ne Prekaz e ne disa fshatra te tjerė qė me vonė, nė janar te vitit 1998, edhe ne Rrafshin e Dukagjinit, me qėllime te caktuara ushtarake. Me ane te kėsaj, armiku donte te shihte edhe te konstatonte disa ēėshtje te cilat, pėr te shkuar tek lufta e armatosur ishin te njė rėndėsie te madhe. Pushteti serb donte te dinte edhe reagimin e faktorit te jashtėm:
1. Te konstatonte organizimin e popullit tonė ne UĒK dhe shtrirjen e saj ne nivel territori;
2. Armėt, me te cilat ishin te armatosur njėsitet ekzistuese te UCK-se, si dhe aftėsinė ushtarake te ndjesive te armatosura, strukturėn dhe komandimin e tyre ne nivel shteti;
3. Te vėrtetonte reagimin e shqiptareve dhe aftėsinė mobilizuese te popullit tonė, si ne sferėn politike e diplomatike, ashtu edhe ne atė ushtarake e te vetėmbrojtjes;
4. Tė shihte reagimin e faktorit te jashtėm, si atij te organizmave ndėrkombėtare, te OKB-se, OSBE-se, UE-se, etj, ashtu edhe tė shteteve, sidomos te SHBA-se pėrballė Kosovės.
Pėr kėtė qėllime, ai beri disa provokime te ashpra te armatosura ne viset e ndryshme te Kosovės, sidomos ne Drenice, duke shkuar ne shatėr, tetor e nėntor te vitit 1997 me njėsitė e veta si dhe duke u tėrhequr, pas sulmeve e bombardimeve me arme te renda mbi fshatrat e kėtij rajoni, prej nga bėrė analizėn ne ēėshtjen e pėrmendura dhe me 28 shkurt te vitit 1998, me sulme te armatosura te nivelit me te larte ushtarak kundėr popullit tonė, duke sulmuar me forca te mėdha policore e ushtarake dhe me atė vullnetare serbe fshatrat tė cilat ishin shndėrruar ne qendėr te rezistencės dhe te luftės se popullit tonė pėr liri, shtet e pavarėsi. kombėtare.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sefedin : 22-12-09 nė 15:37
|