Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-09, 17:12   #1
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Deshtojne zgjedhjet. Krasniqi: do kete zgjedhje te parakohshme

Krasniqi: Mund tė ketė zgjedhje tė parakohshme


PRISHTINĖ- Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e organizimit tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare gjatė vitit tė ardhshėm.
“Nėse ėshtė interesi i Kosovės, nėse ėshtė interes i institucioneve dhe i demokracisė sė vendit, unė nuk e them se medoemos zgjedhjet duhet tė mbahen nė vitin 2011. Nėse ėshtė interesi i pėrbashkėt qė zgjedhjet tė mbahen nė 2010, atėherė unė si kryetar i Parlamentit, por edhe si sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike, jam nė shėrbim tė proceseve demokratike qė e avancojnė jetėn politike dhe demokratike nė Kosovė”, ka thėnė Krasniqi nė njė intervistė.

Nė kėtė intervistė, kryekuvendari po ashtu ka kritikuar Qeverinė pėr shkak tė – siē u shpreh ai – ngadalėsisė nė pėrgatitjen e ligjeve, ndėrkaq ka thėnė se sa i pėrket pjesės veriore tė vendit, EULEX-i i ka ndihmuar institucionet e Kosovės, por nė fushat tjera deri tani nuk ka pasur ndonjė sukses tė dukshėm.

“Nė disa detyra, sa i pėrket pjesės veriore tė vendit, mund tė themi se EULEX-i i ka ndihmuar institucionet e Kosovės. Megjithatė, nė fushat tjera deri tani nuk ka pasur ndonjė sukses tė dukshėm. Shpresojmė qė nė vitin e dytė tė ketė suksese”, tha Krasniqi.


__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante