Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-12-09, 21:56   #5
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qytetaret e Kosoves dhe Shqiperis kur do te mund te udhetojn pa Viza ne EU ?

NUK ĖSHTĖ BEFASI DISKRIMINIMI I SHQIPTARĖVE NGA “ASĖT” E BE-SĖ!

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
22.12.09
*** Sa pėr Evropėn e vonuar dhe tė rezervuar, po tė mos ishte AMERIKA, Kosova qe 2o vjet, do tė ishte vetėm njė varrezė e madhe viktimash shqiptare tė hollokaustit serbomadh.
Qė tė mos ndėrtohet ndonjė mur i ri i Berlinit midis shqiptarėve nė Ballkan, shqiptarėt duhet tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt me Amerikėn, qė t’i ndihmojė nė zgjidhjen pėrfundimtare dhe tė drejtė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ndryshe, i kėrcėnon rreziku, qė tė ngelin edhe mė tej “monedhė kusuri” e Evropės sė dikurshme, sikurse nė rastin e liberalizimit tė vizave Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė.

Nuk ka asnjė dyshim se, mosheqja e regjimit tė vizave shqitarėve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė nga ana e BE-sė, ėshtė akt diskriminues, sepse nuk ka tė bėjė me kurrfarė procedure teknike dhe ligjore, por ka vetėm karakter politik, qė ėshtė nė kundėrshtim flagrant me Kartėn e BE-sė mbi tė drejtat dhe liritė fundamentale tė njeriut.
Kjo formė e diferencimit dhe e diskriminimit tė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė nga ana e BE-sė, dėshmon se shqiptarėt janė njė eksperiment sui generis pėr “Ballkanin Perėndimor” dhe pėr Bashkimin Evropian.
Diferencimi dhe izolimi i Kosovės dhe i Shqipėrisė nga procedura e heqjes sė vizave pėr shtetet e shengenit tė BE-sė,sheshit vė nė dukje faktin se, si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri nuk sundon ligji dhe demokracia e mirėfilltė, si rrjedhim “i krimit tė organizuar, i tregut tė zi, i tregtimit tė drogės, tė njerėzėve etj.”(!?)
Nuk pėrjshtohet mundėsia qė Kosova dhe Shqipėria, tė jenė tė paprekura nga dukuritė e tilla shėmtuese tė shoqėrisė sė sotme,kur edhe qeveria e Tiranės dhe e Prishtinės kanė nxjerrė ligje tė posaēme pėr luftimin e kėtyre dukurive negative.
Mirėpo, nė kėtė kuptim shtrohet pyetja pėr eurokratėt “bizmarkė” dhe “meternihė” tė BE-sė: -Mos Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia me “ligjet” dhe me “demokracinė” e tyre, e paskanė ēėrrėnjosur krimin e organizuar, tregtimin dhe kontrabandėn e zezė me njerėz, me mallra dhe me territore tė huaja etj.?
Pėrgjigjja ėshtė negative-JO! Pėrkundrazi, si Serbia, si Maqedonia, si Mali i Zi janė qendrat dhe aktorėt kryesorė tė shkeljes sė ligjit, tė abuzimit tė demokracisė, tė mohimit tė drejtave dhe lirive tė njeriut, sidomos tė shqiptarėve.
Pikėrisht statusi i mjerueshėm dhe tragjik i shqiptarėve tė diskriminuar nėn Serbi, nėn Mal tė Zi dhe nėn Maqedoni (si qytetarė tė rendit tė dytė dhe tė tretė), mbi bazėn nacionale, politike, juridike, kushtetuese, kulturore, arsimore, ekonomike, tregtare dhe humanitare, ėshtė argumenti krysor i “bankrotimit” tė ligjit dhe, i mosfunksionimit tė demokracisė nė Serbi, nė Mal tė Zi dhe nė Maqedoni.
Kjo do tė duhej tė ishte PENGESA KRYESORE pėr mos heqjen e vizave qytetarėve tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė nga ana e Bashkimit Evropian (BE).
Ndėrkaq, element tjetėr negativ, qė BE-ja nuk e ka marrė parasysh me rastin e heqjes sė vizave serbėve, malazezėve dhe maqedonėve, ėshtė moszhdukja e krimit tė organizuar nė ato tri republika sllave, tė cilat qe njėzet vjet rresht e kanė institucionalizuar dhe eksportuar me sukses, edhe nė Shqipėri, edhe nė Kosovė dhe, nė gjithė Ballkanin, duke pėrfshirė edhe Evropėn.
Realisht, as nė kuptimin ligjor, as nė atė demokratik dhe humanist, as Serbia, as Mali i Zi e as Maqedonia nuk i plotėsojnė kushtet dhe standardet e BE-sė, qė tė jenė liruar nga regjimi i vizave.
Dhe, jo vetėm kaq, as Serbia, as Mali i Zi, as Maqedonia nuk e kanė vendin nė BE, as nė NATO, as nė OSBE, asnė OKB, derisa tė mos i zgjidhin problemet ekzistuese me shqiptarėt e diskriminuar sipas praktikės dhe interesit tė tyre kolonial imperialist.
Sikur BE-ja tė ishte e sinqertė, humane, e drejtė dhe vėrtetė demokratike, nė rastin e liberalizimit tė vizave Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė, patjetėr, ėshtė dashur t’i pėrfshinte edhe Kosovėn, Shqiėrinė dhe Bosnjė Hercegovinėn.
Mirėpo, fatkeqėsisht, pėr shkak tė trajtimit dhe tė zbatimit tė standardeeve dhe kritereve tė dyfishta ndaj shqiptarėve dhe boshnjakėve, vėrtetoi tė kundėrtėn-realpolitikėn e dikurshme tė Evropės vjetėr tė shekullit XX.
Pavarėsisht nga kalkulimet politike dhe diplomatike tė eurokratėve tė BE-sė, me rastin e “getoizimit” dhe tė diskriminimit par exelence tė shqiptarėve, qė tė mos lėvizin jashtė kufijve ballkanikė (ndryshe nga serbėt, malazezėt dhe maqedonėt, tė cilėt, edhe pse kanė kryerė krime, vjedhje,plaēkitje, vrasje, terror, gjenocod ndaj shqiptarėve gjatė viteve 1989-2001,tani BE-ja i shpėrbleu, duke ua hequr vizat)!?
Paragjykimi i prapavijės politike i BE-sė, i qartė- nuk ka heqje vizash pėr shqiptarėt se “mund ta vėrshojnė Evropėn”!?
Ja, kjo ėshtė “strategjia” dhe “barazia” e integrimit dhe e pajtimit tė popujve tė gjakosur tė Ballkanit (1990-2001). Ata qė kanė kryerė agresione dhe krime tė luftės mbi shqiptarėt kanė tė drejtėn dhe lirinė e lėvizjes nė shtetet e “shengenit” tė BE-sė, kurse viktimat shqiptare dhe boshnjake myslimane nuk e gėzojnė njė tė drejt tė tillė!?
Ja, ky ėshtė triumfi i politikės mbi ligjin, mbi tė drejtėn dhe mbi drejtėsinė evropiane!
Me gjasė, njė diskriminim dhe padrejtėsi e kėtillė ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė, do tė ndodhė, edhe nė rastin e aderimit tė shteteve tė “Ballkanit Perėndimor” nė BE, ku me siguri, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, do tė integrohen nė tė, para Shqipėrisė.
Kėshtu, do tė ndodhė, sikurse nė rastin konkret tė liberalizimit tė regjimit tė vizave tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė.
Vetėm bashkimi i Shqipėrisė Natyrale, mund t’i shpėtojė shqiptarėt nga diskriminimi dhe nga izolimi i Evropės, si dhe nga kolonializmi i sllavėve tė Jugut tė Ballkanit!
Qė tė mos ndodhė njė padrejtėsi dhe diskriminim i kėtillė sui generis ndaj shqiptarėve, Tirana dhe Prishtina zyrtare, qė tash duhet ta kenė tė gatshme Plaformėn e tyre pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė Natyrale. Ashtu siē parashikon, edhe Platforma e Shqiprisė Natyrale, e sajuar nga Dr. Koēo Danaj (2009).
Vetėm ndėrtimi edhe artikulimi i njė Platforme tė kėtillė, tė sugjeruar nga K.Danaj, mund tė ketė evituar rrezikun nga diskriminimi dhe nga padrejtėsia e Evropės sė re ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė Natyrale.
Ndėrkaq, tė gjitha variantet e tjera tė politikės dhe tė diplomacisė sė sotme shqiptare janė nė dėm tė inetresit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Natyrale.
Fundja, po qe se duam tė jemi tė barabartė me popujt e tjerė tė Ballkanit, Tirana zyrtare sa mė parė tė jetė e mundur, duhet ta ketė tė gatshme kėrkesėn e saj zyrtare pėr rindėrkombėtarizimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare, ashtu siē parashikon Platforma e Shqipėrisė Natyrale e Dr. Koēo Danajt. Tė ridefinohet strategjia pėr zgjidhjen e ngutshme, tė drejtė, reale, demokratike dhe paqėsore e ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan.
Ndryshe, edhe nė kėtė shekull, kombi shqiptar, do tė jetė edhe mė tej, vetėm “njė lodėr” e padhimbshme pėr biznesin politik dhe diplomatik tė eurokratėve tė Evropės.


P.s. komenti imė:
Pthu ta pshurrsha evropen !
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė