Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-10, 19:01   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: PC Si behet FORMAT

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bujari10
kam problem me kompjuter, nuk po mund te bej formatizimin sepse nuk po starton nga CD, kam provuar disa here edhe me disa ndryshime te vogla ne Boot sequence. por prap njejt. nese mund te me tregoni dikush ne qfar menyre mund te bej formatizimin???


1. Nese e ke bere BIOS keshtu si ne foto dhe prap nuk te starton nga CD, atehere e ke CDROM/ DVD ROM te demtuar ose eventualisht shiko data kabllin a e ka mire te kyqyr ne CD ROM dhe ne motherboard 9natyrisht shihe edhe kabllin e energjis).



2. Titulli i pytjes sate eshte pytja nr 2: PC Si behet FORMAT

Ne kete pytje ke marre pergjegjen ne shkrimin tim te pare.

3.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bujari10
Ju falewnderoj shum per keto sqarime, une kam kerkuar edhe literatur per te mesuar me shum si mirmbahet kompjuteri dhe ne rast te ndonje problemi ta zgjedhe perdorimi i shum i madh sidomos tash permes internettit po vjen deri te disa pengesa


*** Ketu mund te them qe formatizimi eshte i nevojshem shpesh here, per arsyje te ndryshme, si qe jane: Windows nuk te straton(ka mundesi me startu ne menyra te ndryshme por dikujt qe nuk i din ato ma lehte dhe ma mire eshte ta formatizoj HD), Windows eshte renduar shume dhe punon ngadale(gjdo gje qe kerkon nga ai duhet te pritet nje kohe te gjate dhe keshte te ben nervoz) edhe per kete ka zgjidhje por prap per ate qe nuk ka njohuri te nevojshme dhe qe nuk ka qka te humbe (dokumetet, fotot etj. i vendos ne nje CD/ DVD), zgjidhja eshte prap te formatizimi, pastaj ndrrimi i sistemit operativ eshte gjithsesi ma e mire te behet me formatizim sesa te behet nje "upgrade' etj. etj.
Thjesht po te tregoj ne gjuhen e perditshme pa perkthime te faqeve te internetit sepse pastaj jo qe do te vish ne dileme ti me ato shkrime, por as une nuk do ti kuptoja ato perkthime bukvale.
Kurse nese ndokush te thote se me formatizim "ndodh qė tė keni fshi nga memorja e bordit ame funkcionet e maparshme" (po mendoj qe bordi ame dmth "motherboard"), atehere te gjitha frigat nga kjo ti hjeki une dhe pergjegjsine e marre une, sepse ti po e ban formatizimin e HD apo nje particioni te HD e kurrsesi te bordit ame (motherboard) dhe tek e fundit motherboard nuk formatizohet fare :), ai (motherboar) ka nje chip te cilin e quajn BIOS (Basic Input Output System), ne at chip ka nje program te vockeeeeeeeeeel qe i tregon PC-s qka duhet te kerkoj gjate startimit (dhezjes se PC) si psh se qka ka nga hardweri dhe dhe ku te kerkoj "boot" , ky pra (chipi) nuk formatizohet, por ka mundesi me u ba flash (dmth me u ndrru me nje vezrzion me te ri), por kete nuk te kisha preferu ta besh kurre as ty a as askujt nga FD sepse per kete duhet njohuri shume ma e thelle, dhe ne rast deshtimi te mbetet e vetmja zgjidhje te blesh nje chip te ri per motherboard perkates (e veshtire qe do ta gjesh) ose ne mungese te tij te nevojitet motherboard i ri.

Pra shoki, mos me zgjate shume, kapi fotot e dokumentat qe te nevojiten, e qiti me nje USB dhe "tufja" formatizim (prap po te them shiko se qfare te kam shkru dhe nese prap nuk je i sigurt se si duhet bere, prite hashen derisa ta formatizoj qeverine e ne te njejten menyre banja edhe ti )

PS: Une per vete nuk e formatizoj PC-n tim, por kete problem e kam zgjidhe keshtu:
1. Kam bere nje particion te mshefur (hidden).
2. Kam bere nje "primary particion" (80GB), qe e shfrytezoj si C:\ (ketu pra instalohet Windowsi.
3. Kam bere nje "particion te zgjeruar" (pasi qe Windowsi eshte aq i "menqur" dhe njeh vetem 4 particione primare, atehere ne kete partcion kam bere disa "particioine logjike", aty jane D:\, E:\, F:\.
4.Ne C:\ kam instaluar sistemin operativ si dhe te gjitha programet dhe aplikacionet qe i perdori, si dhe AV, Anti spam etj. Ne fund kam bere pastrimin e C:\ me nje program perkates (psh tune up utilities) dhe me ne fund kam bere defregmentimin e C:\.
5.Kam ristartu PC nga CD dhe me nje program per kete pune (psh ghost, une e perdori power quest) kam bere nje "backup" ne ate particionin e pare te mshefur.
*** Tash sa here te "me lodhet" PC e baj rikthimin e te gjitha atyre qe kisha ne diten e instalimit per disa minuta.
Pastaj e beje update windowsin si dhe programet tjera, dhe prap e beje "backupin" me te njejtin emer qe dmth e zavendesoj ate backupin e vjeter me kete te riun me updatet e reja.
Dhe keshtu ne vend se te humb gjyse dite per riinstalimin e te gjitha atyre aplikacioneve qe dua ti kam , i humbi maximalisht 1 ore e gjyse...

Hajt se te lodha, sukses ty, zc
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė