Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-09, 18:51   #36
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

a) Lufta pėr mosndėrtimi e sistemit ēlirimtar

Lufta pėr te mos ardhur deri tek ndėrtimi i sistemit ēlirimtar, organizimin e Frontit si organizimin me tė larte, Brenda te cilit do te ndėrtohej qeveria ēlirimtare, ne kuadėr te LPK-se, u duk ne fillimit te vitit 1997. Fill pas janarit te atij viti, u be njė lufte jashtėzakonisht e madhe dhe ne mėnyrėn me tė fshehte, jashtė ēdo rregulli organizativ, shoqėror e luftarak. Ajo ishte, thjesht, lufte shkatėrrimtare:
a) Se pari, ne dėmtimin e luftės sonė ēlirimtare, duke moslejuar ndėrtimin e sistemit dhe pėrforcimin e UCK-se me kuadėr ushtarak, politik, etj.
b) Se dyti, ndaj vete shokėve te LPK-se, te ēilet kishin merita te padiskutueshme pėr ndėrtimin e UCK-se, ndaj te ēileve nė formėn me te ulet u hapen thashethemet mbi akuzat me monstruoze, si "tradhtarė", "elemente destruktive" e "vrasės".
Pėr te realizuar dhe ndėrtuar grupin politik e organizativ individualist jashtė ēdo rregulli organizativ e luftarak, ata zyrtarisht, deri ne mars te vitit 1998, nuk dolėn kundėr Kryesisė se Degės. Pėrkundrazi, ishin vete ata qe i mbronin pikėpamjet e LPK-se, qėndrimet e vendimet te cilat dilnin nga mbledhjet. Deri ne kėtė kohe u be njė lufte shume konspirative, sepse kėrkohej ndėrtimi grupor ne emėr te organizatės e kundėr saj dhe, pastaj pritja e momentit pėr te shkuar ne lufte frontale.
Gjate kėsaj periudhe u krijuan dy grupe ne formėn me te fshehte, te ēilet mund te kuptoheshin vetėm nėpėrmjet diskutimeve, jo nėpėrmjet votės, as qėndrimeve zyrtare qe mbanin. Keshtu, u krijua grupi i Xhavit Halitit, ne te cilin Benin pjese Adem Grabovci, Bardhyl Mahmuti e Jashar Salihu. Ne grupin tjetėr ishte Azem Syla udhėheqės, prapa kishte Hashim Thaēin, Mehmet Bislimin, Kadri Veselin dhe Agush Bujen. Vete ky ndėrtim i kėtyre dy grupeve, ndau dhe krijoi edhe grupin tjetėr, i cili nuk ishte grup, por udhėheqja e Degės kundėr se citės u be njė lufte e madhe. Qėllimi i pėrbashkėt i tyre ishte: likuidimi i udhėheqjes se Degės, pėr te shkuar ne pėrjetėsimin e interesave individualiste, tė ngushta e armiqėsore, kuptohet ne emėr te UCK¬se dhe luftės, por kundėr saj sa edhe vete armiku.
Dy grupet e para bėnė bllokimin e tere aktivitetit ne drejtim te realizimit te planit politik te LPK-se pėr ndėrtimin e sistemit ēlirimtar. Ato, nė mbledhje, (deri nė MP te LPK-se; madje as aty nuk dolėn kundėr ndėrtimit te Frontit), bllokuan tere punėn ne ndėrtimin e tij. Pėr te arritur tek kjo, ne mars te vitit 1998, ne Tirane, ne mbledhjen e Kryesisė, dolėn nėpėrmjet gojės se Hashim Thaēit dhe Kadri Veselit ideja se "UCK-ja tashme ndahet nga LPK-ja jashtė vendit. Ne Kosove e kemi krijuar LPK-ne dhe prandaj nuk e kemi nevojėn tuaj. UCK-ja e ka bėrthamėn e vet, prandaj nga sot e tutje nuk kepi te drejte te veproni ne emer te UCK-se" (Nxjerre nga shėnimet e mbledhjes sč. Kryesisė sė LPK-se Dega j.v. tė vitit 1998).
Me kėtė deklarim u pajtuan tė dy udhėheqėsit e grupit, si dhe vet Adem Grabovci i cili deri ne kėtė kohe nuk e kishte treguar pozicionin e vet. Ne kėtė moment ai doli kundėr e hyri ne grupin e Xhavitit. Kundėr ishte Fazli Veliut, Muhamet Klemendi, Emrush Xhemaili, Ali Ahmetit dhe Rexhė Iberdemaj. Por, pavaresisht kesaj, ketu u be bllokimi i tere i punes. Ne pėr kėtė shkak thirrėm mbledhjen e KP te por as ne mbledhje nuk erdhėn zotėrinjtė udhėheqės. Ndėrsa, veglat e tyre, Hashimi e Kadriu nuk ishin anėtarė.
Ne mbledhje te KP te Degės se LPK-se doli vendimi per te vazhduar punėn per ndėrtimin e sistemit ēlirimtar. Ata, nėpėrmjet Bardhylit, Jasharit, Bislimit e Agush Bujės nuk arritėn te ndalin ēėshtje n e ndėrtimit te sistemit. Paraqiten edhe propozim te kundėrt, por nuk u aprovua. U nxor vendimi per ndėrtimin e Frontit Ēlirimtar te Kosovės. Vetė ky fakt i tmerroi se tepėrmi, prandaj, ata ndėrmorėn aktin me te skajshėm, atė te thirrjes se MP te LPK-se, jashtė vendimit te Kryesisė, ndėrkohe qe ajo ishte ende ne punė ne Tirane mbėshtetur ne Statutin e saj, ku pėrcaktohej mbajtja e saj ne dy vjet. Natyrisht, ai propozim u kundėrshtua, jo pse ishim kundėr, por pse ishte gjendje e jashtėzakonshme, e tere Kryesia nuk kishte marre pjese ne mbledhje dhe nuk kishim kohe per tė pėrgatitur mbledhjen. Por, kjo te zotėrinjtė politikanė nuk luajti rol, sepse veglat e te dyja grupeve, te cilėt ishin anėtarė te KP te Degės, kishin vendosur zhdukjen e organizatės. Ata ishin futur edhe ne komisione te programeve te verifikimit te mandateve, vetėm e vetėm per te krijuar terrenin per zhdukjen e te tėrė vijės se LPK-se. Kete nuk e arritėn.
U thirr Mbledhja e Gjashte e Pėrgjithshme. Ishte caktuar edhe komisioni per pėrgatitjen e dokumenteve dhe te vete mbledhjes.
Dhe, sikundėr thashė, pėrsėri ne "udhėheqje" doli Bardhyl Mahmuti, Billal Sherifi, Agush Buja e Jashar Salihu. Koha ishte shume e shkurtėr. Ishte thuajse njė muaj. Por, edhe gjate kesaj kohe, Kryesia mbajti mbledhje dhe i futi ne veprim tere mekanizmat e veta, per te shpejtuar procedurėn e thirrjes se subjekteve ne diskutim. Ne iu drejtuam pėrsėri kompetenteve te UCK-se. Ata nuk dhanė pėrsėri pėrgjigje. Duket se ishte zgjedhur rruga e bllokimit tė ēdo iniciative deri ne mbledhje. Por, pėrkundėr kesaj, ne kete kohe u lėshua thirrja e LPK-se drejtuar tere subjekteve politike shqiptare, brenda e jashtė atdheut. Me kete thirrje kėrkohej qe te gjithė te dilnin ne anėn e luftės per ēlirimin e vendit tonė, te UCK-se, dhe behej thirrje qe subjektet politike, organizative, etj, tė pėrgjigjeshin kėrkesės per ndėrtimin e Frontit per Ēlirimin e Kosovės. Kėrkohej, gjithashtu, qe atė te bėnin. presion. Per kete u pėrcaktua koha edhe vendi i mbajtjes se Kuvendit themelues. Ne thirrje tregohej edhe pozita ushtarake dhe ndėrkombėtare e Kosovės. (Thirrja e LPK-se mars 1998).
Ne thirrjen e tille nuk u pėrgjigjėn. Duke vepruar keshtu ne fakt iu dha pėrkrahje grupit politik anti-Front qe po ndėrtohej. Jo vetėm subjektet shqiptare politike ne Kosove, atė nen sundimin maqedon e malazez qe nuk u pėrgjigjėn, por me punėn e vete qeverise se Bukoshit kjo u luftua. Qeveria e Bukoshit beri bllokimin e UCK-se ne ēėshtje t me kryesore. Ajo, si me mjete financiare dhe me veprimtari politike parciale, .anti-Front, ashtu edhe me kuadėr ushtarak, te cilėt i futi nen kontroll dhe nuk i la per te shkuar brenda vendit, ne Kosove ne kuadėr te UCK-se, krijoi situatėn konfliktuale dhe shume te pėrshtatshme per grupet qe ndėrtoheshin. Me atė, ajo e hapi dhe e pėrforcoi me shume luftėn kundėr nesh. Ne veēanti, kur zoti Rugova e cilėsoi UCK-nė "vepėr tė huaj", ne mos edhe te qeverise serbe tė Beogradit, tėrėsisht jashtė interesit te Kosovės, dhe kur ne lufte u mbajtėn zgjedhjet per Kuvend e president te
Kosoves (mars 1998), ra shume vullneti per Front. Pse? Sepse, kėtė dy elemente u morėn si shkak dhe u hap akuza kundėr nesh me thėnien: "Ja se me cilat forca duan te ndėrtojnė Frontin".
Kuptohet se kėto akuza nuk thuheshin ne mbledhje, por rrugėve, neper kėshilla, ne UĒK-e, ne Tirane, etj. nėpėrmjet kesaj u hap urrejtja ndaj nesh dhe filloi lufta e ashper.
Nė mbledhjen e Pėrgjithshme tė LPK-se doli KP i saj. Ne emėr te akuzave ndaj Kryesisė se vjetėr, mbi bazat e "vrasjeve tė shokėve, mos nėnshtrimit ndaj organeve brenda vendit, keqpėrdorimeve dhe konflikteve te brendshme" te bėra nga Hashim Thaēi, tani udhėheqės i klikės qe i futi nen ombrelle te dy grupet, pushoi se vepruari dhe u zgjodh Kryesia Teknike me kryetar Beri islamin, anėtarė Bardhyl Mamutin, Jashar Salihun, .Agush Bujen, Mehmet Bislimin, Sabri Kiēmari dhe Rrahim Ramen. U "zgjodh" kjo Kryesi per njė periudhe prej disa jave, maksimalisht njė muaj, 'deri ne shqyrtim te akuzave. Por ajo vazhdoi per muaj, deri ne korrik, kur unė dhashė dorėheqjen nga organet e zgjedhura te LPK-se. Madje, kjo .Kryesi, me kete kryetar kishte si qellim te saj vetėm bllokimin e punes se ndėrtimit te sistemit ēlirimtar ne Kosove (FC,K), ēėshtje e sanksionuar ne Programin e LPK-se.
Me kete, faktikisht, pėrfundoi veprimtaria per ndėrtimin e Frontit. Ne nuk kishim me kompetenca, ndėrsa Kryesia Teknike per tre muaj, pas mbledhjes se fundit, me 7 maj 1998 ne Shtutgard, nuk mbajti asnjė mbledhje. Ishte i kote intervenimi, sepse ne fakt kryetari i saj kishte marre per detyre mosthirrjen e mbledhjes, ne mėnyrė qe grupet te konsolidoheshin. Kjo periudhe shendon edhe rėnien e LPK-se si organizate. Ne fakt, keshtu edhe u be. LPK-ja mbeti si organizate vetėm formalisht (Shėnime nga mbledhjet e KP te Degės).
Ndėrsa, ne UCK-E u kooptuan anėtarė te rinj, ata qe i shėrbyen asaj klike. Shume prej tyre u angazhuan ne detyra te reja, ndėrsa LPK-ne e shndėrruan ne servis financiar. Per ēėshtje politike doli grupi prej pese vetash si pėrfaqėsues politik, ku u fut edhe Bardhyli e Jashar Salihu. Po ne kete moment doli edhe zėdhėnėsi i
Kjo shėnon datėn e fillimit te fundit per sistemin ēlirimtar ne Kosove.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė