Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-01-10, 17:39   #45
sefedin
 
Avatari i sefedin
 
Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
sefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithėsefedin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės

Nuk mjaftonte vetėm shifra per te raportuar. Tash, pas dhjetorit, ne muajin shkurt e mars 1998, hynė me shume mjete.
Raportet me shkresa me dy a tri te dhėna, qe jepte sektori rendėsish se veēantė dhe fondi, pa vėrtetim té palėve, nga nuk delte as vendi, dorėzuesi a marrėsi, dedikimi i mjeteve etj., per shpenzimet qe e kalonin shifrėn e 300 a 500 mije markave gjermane, ishin jo tė mjaftueshme. Ishte koha kur duhej te intervenonim me force per te venč ne binar financimin. Fjala ishte per mjetet e popullit. Ne nuk kishim te drejte tė lejonim kete ērregullim kaq té ashpėr te sektorit te financave dhe tejkalimin e. shumės prej 5 mije markave gjermane, qe kishte te drejte per te dhėne pėrgjegjėsi financiare pa vendim te Kryesisė se KP te Degės (Vendim i Kryesisė 7997). Po ja qe fondet, pavaresisht se cili (ai i Zvicėr dhe i Gjermanisė) nuk pyetnin me askėnd. Kjo duhej ndalur. Ishte koha e fundit per te vepruar me vendosmėri.
Edhe njė fakt e zgjoi interesin tonė: mjetet luftarake, atė te transportit etj, harxhimet e ndryshme, ushqimi, fjetja ne Shqipėri dhe ne boten e jashtme dhe blerjet pa prova. asnjė prove (dėftese), nuk paraqiste sektori per mjetet qe shfrytėzonte per blerjen e mjeteve dhe per harxhimet tjera. Ne anėn tjetėr, kureshtja e njerėzve u zgjua ndaj mjeteve. Rrugėt e Tiranes ishin mbushur me njerėz qe financoheshin nga Fondi. Ata rrinin lokaleve duke harxhuar, ushqeheshin neper kafe etj, Te gjitha ketė harxhime barteshin nga Fondi.
Dhe, meqenėse mjetet bliheshin nėpėrmjet Xhavitit, Azemit, Raifit dhe Ilirit e Demes se bashku, midis tyre kishte filluar njė lufte e ashpėr. Azemi dhe Xhaviti thoshin se vetėm ata (Xhavit-Azem) kishin kompetenca per te blerė mjete dhe financuar UCK-nė. Si te tillė nuk raportonin fare, duke deklaruar se i pėrgjigjen vetėm Shtabit. Ne anėn tjetėr, Raifi deklaronte se pa te asnjė mjet nuk mund té blihet ne Tirane dhe ne Shqipėri, pasi edhe mjetet e transportuara deri tash kishin kaluar nėpėrmjet tij. Kurse grupi i trete, i udhėhequr nga Dema-Mėrgimi, financohej nga Fondi ne Gjermani, kuptohet jashtė kontrollit tė Kryesisė, sepse as kėndej nuk respektoheshin vendimet. Edhe kėta, sikundėr thoshin, per shkak se nuk kishin mjete ne Tropojė, u detyruan vete tė merren me mjete, jashtė vullnetit te tyre, vetėm e vetėm qe populli qe vinte vullnetarisht ne Tropojė, te kete mjete dhe te mos kthehej i paarmatosur dhe te rrezikohej.
Kjo gjendje u ashpėrsua. Prandaj, centralizimi u be per disa shkaqe:
1. Te mjeteve te mėdha te cilat filluan te futen ne llogarinė tonė.
2. Ndarjes proporcionale dhe sipas nevojės te mjeteve neper leme dhe fusha qe i kėrkonte lufta jone ēlirimtare.
3. Mbajtjes nen kontroll te mjeteve financiare qe u pėrdoren per blerjen e armeve ne Shqipėri.
4. Per te futur nen kontroll mjetet e popullit, ne mėnyrė qe tė mos bėhej keqpėrdorimi i tyre, si nga kėshillat e financimit, ashtu edhe nga pėrgjegjėsit financiare, ata te logjistikes etj.
Me ketė ide u nxor vendimi ne Kryesi dhe ne mars, (me 07) tė atij muaji u bė centralizimi i mjeteve. Kėtij vendimi iu pėrgjigjen nenfondet nėpėr shtete, por jo ai me qendėr ne Zvicėr, as mjetet tė cilat vinin nga SHBA nėpėrmjet aktivisteve ne Shqipėri. Ndėrsa, pėrgjegjės kryesore nga Kryesia, te ēilet edhe duhej te nėnshkruanin per mjetet qe hynin dhe dilnin nga Fondi qe ishte nen kontrollin e Kryesisė se Degės u caktuan: Muhamet Kelmendi, Ali Ahmeti dhe Adem Granovci. Udhėheqės u zgjodh M. Kelmendi. Kėta duhej te nėnshkruanin dėftesėn per financimin e ēdo veprimtarie. Pa nėnshkrimin e tyre nuk mund te financohej
asnjė fushe.
Duhet thėne, ne mėnyrė qe te shihet se per dare shumash ėshtė fjala, se cilat mjete financiare brenda periudhės prej 07.03. e deri me 15-20.04.1998 kane hyre tek Kryesia dhe te cilat i ka Administruar ky organ. Fjala ėshtė ketu vetėm per kete periudhe, sepse Kryesisė iu deshtė te marsit dhe ne prill e maj te vitit 1998. Pas kesaj date, sidomos pas mesit te prillit ne nuk kemi as edhe njė tė dhėne.
Ne Kryesi kane ardhur:
Nga Gjermania fondi dha dy here mjete financiare. Njė here shuma prej 130 mije markave dhe herėn tjetėr kane ardhur 60 mije marka. Ndėrsa nga Austria janė futur 210 mijė marka gjermane. Nga qeveria Bukoshit 280 mije marka. Nga Hamburgu 61 mije marka i solli Muhamet Elshani. Ka pasur shuma qe kane ardhur nga. Belgjika, Franca e viset e tjera. Por, per fat te keq per atė nuk ka shėnime, sepse me lėshimin e Tiranes, pėrsėri ai regjistėr, si dhe vete mjetet kalojnė ne sektor. Ai i ka ato te dhėna dhe kurrė mė nuk ka dorėzuar mjetet dhe dokumentet.
Duhet thėnė se gjate kesaj periudhe kane hyre dhe iu kane dhėne pėrfaqėsuesve te sektorit, kryesisht Xhavit Halitit dhe Azem Sylės edhe disa shuma te tjera, edhe pse ata me vendim nuk kishin. te drejte t'i pranonin mjetet. Nga Gjermania i ishin dorėzuar Xhavit Halitit 200 mije marka nga Xhemail Duraku, me vendim te lėshuar nga Kryesia e Degės, ne emėr te Shtabit Qendror tė LPK-se, prej nga ngarkohej ai me detyrėn e tille, i kishte mbledhur ne Ceki. Nga SHBA-ja i ishin dorėzuar te njėjtit nėpėrmjet njė aktivisti rreth 300 mije dollarė, nuk dihet saktėsisht shuma. Dhe, jemi njoftuar edhe per njė shume prej 170 mije dollarėsh qe i kane marre kėta ne dozim ne Rinas. Nuk kemi te dhėna te tjera per asnjė fond. Nuk i dimė te hyrat ne Zvicėr, Austri, SHBA etj, as te hyrat per grupet e punes ne Tropojė, Tirane etj, te cilat bėheshin nga Fondi ne Gjermani. Ketė mjete nuk kane byre ne evidence te Kryesisė dhe nuk kemi as edhe njė shėnim per atė. Kryesisė nuk i ka dhėne raport, ndėrsa ne pyetjen dhe insistimin tonė qe te jepet raport me shkrim dhe te dorėzohen mjetet nga sektori, mu nga pėrgjegjėsit ne Tirane (Xhavit Halitin) na e tha né mbledhje:
"Ne kemi blere hekura! Kosova po mbushet"!
137
Mjetet ne kete kohe janė shfrytėzuar per blerjen e mjeteve per lufte. I janė dhėne dy here Fadil Demirit mjete financiare per transaksionet ne Bosnje e Hercegovine. Dy here nga. 150 mije marka. Pastaj per oficeret, rrugėt e tyre, janė dhėne 20 mije marka. Kurse, per shpenzimet e tyre ne Tirane 10 mije marka. Rreth 200 mije marka iu dhėne Azem Sylės dhe Xhavit Halitit, si dhe Adem Grabovcit per mjete. Shuma tjetėr ka mbetur dhe ėshtė dorėzuar para se te behet grushti politik.
I thashė kėto per te pare se me dare kishim te bėnim, ndonėse ishte vetėm fillimi, sepse me vone ka te dhėna se janė futur mjete shume me te mėdha.
Mirepo, megjithatė, kjo e beri efektin e vet. U arrit qe deri nė prill 1998 rreth 70% te mjeteve te centralizohen. Mbeten vetėm dy baza. E Zvicrės dhe ajo e Tiranes, nen drejtim te Xhavit Halitit , Jashar Salihut e Azem Sylės, te cilėt nuk i dorėzonin mjetet sipas vendimit. Njė pėrqindje nuk e dorėzonte as fondi nga Gjermania. Kėtu ėshtė edhe baza, pse pas MP te LPK-se, ne mbledhjen e Pare te KP te ri te Degės, nga Hashim Thaēi u bė akuza per keqpėrdorim te mjeteve financiare nga Kryesia, ne kohen kur ky organ, me bazėn e vet te re, si dhe me pėrgjegjėsinė financiare ishte pėrgjegjės i tėrė punes, edhe i mjeteve financiare te mbledhura. Por, tash zotėrinjtė nuk kishin mundėsi per tė bėrė harxhime pa kritere, pa mbuloje etj, ndaj ngritėn akuza te tilla. Ata donin te vazhdonin administrimin e mjeteve pa asnjė kriter dhe kontroll.
Shpenzimet ishin te mėdha. Sikundėr dihet, nėpėrmjet sektorit dhe grupeve te punes ne Shqipėri kalonin financat né Kosovė, bliheshin mjetet ne Shqipėri e jashtė, mbuloheshin shpenzimet e veprimtarive kudo, ne Shqipėri, jashtė vendit etj. Per te gjitha ketė, deri ne centralizimin, nuk kishte Kryesia as edhe njė informacion, pėrveē shumave te dhėna fiks dhe pa mbulese. Me centralizim, Kryesia nuk dilte kundėr grupeve te tilla, punes dhe aktiviteti tjetėr, po kundėr keqbėrėsve plėngprishės te mjeteve nėpėr rrugėt e Shqipėrisė, pranė qendrave jashtė etj. Ato ishin shuma jashtėzakonisht te mėdha. Prandaj, u kėrkua me centralizim qe ēdo sektor, grup e individ, tė paraqesė kėrkese me shkrim, duke treguar vendin, mjetet dhe qėllimin e mjeteve financiare qė kėrkonte. Ne baze to saj vendosej nga Kryesia per mjetet financiare. Ky ishte zaten edhe vendimi i kėtij organi.

__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
sefedin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė