Titulli: Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca ėshtė vetėm maja e Aisbergut
Fillojnė arrestimet pėr rastin Bllaca
Policia e EULEX-it ka arrestuar tė martėn njė person tė dyshuar pėr pjesėmarrje nė dy tentim vrasje qė lidhen me rastin Bllaca. Arrestimi ėshtė bėrė me urdhėr tė gjykatėsit tė EULEX-it. I arrestuari ėshtė Driton H., i cili akuzohet se ka marrė pjesė nė dy tentim vrasje njė nė nėntor tė vitit 1999 nė Prishtinė, dhe tjetra nė qershor tė vitit 2000 nė Ferizaj, bėhet e ditur nė njė komunikatė tė EULEX-it.
Driton H., ėshtė i arrestuari i dytė nė rastin Bllaca, pas arrestimit tė Nazim Bllacės, i cili publikisht kishte dėshmuar pėr vrasjet e pasluftės nė Kosovė.
Bllaca, nga fshati Ribar i Madh, ishte prezantuar para gazetarėve si ish-punėtor i SHIK-ut, ndėrsa kishte pranuar se ėshtė autor i njė vrasjeje dhe se ka marrė pjesė edhe nė 17 raste tė tjera qė nga vrasjet, rrahjet dhe shantazhet qė kanė ndodhur pas luftės nė Kosovė.
Bllaca gjendet nė arrest shtėpiak prej 1 dhjetorit 2009. Ai akuzohet pėr vrasje, tentim vrasje dhe krim tė organizuar ndėrsa atij i ėshtė vazhduar masa e arrestit shtėpiak edhe pėr dy muaj tė tjerė, me kėrkesėn e prokurorit tė posaēėm.
Ish-drejtuesit e SHIK-ut kanė hedhur poshtė rrėfimin e Bllacės, ndėrsa kanė deklaruar se ai nuk ka qenė asnjėherė pjesė e kėsaj strukture tė sigurisė.
Hetimet pėr kėtė rast ėshtė duke i zhvilluar policia e EULEX-it, nėn mbikėqyrjen e Zyrės sė Prokurorit tė Posaēėm, thuhet nė komunikatėn e EULEX-it. /Telegrafi/
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|