Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-09, 00:09   #666
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim krim ne vlore

Vlorė, 15 thika tė dashurės 15-vjeēare


Anila Peēi | 25/12/2009 | Kronike | 0 KOMENTE | SHARE | - +



Njė 21-vjeēar ka tentuar tė vrasė me thikė tė dashurėn e tij pasi ajo vendosi t'i japė fund lidhjes

E mitura ndodhet nė spital nė gjendje tė rėndė, ku mjekėt i kanė hequr njėrėn veshkė dhe presin mbijetesėn


VLORĖ - "Mė mirė tė tė zhduk, sesa tė tė kenė tė tjerėt". Kėto kanė qenė fjalėt qė i ka thėnė vajzės qė dashuronte, teksa e ka goditur disa herė me thikė nė trup. Historia e dashurisė mes dy tė rinjve, duket se ka pėrfunduar nė vrraga gjaku pėr vajzėn, finalizuar nga i dashuri i saj.

Gjithēka ėshtė vendosur nga thika, qė ka pėrshkuar disa herė trupin e vajzės, ndėrsa gjurmėt e gjakut kanė mbetur nė divanin e dhomės sė ndenjies, ku ishte ulur vajza.
Historia e ndodhur nė orėt e drekės sė djeshme nė periferinė e Vlorės, duket se ka lėnė pa frymė banorė tė lagjes "Kushtrimi" e "11 Janari", nė kufi mes tė cilave ndodhet shtėpia e vajzės, qė kanė qenė tė tmerruar nga ajo qė kanė parė dhe dėgjuar.
Duke u futur nė lagjen "Kushtrimi", tė tregojnė menjėherė njė shtėpi nė ndėrtim e sipėr. Nė shtėpinė njėkatėshe, njėri prej xhamit tė dyerve ėshtė i thyer, ndėrsa brenda saj kanė mbetur njolla tė mėdha gjaku nė divan dhe dysheme, si dhe televizori ndezur.
Siē tregojnė banorė tė zonės, ngjarja ndodhi kur vajza ishte vetėm nė shtėpi. Djali ka hyrė brenda dhe pak kohė mė pas debatet janė ashpėrsuar, teksa janė dėgjuar mė pas tė bėrtitura dhe ulėrima.

Disa herė thikat kanė pėrshkuar trupin e vajzės dhe pas kėsaj 21-vjeēari ka lėnė banesėn e sė dashurės dhe atė nė njė pellg gjaku dhe ka pėrshkuar me vrap lagjen, duke humbur rrugicave tė saj.

Fqinjėt sqarojnė se vajza ka dalė vetė nga shtėpia, duke thyer edhe xhamin e derės, ndėrsa mė pas ėshtė ndihmuar nga njė nga djemtė e lagjes dhe nga njė punonjės policie, qė rastėsisht ka qenė duke kaluar aty. Ka qenė ky i fundit qė ka njoftuar kolegė tė tij dhe ambulancėn, ndėrsa e ka nxjerrė pranė rrugės qė lidh lagjen periferike me qytetin. 15-vjeēarja madje ka arritur tė komunikojė me tė duke i treguar mbi ngjarjen, si dhe emrin e djalit dhe marrėdhėnien qė kishte pasur me tė.

Tė dy tė rinjtė njiheshin me njėri-tjetrin. Ata kishin pasur njė lidhje, por duket se marrėdhėniet e tyre kishin ndryshuar. 15-vjeēarja Milena Shene mėsohet t'i ketė komunikuar djalit se do tė ndėrprisnin gjithēka, ēka jo vetėm nuk ėshtė mirėpritur nga 21-vjeēari, por ka mjaftuar qė tė arrijė deri nė kėrcėnime. Pėrkeqėsimi i raporteve ka arritur kulmin nė orėt e drekės sė djeshme.

Djali ka behur nė shtėpinė e vajzės dhe pasi nuk ka gjetur me tė gjuhėn e pėrbashkėt, ka folur me tehun e thikės. 21-vjeēari me origjinė nga Kukėsi dhe me banim nė Spitallė tė Durrėsit e ka qėlluar minorenen 6 herė me thikė, nė grykė, nė kraharor, nė shpatull dhe nė bark, ndėrsa plagėt te vajza janė shtuar edhe nė krah e duar gjatė rezistencės qė ka bėrė.

Prej pak kohėsh vajza kishte lėnė shkollėn. Ajo paraditeve rrinte nė banesėn e saj, ndėrsa i ati shkonte tė punonte. Prindėrit e saj ishin tė divorcuar dhe 15-vjeēarja jetonte vetėm me tė atin.

Aktualisht ajo ndodhet nė spitalin rajonal tė Vlorės, ku i ėshtė nėnshtruar ndėrhyrjeve, ndėrkohė qė mjekėt ende nuk janė shprehur pėr jetėn e saj. Autori i krimit ėshtė i identifikuar, si njė 21-vjeēar me inicialet A.A., me origjinė nga Kukėsi dhe me banim nė Spitallė tė Durrėsit. Efektivėt e policisė vijojnė hetimet pėr ngjarjen, si dhe punėn pėr kapjen e autorit.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė