Surroi: Qeveria e Kosovės e njėjtė me Qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės tė vitit 99
Nėse njeriu do ta thjeshtėsonte pėrshkrimin e periudhės sė Qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės mė 1999 do tė mund tė dilte njė tablo e kėtillė: periudha ku duhet prodhuar Thaēin si kryeministėr, Rugovėn si njė humbės tė izoluar nė shtėpinė e vet, koha kur duhet zapuar shtėpia, banesa dhe lokale me parullėn e shkruar Mos prek,UĒK, gjendja kur duhet marrė me kallashė KEK-un dhe ndėrmarrjet e tjera publike e futur aty menaxhues me kredenciale tė mjaftueshme revolucionare, gjendja ku nėse flitet pėr tė pabėrat e revolucionarėve tė rinj kėtė duhet bėrė me zė tė ulėt, gjendja ku sė pari minoritetet e mė vonė edhe shqiptarėt i ha terri.
Efekti politik i Qeverisė sė pėrkohshme ishte shumė mė i rėndė se ky pėrshkrim i thjeshtėsuar. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk kishte partner kyē e tė pėrbashkuar kosovar, i cili do tė printe, tė tregonte rrugėn e ndėrtimit tė Kosovės demokratike, pėr ēgjė do tė ndihmohej nga bashkėsia ndėrkombėtare. Nė mungesė tė njė qendre tė vendosjes kosovare, drejtimet i kanė pėrcaktuar me vite tė tėra pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare, edhe ata jo shumė herė tė unifikuar. Ilustrimi i dukshėm ishte Kushtetuta, kur bashkėsia ndėrkombėtare vėrejti se nuk ka iniciativė vendore, filloi tė shkruante vetė njė dokument restriktiv juridik, tė cilin e quajti Kornizė kushtetuese, dhe pėr kėtė mori legjitimitetin e kosovarėve.
Efekti mendor, kolektiv, i pranisė disamuajshe tė njė organizate gjysmė-klandestine tė quajtur Qeveri e pėrkohshme, ishte se nė Kosovė nuk ka qeverisje, pėrkatėsisht se kemi njė transformim tė guerilasve nė rroba civile, dhe vazhdimi i luftės sė tyre pėr pushtet me mjete tė tjera, nė shumicė jodemokratike.
Efekti strukturor pėr vendin ishte shkatėrrues: mungesa e prijėsit vendor pėr shtetndėrtim, veprimi gueril, gjysmė klandestin, me rroba e rrethana tė reja e ka lėnė Kosovėn me njė gjyqėsor pothuajse tėrėsisht tė paralizuar dhe joefikas, struktura tė dobėta e tė partizuara nė administratėn shtetėrore dhe njė kulturė demokratike qė toleron nivelin mė tė ulėt politik-parlamentar nė Evropė.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|