Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
|
Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės
a. Se pari, nėpėrmjet logjistikes shtrihej ndikimi tek zyrtaret ne Tirane, duke krijuar lidhje e kontakte me ta, lidhje te cilat nuk ishin aspak ne bazė organizative.
b. Se dyti, shtrihej ndikimi tek radhėt e organizuara to UCK¬se, duke fituar pozicione ne strukturėn e saj, si ne Shtab Qendror, ne sektorėt e drejtoritė e tjera, organe to cilat tash veē kishin filluar nga klika per t'u rindėrtuar nėpėrmjet kooptimit;
c. Se treti, nėpėrmjet logjistikes arrihej ndikimi absolut mbi mjet financiare, te cilat kishin rol dominant ne tėrė gjendjen vend. Teoria: kush i ka parat e ka gjendjen, zotėronte;
d. Se katėrti, me logjistike krijohej terreni edhe per te pėrfshire nen ndikimin e vet edhe te kuadrove ushtarake, -LE cilat veē kishin shprehur dėshirėn per t'u futur ne radhėt e UCK-se.
Per shkak te kėtyre elementeve ishte e pamundur per te ulur sektorin ne bisedime. Te gjitha kompetencat ne Tirane i kishte marrė Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Zeka nuk linte asnjė kontakt me asnjė nga zyrtaret, pavaresisht nivelin. Ne ane tjerėt, Azem Syla ishte i ashpėr, ofendues edhe aspak tolerant, njeri qe nuk donte per te dėgjuar per organet dhe nevojat e luftės. Ēdo gjė qe nuk kalonte nėpėrmjet atij e Xhavit Halitit dhe njėfarė mjekut (Shaip Mujes) ne Tirane, nga Kosova, qe merrej me shitblerjen e medikamenteve, ishte jo e drejtė dhe luftohej ashpėr (Shėnimet nga diskutimet e tyre nga mbledhjet e Kryesisė) Asnjė grup tjeter i punes nuk pranohej. Per ata madje nuk kishte kompetenca as Kryesia e Deges.
Megjithate jane dy shkaqe qe i detyruan ata te nenshtrohen ne organ:
1. Anėtarėsia ne Kryesi to KP té Degės dhe,
2. Dhėnia me shumice e armeve falas nga shteti, ndėrsa nga sektori ėshtė dhėne shuma e mjeteve qe gjoja janė blere kėto arme, edhe pse del e kundėrta (Dėshmitė e dėshmitareve ne Tirane).
Kėto dy fakte per kohen i detyruan ata te ndalen dhe ne Kryesi te Degės arritėm te bėjmė kompromise me grupin tjetėr qe vepronte ne veri tė Shqipėrisė. Mbeti qe sektori i veēante (Xhavit , Azem) te blejė arme ne popull, gjithandej ne shtet, qe thoshin se aty po i marrim, e, jo tek shteti. Per kohen u caktuan llojet e armeve, duke kėrkuar antitanke, mjete kundėr aviacionit dhe topa te kalibrave te ndryshėm. Kėto mjete u tha se i duhen UĒK-se per te bere balle ne lufté me forcat pushtuese serbe. Ndėrsa, mjetet e blera u vendos, pėrveē atyre qe shkojnė ne rrethin e Bukėsit, pas transportit té tyre ne veri, te merret grupi i Mėrgimit me to. Ai duhej per mjetet te kujdesej, duke e bere largimin e tyre ne vend -LE sigurte, pastaj pastrimin dhe shpėrndarjen ne vendet e caktuara, sipas kėrkesave te njėsiteve te UCK-se.
Ky vendim hyri ne fuqi menjėherė, me 07 mars 1998.
Pėrveē kesaj ndarjeje te punėve, ne mbledhjen e marsit, ne lokalin e Raifit ne Tirane, pastaj ne mbledhjet e mbajtura ne 'Universitetin e Tiranes dhe ne Lidhjen e Shkrimtareve te RP te Shqipėrisė, ku ishte stacionuar per kohen Kryesia, u caktuan edhe disa grupe te tjera, te cilat futeshin ne logjistike dhe mendonim se kėto grupe te punes do te kompletoheheshin per kėtė fushe shume te rėndėsishme per luftėn tone ēlirimtare. Ky lloj organizimi te logjistikes ishte menduar te vepronte deri ne ndėrtimin e sistemit ēlirimtar, ku edhe kjo fushe mendohej te ndėrtohej mbi baza shtetėrore, ne sistem, duke e gjetur mekanizmin adekuat. U krijuan kėto grupe te punes:
1. Grupi per gjetjen dhe transportimin e rrobave ushtarake.
2. Grupi sanitar, ai per gjetjen e mjeteve sanitare dhe transportin e tyre, deri ne Tirane, si te medikamenteve ashtu edhe to mjeteve per intervenimin kirurgjik etj.
3. Grupi per kujdesjen ndaj Vullnetareve.
4. Grupi per te plagosur.
5. Grupi i punes per llogarinė e mjeteve ne Tirane, (Vendimet e Kryesisė mars 1998).
Edhe kėto vendime u futen ne fuqi menjėherė. Ato filluan edhe te realizohen neper fushat qe u zgjodhėn. Tani ēdo grup i punes merrej profesionalisht me punėn e vet. Keshtu u gjeten rrobat ushtarake, mjetet medicinale, medikamentet etj. 'Te tjerėt kujdeseshin per vullnetaret. Mjetet qe siguroheshin per UĒK-ne i transportonin vete grupet e punes deri ne Durrės. Aty i merrte dorzim sektori i vecante;tash i logjistikes. Sipas te dhenave, keto grupe, me ndryshime te vogla kane funksionuar den ne vitin 1999. Por, askush deri ne korrik te. vitit 1998 nuk ka patur to dhena per punen e logjistikes.
Sipas kėtij vendimi u punua ne shume fusha. Por, ēdo grup i punes kishte urdhėr qe, pa dijeninė e Kryesisė dhe pa vendimin e saj te mos ia dorėzonte mallin Xhavit Halitit a Azem Syles, as edhe "mjekut" Shaip Muja ne Tirane. Edhe pse ky vendim ishte ne fuqi, ne u detyruam te pranonim. tė kundėrtėn, sepse sektori bllokoi punėn tek organet e shtetit shqiptar. Nėse nuk veprohej keshtu behej bllokimi i punes nga sektori tek organet e shtetit. Per te mos ardhur deri tek bllokimi i punes, pranuam ne heshtje. Ndėrsa, vendimi mbi blerjen e anėtarėve, transportin c tyre dhe sigurimin e vendit, me zyrtaret, nuk u zbatua nga sektori. Ata ishin te plotfuqishėm, sepse vetėm ata e kishin lejen e shtetit. Mirepo, ata donin t'i kishin edhe mjetet financiare, ne mėnyrė qe to vepronin te pakontrolluar, si dhe vete te mbanin lidhjet me qeveritaret nė Tirane, jashtė organizatės. Pengese ishin mjetet. Ndėrsa, financat me vendim i dispononte dhe i administronte vete Kryesia, ndonėse nuk i kishte te gjitha. Kjo e tmerroi atė sektor, i cili filloi te mos blejė arme dhe te lere pa e furnizuar grupin e punes ne veri, sidomos ne kohen kur atje kishin filluar te shkojnė vullnetare, to organizuar nga rrahet e UĒK-se edhe me qindra e tjera vetė. Nė kete gjendje, kėrkuam qe ne sektor to futen edhe forca to kualifikuara ushtarake, ato teknike, si Fadil Demiri, njė ish ushtarak, shok e i burgosur dhe besnik per luftėn ēlirimtare, te cilin veē e angazhuam me pune tė veēanta sidomos jashtė vendit. Me te dhe kuadro to tjera mendonim te profesionalizonin gradualisht kete sferė shume te rėndėsishme te luftės. Kėrkuam gjithashtu te futen ne grup edhe Xhemail Fetahu dhe Naser Idrizi, pėrndryshe anėtare te KP to LPK-se, pot as kėta dhe asnjeri nuk u pranuan nga grupi i logjistikes.
Kishte raste kur mjetet e blera nga sektori, si: pushkėt, kallashnikovėt, pushkomitrolozet, pushkėt 10 e 20-e, armėt antitanke etj., bliheshin pa kritere. Kishte gjithashtu taste, sidomos topat 75 mm, apo minahedhėsit 20, nuk funksionon si duhet. Ato mjete ishin shpeshherė ne rregn11, po iu mungonte ndonjė pjesč, si shenja optike a mekanike e operimit. Kjo gjendje e rriti rendėsin e Kryesisė qe domosdo sektori i logjistikes te zgjerohet me teknike ushtarake, me forca qe kishin njohuri per armėt. Prandaj, u nxor njė vendim i tille (vendimi mbi logjistiken, mars 1998). Ai hyri pas faktit, i cili erdhi nėpėrmjet informacionit se shume arme nuk po funksionojnė, si edhe me faktin se tash duhej te paraqiteshin me shkrim kėrkesa per mjetet qe u blenė, ne mėnyrė qe Kryesia te jetė ne gjendje per te vendosur pro a kundėr kėrkesės per armėt c veēanta. Lidhur me kete ishin edhe shkresat nga terreni, ku theksoheshin llojet e armeve ne lufte. Duke u mbėshtetur ne kete, nxorr vendimi, i cili e tmerroi sektorin e vecante. Ata, ne vlugun veprimtarive per furnizimin me mjete te UCK-se, tere mjetet qe i kishin ne diskonim i bllokuan. Dolėn edhe ne emėr tė Shtabit Qendror me vendim se vetėm ata janė kompetente per te gjitha ēėshtjet ne sferėn e logjistikes, ku i futnin edhe veprimtaritė qe thashė. Por, kjo nuk ishte e keqja, sepse edhe pėrkundėr kėsaj, ata nuk blinin mjete dhe nuk dėgjonin te tjerėt per t'i blere mjete efektive per lufte, si dhe nuk i kryenin as punėt e tjera. Kjo e detyroi Kryesine qė jashtė vullnetit te vet, te ndaje mjete dhe te dėrgojnė jashtė vendit persona per te blere mjetet luftarake to domosdoshme per njėsitet UCK-se. (Shėnimet nga veprimtaria ne Tirane.) Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme. NE njeren ane, se mjete I inanciare nuk kishim sa duhet, sepse ato vinin kohe pas kohe, te cilat edhe u morėn nga sektori dhe nuk u dorėzuan ne grupet e punes dhe, ne anėn tjetėr, nuk i kishim krijuar lidhjet me organet e vendit ne Shqipėri. Me kėta i kishte lidhjet vetėm Xhaviti. Ai kishte leje tė veēante, prandaj i mori tėrė mjetet dhe u lidh me zyrtaret ne Tirane jashtė organizatės, duke u dale dėrguesve tė mjeteve financiare ne Rinas, ne aeroport, apo ne Limanin e Durresit dhe duke ua marre ato, to cilat ai nuk i dorezonte ne Kryesi.
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
|