Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
|
Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės
"Shtabit Qendror te UCK-se nga
Kryesia e KP te LPK -se D.j.v
Te dashur shoke!
Qė nga krijimi i UCK-se raportet midis nesh kane qene shume mira. Zyrtarisht LPK7ja kishte dale ne pėrkrahje politike, morale, juri dike e diplomatike, si dhe po e financonte atė, ndėrsa nė realitet marrėdhėniet tona ishin me tė afėrta, derisa mund themi se i takonim tė njėjtit subjekt.
Mirepo, duke a nisur nga situata e krijuar ne viset tona te pushtuara, nga detyrat qe dalin para nesh dhe nga gjendja e krijuar ne fushėn ushtarake e politike-organizative, paraqitem kėrkesėn qe tė dy organet tona udhėheqėse takoheshin.
Pet kėtė takim propozuam:
1. Shqyrtimin e gjendjes aktuale ne vend (asaj politike, organizative edhe ushtarake).
2. Shqyrtimin e raporteve midis LPK-se dhe UĒK-sė.
3. Gjetjen e rrugėve pėr tė ndėrtuar sistemin ēlirimtar tė luftės sė pėrgjithshme ēlirimtare nė Kosovė. Kėtu ėshtė fjala pėr perspektiven tonė luftarake.
Takimi ynė pėr t'i shqyrtuar ēėshtjet e paraqitura a kėrkua tė realizohet pėr shkak tė gjendjes ne prag shpėrthimit tė konfrontimeve luftarake dhe luftės sonė ēlirimtare.
LPK-ja mendonte se viti 1998 ishte viti i aksioneve tė mėdha: viti i njė lufte tė gjerė ēlirimtare; viti prej te cilit do te varej e ardhmja e kėsaj pjese kombit, organizimit tonė politiko-ushtarake, etj, duke pėrcaktuar edhe taktikat dhe strategjinė e luftės sonė.
Pra, takimi ka vetėm kėtė pikėsynim. Ai mund tė mbahet brenda janarit.
Vendin dhe kohen mund ta pėrcaktoni dhe vendosni ju. Pėrshėndetje revolucionare nga Kryesia e LPK-se Dj.v."
20.121997
(Letra e Kryesisė. se KP tė LPK-si)
Kjo letėr iu dha anėtareve te sektorit pėr ta dėrguar te shokėt Shtabit Qendror. Afati u pėrcaktua, por as ndaj kėsaj letre nuk pėrgjigj. Pėr ne ishte e qarte, se nuk kishte Shtab Qendror, pėrveē individėve te ēilet vetėthirreshin Shtab, pėrkatėsisht Hashimit, Kadriut, Azemit, Xhavitit dhe ndonjė personi brenda vendit, ne tė cilin mbėshteteshin kėta. Prandaj, as qe iu dha pėrgjigje letrės sonė. Pėr me tepėr, dy anėtaret e sektorit (Azem Syla dhe Xhavit Haliti) u vendosen ne Tirane dhe as qe merrnin pjese ne mbledhje.
Gjate kėsaj kohe, ndodhen sulmet barbare dhe masakrat e renda ne Drenice. Ajo e gjeti UCK-ne ne njė gjendje te rende, pa asnjė lloj organizimi. Dhe konkretisht mund te thuhet se gjendja ishte si me poshtė:
1. UCK-ja ishte pa strukture organizative, hallka te lidhshmėrisė midis bazave te veta dhe pa Shtab Qendror, si or*gan komandues dhe udhėheqės ne luftėn tonė.
2. Zonat dhe nenzonat, njėsitė luftarake nuk ishin te lidhura njėra me tjetrėn dhe zonat, njėsitė a bazat ushtarake, pa asnjė lidhje vepronin vetėm sipas situatės.
3. Lufta ne Kosove zhvillohej pa njė komande qendrore, as tė karakterit komandues dhe as te karakterit operativ, si dhe pa asnjė plan paraprak ushtarak, por vetėm mbi bazat e reagimit popullor te masave shqiptare ndaj dhunės, forma te cilat i jepnin forcave pushtuese lehtėsi te madhe ne terren, sepse transportimi i mjeteve behej pa asnjė rrezik nėpėr Kosove, deri tek fronti ku sulmoheshin forcat tona popullore, ne vend qe atė te goditeshin gjate tėrė rrugės dhe ne gjerėsi.
4. UĒK-j a nuk kishte as vije te veten politike, ndonjė subjekt politik
e mbronte politikisht, apo qė ia pėrcaktonte vijėn dhe i paraqiste kėrkesat politike para atyre ushtarake, brenda ne vend, pėrballė subjekteve, armikut dhe ne bote, ndėrkohė qe ishte organizuar njė "bėrthamė" hashimse e cila as qe e dinte situatėn aktuale.
5. Nė mungese tė kėsaj u vetorganizua populli ne baze te lagjes e fshatit, rrethit e krahinės, duke shkuar edhe ne aksione sipas bazės pėrkatėse. Me moton "fshati ndihmon fshatin" u vetarmatėsen me mjete luftarake te cilat gjithashtu i transportonte vete deri ne destinacion.
edhe ne fushėn financiare kishte mungesa te mėdha, keqpėrdorim e. harxhime te panevojshme, pa ditur se ēka po blihej, sepse ne vend qe te bėhej riorganizimi i logjistikes, si dhe i ushtrisė me njerėz profesioniste, me te merreshin .njerėzit analfabete pėr atė ēėshtje, me teorinė se "vetėm hekur po blejnė". Ngaqė ishte keshtu, ishte e pa mundur te kontrolloheshin se ēkalonin neper xhepat e tyre ne mėnyre diletante.
7. E gjithė lufta ne Kosove behej ne mėnyre vullnetare, me tipare te kryengritjes se pėrgjithshme popullore, jashtė ēdo kontrolli te forcės ushtarake. (Shėnimet mbi analizėn e bere Kryesi pėr gjendjen ne vend.) (Konstatim me vend)
Ne kėtė gjendje ishte UĒK-ja kur ndodhi shpėrthimi i luftes. Ne ketė kushte, pėrsėri u thirr mbledhja e Kryesisė se Degės me kėtė teme. Por pėrsėri mungonin dy anėtare: Azem Syla dhe Xhavit Haliti, te cilat ne janar dhe shkurt, nga dhjetori i 1997 qėndronin ne Tirane. Zaten kėta nga dhjetori i vititl997, as qe vinin ne mbledhje. Por edhe pa ata, me te shpėrthyer lufta frontale, me 28 shkurt tė vitit 1998 u mblodh Kryesia e Degės j.v dhe i lėshoi, si ēdo here, komunikatat nė emėr te Shtabit Qendror tė UCK-se (Komunikata 43, 44 e SHQ tė UCK-se). Po nė njė mbledhje tė tillė u vendos pėr te shkuar ne Tirane, sepse atje i kishim edhe dy anėtarėt, tė cilėt nuk vinin pėr tė marre pjese ne mbledhje. Keshtu, ne fillim te marsit udhėtuam si Kryesi ne Tirane, ne mėnyre (le te shqyrtojmė gjendjen dhe te dalim me qėndrime politike, organizative dhe ushtarake. Qe ne mbledhjen e pare te Kryesisė, me 10 mars, u vendos qe te diskutohej pozita organizative e UCK-se, sepse pėr ne kishte mungesa tė mėdha te cilat veē u theksuan. Atė mund te kaloheshin vetėm me riorganizim, si dhe me dėrgimin e kuadrit ushtarak, politik e me ndėrtimin e Frontit pėr Ēlirimin e Kosovės (Shėnime mbi punėn e Kryesisė; mars-qershor 1998 ne Tirane)
Gjate kohės ne Tirane u lėshuan disa komunikata. Gjithashtu u mbajt edhe njė mbledhje informative, ne Hotel Rogner, mbi situatėn ne Kosove dhe luftėn e popullit tonė. Ne Tirane ishin edhe shume oficerė, tė cilėt kishin ardhur e me te ēilet u caktua te punonte njė komision. Edhe ne aspektin e logjistikes gjendja ishte katastrofike. Pėr te gjitha ketė ēėshtje u diskutua dhe u vendos mbledhje te Kryesisė se cilat do te kapeshin e shqyrtoheshin ne veēanti. Kėtu duhet te kthehem tek heshtjet e paraqitura me sipėr, sepse ne kėtė kohe doli ne shesh ndėrtimi grupor i cili e kishte mbėrthyer UCK-ne dhe nuk lejonte ndėrtimin e saj.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
|