Anėtarėsuar: 08-01-07
Vendndodhja: Nė shtėpinė time buzė liqenit ...
Postime: 78
|
Titulli: Pse Nuk U Ndėrtua Fronti Pėr ēlirimin E Kosovės
Lufta per logjistike e ndau ne tėrėsi klikėn nga organizata. Ky ishte gjoja faktori pse urgjentisht u thirr mbledhja e KP to Degės, pa u konsultuar me Kryesine. Mbledhja u thirr me anėn e Nėndegės se LPK-se ne Zvicėr. Thirrjet ishin lėshuar, prandaj Kryesia u detyrua per to lėshuar Tiranen, sepse nga thirrja dilte se ishte mbledhja paraprake e KP, ajo qe kishte per qellim per to krijuar terrenin per pėrgatitjen e MP to Gjashte tė Degės, nėpėrmjet se citės u be grushti politik mbi Kryesi (Thirrje pėr MP gjashte te Degės). Ėshtė pikėrisht, kalimi i kompetencave ne kuadėr to Kryesisė, edhe per logjistike, qe i tmerroi pėrtej mase kėta zotėrinj dhe e shtynė kete organizėm ne kete veprim antistatuore. Pas mbledhjes se .KP u kthye njė pjese e Kryesisė se KP ne Tirane. Atje kishte mbetur ēdo gjė ne vend. Sektori nuk pranonte me kontakte me Kryesine, edhe pse ende ishin ata (Xhavit Haliti e Azem Syla) anėtare to saj.
Ne situate to tille lindi ideja: "fshati financon fshatin". Kjo erdhi thjesht nga moskryerja e detyrave sektorit to logjistikes pėrballė luftės. Pse? Sepse, shume qytetare qe vinin nga viset e ndryshme to Kosovės ne Tropojė per armatim, ktheheshin ne vendlindje pa arme. Ky fakt beri qe shume rrethe, lagje e vende to vetorganizohen. Keshtu filloi mbledhja e ndihmave financiare ne devize nga luftėtarėt e Kosovės. Ata i kishin dėrguar njerėzit e vete dhe blinin arme neper fshat, lagje e qytete, ne kazerme etj, si dhe i transportonin mjetet ne vendin e vet. Ishte ne Tirane njė ērregullim i pėrgjithshėm. Askush nuk pėrgjigjej per asgjė. Kishin mbėrritur radhe to organizuara dhe jashtė saj. Me qindra e mijėra qytetare shqiptare nga Kosova endeshin rrugėve to Tiranes e Shqipėrisė. Ēdo kush prej tyre .kishte mjete financiare. Ata kėrkonin, blinin dhe transportonin arme ne veri, e prej andej ne Kosove (Dėshmitė e dėshmitarėve, Tirane. 1998).
Prandaj, per to ndaluar kete gjendje, nga Kryesia e Degės u kėrkua me force qe tere sektori i veēante tė vije ne mbledhjen e saj. Ne donim qe me organizim t'i dilnim pėrballė kesaj gjendjeje. Por, sektori ne emėr to Shtabit Qendror, atij shtabi qe vetėm ne letėr ekzistonte, sepse ende ishte ne kooptim e sipėr, e refuzoi kete organ udhėheqės. Me herėt Kryesia e pate bore centralizimin c tere mjeteve ne mėnyrė qe to detyroje sektorin dhe grupin e punes per to vepruar sipas vendimeve. Por, ishte e kote. Ata nuk erdhėn me jave ne vendin ku rrinte Kryesia, ndėrsa per here tė fundit erdhėn ne fillim to prillit. Erdhėn per tė marre mjete financiare. The, Kryesia me qellim to afrimit me kete sektor, pa u paraqitur kėrkesė ia dha mjetet e kėrkuara. Por, me tė marre ata mjete pėrsėri u larguan nga organi. Me kurrė Kryesia, sa kohe qe ka qenė ne udhėheqje, deri ne mbledhjen e pare, pas MP, kur u bėnė akuzat, nuk i ka pare kėta anėtarė tė Kryesisė. Ne fakt ishte koha kur sektori veē e kishte mare tėrė punėn e logjistikes nė dore dhe vepronte pa asnjė kontroll. Per atė veprimtari e kishin marre ata "lejen" e organeve ne vend.
Edhe per mjetet qe vinin nga bota e jashtme u be njė lufte e ashpėr. Ata kalonin vetėm nėpėrmjet dorės se Xhavitit dhe Azemit. Xhaviti kishte leje per to marre ne dorėzim mjetet ne kufi (Leja hyrėse zyrtare). Te tjerėt nuk lejoheshin nga organet e shtetit per t'u futur brenda dhe per t'i pranuar mjetet e mallin, sepse nuk leshohej leje tjeter. Edhe pse ishte keshtu, Kryesia nuk kundėrshtoi. Qėllimi ishte uniteti ne pune, por ajo qe e shqetėsonte ishte fakti se as per kėto, qofte mjete financiare, qofte medikamente, qofte arme nuk ka tė dhėna, sepse kurrė nuk ėshtė raportuar ne Kryesi. Per to thuhej nga sektori (Xhavit-Azem) se janė ne dore te "sigurte" ne atdhe dhe se po shkojnė brenda, tek njėsitet e UCK-se, ndėrsa nga brenda i kėrkonin mu ato mjete, te cilat u thoshin se nuk kane ardhur ende nga atdheu ne vend.
Duhet gjithashtu per to theksuar sidomos fundin e prillit, ditėt midis 20-25 prill te vitit 1998. Ne atė kohe, vjen ne Tirane lajmi nga grupi i furnizimit se atje, ne veri te shtetit, ne Tropojė gjenden mbi 4 mije vullnetare shqiptare nga Kosova, te cilėt kane shkuar te organizuar nga njėsitet e UCK-se per tė marrė mjete. Ky fakt na detyroi qe se bashku me Adem Grabofēin, i cili ende qėndronte pranė Kryesisė, per tė udhėtuar ne kufi. Atje e gjetėm grupin, i cili ishte shume nervoz. Me ta ishte I. Kelmendi. Ata ishin pėrpjekur per to zgjidhur atė ēėshtje, po pa sukses, sepse nuk kishte financiare, te cilat i kishte marre sektori nga fondet. Grupi ishte i shqetėsuar. Ata nuk kishin as mjete financiare per te blere
ushqim per vullnetaret.
Kryesia i kishte ne disponim vetėm 50 mije DM. Ato i morėn me vete. Te njėjtat ia dhamė grupit per ushqim, sepse per t'i ushqyer 4-5 mije veta duheshin shume mjete, aq me tepėr kur buke nuk kishte mjaftueshėm dhe vete ne duhej t'i ushqenim. Mjetet luftarake per ēka kishin ardhur nuk kishte. Ishin qytetaret tanė nga te gjitha viset e Kosovės. Ēdo grup e kishte shkresėn nga komandanti i zonės, nenzones a vendit ku gjendej per te ardhur per te marre arme. Por, arme nuk kishte! Mbėrritėm ne ora 20. Shkuam me Ademin dhe Mėrgimin ne baze, mbi Tropojė, ku ishin te vendosur vullnetaret. E pame vete gjendjen e tyre. Pa arme
Atje dhe shume te uritur. Kishte disa dite qė nuk ishin ushqyer. Zyrtaret nuk lejonin ushqimin e tyre. E vullnetaret kishin udhėtuar me dite e net te tera per te ardhur, ndėrsa aty nuk kishte mjete.
U pritem nga Dema shumė ashpėr. Pati edhe ofendime, por ato i morėm si te momentit, nga gjendja qe ishte ne vend. Ndėrsa, as unė dhe as Ademi nuk kishim mundėsi per te zgjidhur ēėshtjen. Ne nuk kishim as mjete financiare per ata.
U takuam tė nesėrmen me zyrtaret ne Bajram Curr. Ata nuk donin te dėrgonin buke per vullnetaret. Me intervenim arritėm qe ne marrėveshje te dėrgohet buka. Po, arme nuk kishte. Kėrkuam arme. Ne baze nuk kishte mjete luftarake. Para nuk kishte. Ne kontakt me zyrtaret, te nesėrmen erdhėn edhe nga Tirana, shefi i SHIK-te, Fatos Klosi, me te cilin ishte edhe njė pėrfaqėsues i shtetit amerikan. Pas bisedimeve u lejua blerja e mjeteve vetėm ne vend, pėrkatėsisht ne rrethin e Bajram Currit. Po mjete financiare nuk kishim, ndėrsa shteti vet nuk. jepte arme per vullnetaret qe ishin ne Tropojė. Per atė shkak, vete A. Grabocvi e thirri me telefon ajror Azem Kylėn dhe Xhavit Halitin. Me ta bisedoi Adem Grabovci. Edhe pse u tha se me mjete financiare mund te gjinden arme, gjė qe Mėrgimi kishte premtuar se i gjente ne vend, ata nuk u pėrgjigjen ne kėrkesėn tone per mjete financiare. Mbeti baza dhe tere vullnetaret pa mjete luftarake. Kete ia thamė zyrtareve te Tiranes ne Bajram Curr, duke menduar se ata, do ta kuptojnė gjendjen dhe do te japin mjete. Po mjete nuk dhanė. Shume vullnetare duke u kthyer ne Kosove edhe u vranė (Shėnimet nga ngjarjet e prill 1998 ne Bajram Curr.)
Tėrė kete ēėshtje e kam shkruar ne letėr dhe ia kam dėrguar KP ne mbledhjen e fundit te pėrbėrjes se vjetėr. Ajo u mbajte disa dite para MP te Gjashte te Degės, pikėrisht ne fund te prillit. Por, edhe pse ne ketė pune unė fajėsoja sektorin, i cili kishte mare mjetet financiare edhe ishte larguar, KP nuk mori masa ndaj tyre, por pėrsėri akuzoi Kryesine. Ndėrsa fakti se prej vullnetarėve ne Tropojė, rreth 20 ranė ne minat dhe ne pritat e ushtrisė serbe, sektori nuk beri as edhe njė vėrejtje per te reflektuar drejt. Ne kishim mundėsi, po nuk kishim mjete financiare per to blere arme, por ato nuk u dhanė nga sektori dhe Fondi, prandaj mbetem pa arme dhe vdiqėn kėta qytetare. Kjo eshte akuza. (pushkatim!!!)
__________________
Vetėm tė guximshmit janė fitimtarė dhe me fat derisa t'i lėnė tė jetojnė...!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sefedin : 12-01-10 nė 17:49
|